Karmina shpjegon pse Luli kërkon kryeministër me dy mandate

18 Shtator 2020, 18:58Antena TEMA

Një nga premtimet e Lulit gjatë intervistës me Fevzon, ishte se me ardhjen e tij në pushtet do propozojë një ligj që kryeministri të mos ketë më shumë se dy mandate në Shqipëri.

Ky propozim ka zgjuar kureshtjen e fansave të Karminës, që kërkojnë të dinë çfarë fshihet pas tij.

Ja si e shpjegon analisti i Zeni TV, këtë premtim:

“Premtimi për kryeministër me dy mandate ka në radhë të parë fuqi prapavepruese.

D.m.th ai e ndalon Edi Ramën të marrë mandatin e tretë.

Dhe nëse e merr ai, duhet të zhvlerësohet dhe të shpallet i paligjshëm kur të vijë Luli në pushtet.

Për këtë Edi Rama do të detyrohet të paguajë nga xhepi gjithë rrogat e veta dhe të ministrave që ka marrë.

Ai është i detyruar ta respektojë qysh tani premtimin e Lulit, pasi sipas sondazheve, Luli ka 96 për qind të popullit me vete.

Katër për qind janë këta kundërshtarët e Lulit në PD, Jozefina, Patozi, Murrizi etj.

Praktikisht gjithë populli është me Lulin.

Së dyti, premtimi ka parasysh që Luli do marrë shumicë kushtetuese në zgjedhje.

Pra ai do marrë mbi 94 deputetë që janë të nevojshëm për të ndryshuar Kushtetutën në këtë pikë dhe për ta vënë kufizimin në Kushtetutë.

Duke bërë këtë propozim, Luli kërkon t’u japë zemër demokratëve se fitorja do jetë e madhe dhe e thellë.

Së treti, Luli e bën këtë  propozim për të nxitur dhe shpresën brenda PD-së, që nuk do të jetë vetëm ai kryeministër, por dhe të tjerë.

PD do ta bëjë me rotacion me Monikën dhe do jetë kryeministër një herë Monika, një herë Luli, dhe kështu mund ta mbajnë sa të duan.

Pra skema është për t’i dhënë optimizëm opozitës dhe për t’i dhënë goditje të pashpresë Edi Ramës.

Prej dje në darkë që ai e ka deklaruar, sipas sondazheve në Zeni TV, elektorati ka shkuar 98 për qind.

Fitorja është shumë afër, por seç po e pengon ky Damian Gjiknuri me këtë Këshillin Politik”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje