STUDIMI: Disa arsye pse duhet të pimë qumësht para se të shkojmë në shtrat për të fjetur

19 Shtator 2020, 22:00Shëndeti TEMA

Qumështi është një burim i shkëlqyeshëm ushqyesish, është i shëndetshëm për kockat tuaja dhe ka edhe më shumë përfitime nëse e pini para se të flini.

Për shembull, mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt, të flini gjumë të qetë pa u zgjuar në mes të natës dhe madje të humbnu peshë. Për dy arsyet e para, nuk duhet të pini qumësht në mëngjes sepse do i’u shkaktojë përgjumje gjatë gjithë ditës.

Përveç këtyre që përmendëm më lart, ka dhe disa arsye të tjera pse duhet të pini qumësht në darkë.

Qumështi ka përbërës që mund të përmirësojnë cilësinë e gjumit

Disa studime mbi njerëzit dhe kafshët kanë treguar se pirja e qumështit mund të çojë në një gjumë më të mirë. Qumështi përmban triptofan dhe melatonin, të cilat mund t’ju ndihmojnë të bini në gjumë më lehtë dhe më shpejt. Triptofani luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e serotoninës, e cila nga ana tjetër mund t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe gjithashtu vepron si një pararendës për melatoninën. Melatonina ndihmon në rregullimin e ritmit tuaj cirkadian dhe ju përgatit për gjumë. Hulumtimet kanë treguar se marrja e melatoninës dhe shtesave të triptofanit mund të zvogëlojë ankthin dhe depresionin që mund të përkeqësohet gjatë kohës së gjumit.

Qumështi është një burim i shkëlqyeshëm i proteinave

Nëse keni hëngër darkë shumë herët, kur të flini mund të zgjoheni natën sepse keni uri. Nëse doni të shmangni zgjimin në mes të natës për këtë arsye, provoni të pini qumësht para gjumit.

Pirja e qumështit para se të flini ndikon dhe në aspektin psikologjik

Nga njëra anë, pirja e qumështit para gjumit mund të bëhet një ritual dhe ju bindeni se ai ju relakson dhe ju pregatit për të bërë një gjumë të qetë.
Nga ana tjetër, qumështi i ngrohtë mund t’ju kujtojë pirjen e qumështit para gjumit si fëmijë, gjë që mund të sjellë përsëri kujtime të mira dhe të ketë një efekt qetësues.

Mund t’ju ndihmojë të humbni peshë

Nëse e bëni pirjen e qumështit ritualin tuaj për t’ju ndihmuar të flini dhe funksionon, ai mund t’ju ndihmojë me humbjen e peshës. Cilësia e dobët e gjumit mund të bëjë që të merrni kilogramë të tepërt, kështu që përmirësimi i saj mund t’ju ndihmojë të ktheheni në peshën tuaj normale. Meqenëse qumështi është gjithashtu i mbushur me proteina ushqyese, ai është një zëvendësues i mirë për ushqimet e orëve të vona, të cilat gjithashtu mund të bëjnë që të shtoni peshë.
Gjithashtu qumështi përmban proteina të quajtura kazeinë dhe hirrë. Mjaft të rëndësishme dhe disa studime kanë treguar se konsumimi i kazeinës dhe proteinave të hirrës në mbrëmje mund të bëjë që të ndërtohen muskujt.(SI)

3 komente në “STUDIMI: Disa arsye pse duhet të pimë qumësht para se të shkojmë në shtrat për të fjetur”

  1. Hasan says:

    Futja por… kot . Në të gjithë botën qumështi serviret në mëngjes (shkolla,universitete,kopshe,cerdhe, ……)

  2. BOND 007 says:

    Varet per cfare qumeshti bahet fjale,me qene qumesht gjiri ndonje cice e mire po jam dakort kurse per tjeter qumesht jo nuk jam dakort ok.

  3. ekologjisti says:

    Ky qe ka bere kete artikull me siguri do te kete ndonje kope me Lope apo bageti te imet dhe i ka mbetur qumeshti duke gjetur menyren per shitjen e saj!
    Atikull shkruesi duhet te percaktoje se çfare qumeshti te krijon keto efekte sepse po te pish qumesh dyqani eshte njelloj si uje e s’ke pse harxhon para per te blere qumesht!
    Efektet per te cilat pretendon artikullshkruesi i ka vetem qumeshti i gomarit,shembulli me i mire eshte pas viteve 1992 ku pothujse gjysma e popullsise piu qumshtin e Sales dhe jo vetem u vu ne gjume por ka 28 vite qe eshte akoma pergjumesh e kerkon prape qumesht prej tij!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje