Vizita e Yuri Kim tek Manastiri i Dyzetë Shenjtorëve në Sarandë: Është burim krenarie për Shqipërinë dhe pjesë e rëndësishme e historisë

17 Shtator 2020, 10:35Sociale TEMA

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka vizituar dje Manastirin e Dyzetë Shenjtorëve në Sarandë.

Në një postim të ambasadës në rrjetet sociale thuhet se diplomatja mësoi që manastiri ishte një burim krenarie për shqiptarë.

Ndërkohë ambasada kërkon mendimin e qytetarëve shqiptarë se cilin vend duhet të vizitojë ambasadorja.

POSTIMI:

Ambasadorja Kim vizitoi Manastirin e Dyzetë Shenjtorëve dje bashkë me kryebashkiakun e Sarandës, Adrian Gurma.

Ambasadorja mësoi që manastiri është burim krenarie për Shqipërinë dhe pjesë e rëndësishme e historisë.

Cilat vende të tjera mendoni që ambasadorja duhet të vizitojë në Shqipëri? Pse?

3 komente në “Vizita e Yuri Kim tek Manastiri i Dyzetë Shenjtorëve në Sarandë: Është burim krenarie për Shqipërinë dhe pjesë e rëndësishme e historisë”

  1. Naim Laçej says:

    Zoja ambasadore, modestisht ju sugjeroj te vizitoni muret ciklopike ose pellazgjike ne Finiq. Finiqi eshte njeri prej rekordeve me te lashta te civilizimit europian.

  2. Tomi Baku says:

    Të vizitojë xhaminë e shën aleksit në Delvinë.
    Është afër Sarandës.

  3. vang says:

    Manastirin e Nartes (Zvernec)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje