Karmina shpjegon lapsusin e Tit Vasilit, me afrimin me Sandrin

19 Shtator 2020, 20:22Antena TEMA

Shume fansa të Karminës u ndjenë ngushtë nga lapsusi i Tit Vasilit rreth Këshillit Politik, të cilin e quajti një këshill seksual mes tre partive.

Fansat janë të shqetësuar se kjo mund të ulë imazhin e opozitës para zgjedhjeve.

Por Karmina i qetësoi.

Analisti Qim Peka e shpjegon këtë lapsus me riafrimin e Sandrit me opozitën.

Ja çfarë shkruan ai.

Faji nuk është i Tit Vasilit. Ai është një njeri besnik dhe punëtor i mirë partie. Problemi është me kë rri Tit Vasili kohët e fundit.

Sa rrinte me Bejten, ai ishte njeri i kulturuar lexonte poezi, dëgjonte biseda intelektuale me mua e Bejten për shkrimtarë dhe politikanë botërorë etj.

Pastaj Betja erdhi me mua dhe atë fat që ka pas dikur Tit Vasili, tani e kam unë.

Por e keqja s’ka fund.

Së fundi Tit Vasili, Luli e gjithë këta opozitarët rrinë me Sandrin. Ju e patë çfarë ndodhi herën e fundit. Unë mora në studio Mul Nokën, ata Lulin.

Mul Noka natyrisht është më i shikuar se Luli, por nuk është këtu problemi.

Që të nesërmen e vizitës tek Klani, si Tit Vasili dhe Luli filluan me fol me fjalë të pista. Ky është K.. këtij i q… robt, ky më ha k… etj . Luli s’ka fol kurrë kështu as në sy të gruas.

Sa hëngri darkë me Sandrin filloi të flasë me këtë fjalor. Kur çohet nga darka me mua e Bejten shkon në shtëpi dhe hap libra se ndjehet ngushtë.

Ky është kusuri i opozitës që riafrohet me Sandrin dhe lë pas dore, Zeni Tv .

Ndaj mos e fajësoni kot Tit Vasilin. Fajësoni Lulin që nuk përqëndron opozitën vetëm tek Zeni TV, që është e ardhmja, por do të rilindë përsëri Sandrin. Epo, po deshe Sandrin k… do marrësh pra”!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje