Bekim Fehmiu, ylli i parë televiziv! Dashuria e tij e parë dhe shijet që ka për muzikën, sportin, gatimin dhe argëtimin

20 Shtator 2020, 13:37Kulturë TEMA

Nga Aurenc Bebja

“Radiocorriere” ka botuar, më muajin janar të 1980, në faqet n°32-34, një shkrim të gazetares Stefania Barile me rastin e kthimit në ekran me ngjyra të serialit të famshëm botëror “Odisea”, me aktor kryesor Bekim Fehmiun, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Kthimi i Uliksit nga Stefania Barile

Një udhëtim i gjatë dhjetë vjet – Historia është tre mijë vjeçare. Homeri i verbër e ka rrëfyer atë por kritikët preferojnë të besojnë se këtë e ka transmetuar (rrëfyer) tradita popullore. Është historia e kthimit të Uliksit dhe legjenda e dinakërisë së tij. Mbreti ishte krijuesi i atij kali që shkaktoi rënien e Trojës. Pastaj kthimi në shtëpi, i cili për arsye të mallkimeve të perendive, qe i hidhur : fazat e tij janë të gjitha vuajtje dhe tortura. Por edhe shumë arratisje (frekuentime) me shumë gra, nga Culipvo te Circe, tek e ëmbla Nausicaa. Dhe më në fund në Itakë ku do të jetojë me Penelopën besnike që e kishte pritur dhe me djalin Telemakun. Si në një përrallë. – Burimi : Radiocorriere (1980)

Romë, janar.

Ai ishte ylli i parë televiziv. Pas tij vetëm Sandokani ka ngjallur të njëjtin entuziazëm fanatik tek shumë vajza.

Në një garë hipotetike indiani Sandokan (Kabir Bedi) dhe ai do të përfundonin njëkohësisht në foto-finish. Bekim Fehmiu, jugosllav pothuajse grek, ose Uliksi. Ishte viti 1968. Dhe shikuesve italianë të mësuar me lotët e shumë romancave, të xhiruara në studio me vetëm pak të huaj dhe me shumë aktorë me një fytyrë të qetë italiane, u ndodhi të shikonin “Odisenë”. Ata që ishin dyshues e gjetën veten para një filmi të madh (blockbuster-i). I pari i prodhuar nga televizioni.

Ishte një kasting i ngjashëm me Hollywood-in : ishte Juliette Mayniel, yll i ri (nouvelle vague) ; ishte Scilla Gabel e jona dhe një modele atëherë shumë në modë, Barbara Bach. Dhe pastaj disa të panjohur. Ndër të cilët ai, protagonisti, Bekim Fehmiu. Por sapo u shfaq ndodhi suksesi i madh. Vështrimi magnetik dhe i ëmbël, i vuajtur dhe i zymtë, i magjepsi të gjithë. Siç kishte magjepsur ndrikullën e tij, Silvana Mangano-n.

“Ishte ajo që e kishte parë në Kanë”, kujton regjisori Franco Rossi, “me intuitën e të gjitha grave. Ajo kishte të drejtë. Mjaftoi t’i vinim një mjekër dhe doli jashtë ky vështrim”. Ai ishte në Kanë sepse ishte protoganist i një filmi jugosllav, “Ciganët e lumtur”, i cili luftoi për Palmën e Artë deri në fund me Antonionin. Dhe atje znj. De Laurentiis (gruaja e producentit i cili po ndërtonte filmin e madh me TV-në) nuk ishte e vetmja që e vuri re atë : thuhet se Shirley MacLaine, e fiksuar pas tij, i ra të fikët.

Ndryshe nga Uliksi homerik, ai nuk është me të vërtetë grek. “Unë kam lindur në Sarajevë në ’36. Sidoqoftë, kam jetuar shumë në Shqipëri. Nuk ka asnjë vështirësi për tu bërë Uliksi grek : meqenëse jam profesionist, menjëherë e gjeta veten grek”. Ka filluar të recitojë në moshën 19 vjeçare, së pari në Prishtinë (“Unë qëndrova atje për një vit në Repertoire Théâtre”), pastaj në Beograd (“këtu kam studiuar me Mara Millosheviçin, një nga artistet më të mëdha jugosllave”) Debutimi nisi në ’58: me pjesë të vogla në Teatrin Sperimentale dhe me Grupin 212. Dhe së fundmi kinemaja: në ’62 “Sasha” të Radenco Ostovjiç, “me të cilin u vlerësova nga kritika”.

Vitin tjetër akoma teatër në Jugosllavi: të Harold Pinter “The Guardian – Roja”.

Dhe së fundi Uliksi. Një triumf jo vetëm në Itali, por edhe në Gjermani dhe, mbi të gjitha, në Francë. “Këtu”, kujton Rossi, “në fillim ishte planifikuar një herë në 15 ditë dhe jo në mbrëmje. Pas episodit të parë, u planifikua në mbrëmje dhe dy herë në javë”. Gjithçka sugjeronte që aktorët dhe regjisori do të kishin një të ardhme me triumfe. Sidomos ai, Uliksi i bukur, ndoshta ai ishte i destinuar të ishte Omar Sharif-i i ri.

“Unë e fillova këtë karrierë në një mënyrë shumë hollivudiane, në vitin 1968 me filmin “Aventurierët”. Regjisori ishte Lewis Gilbert, ai i “Alfie”, suksesi i madh i Michael Caine. Dhe kisha partnerë Candice Bergen, Olivia de Havilland dhe Ernest Borgnine. Në fakt ndodhi ndryshe. Filmi nuk pati sukses. Dhe unë, pavarësisht Uliksit, u ktheva mbrapa. Më ka mbetur teatri, në Jugosllavi.”

Atëherë, keqardhje? “Jo, natyrisht, unë do të bëja sërish gjithçka që kam bërë. Edhe Odisenë. Me kënaqësi. Kam një kujtim kaq të bukur! Në fillim kishte shumë vështirësi, sepse trupa përbëhej nga italianë, francezë dhe gjermanë, ne nuk mund ta kuptonim njëri-tjetrin. Atëherë gjithçka u bë e lehtë. Ndoshta meqë xhirimet bëheshin në shtëpi, në Jugosllavi”. Dhe ai ka shumë kujtime. Gjithashtu sepse atëherë, në ato skena, ato të rrezikshmet, ai nuk kishte një dublues. “Në skenën e Polifemit u hodha me të vërtetë në det nga gjashtë metra lartësi. Dhe kështu në skenën e stuhisë deti dhe stuhia ishin vërtet reale. Për më tepër, ishte muaji dhjetor. Ekzistonte rreziku për t’u prekur nga pneumonia”.

Guximtar, e kujton Franco Rossi : “Kur në fund zhvillohet lufta me pretendentët e Penelopës, mendova se ai do të vriste vërtet disa. Por papritmas duke parë gjakun e rremë që dilte nga plagët e një aktori u ndal dhe filloi të qante. Pyes veten pse”. Mbase këto ankthe vënë në pah sharmin e tij. Megjithatë, duke e parë atë në realitet (dhe kjo konfirmohet edhe nga të gjitha intervistat që ka dhënë ndër vite) ai është një njeri i qetë, pothuajse banal. Vetëm magnetizmi i syve është i ndryshëm: “Këtë e thonë tashmë të gjithë”, thotë ai në mënyrë agresive. Sa për pjesën tjetër është i njëjtë me shumë të tjerë, madje edhe me shijet : në muzikë, preferon klasiken, të Beethovenit; këngët e Tom Jones; në sport : notin, tenisin, basketbollin (dhe boksin të cilin gjithashtu e ka praktikuar); në kuzhinë, gatimin klasik të nënës dhe për tu argëtuar, të zakonshmet si vallëzimin (ballon) dhe kinemanë. Me pak fjalë, një i qetë : megjithatë mund të imagjinohej ndryshe, të paktën i munduar, në “kërkimin e furishëm për të…”.

Përkundrazi ai nuk po kërkon as dhe një grua. Edhe në dashuri është një njeri i qetë. “Dashuria ime e pare”, kujton ai, “quhej Drava, ajo ishte e vogël dhe brune. Isha pesë vjeç”. Dhe pastaj në moshën 30-vjeçare, dashuria e vërtetë. Branka Petriç, bjonde me sy blu. Ndoshta gruaja edhe nëse këtë nuk e konfirmon. Me pak fjalë, njeriu tërheqës është ndoshta një burrë i qetë. Aq paqësor saqë ka humbur rrugën e tij drejt famës dhe suksesit. Dhe, siç thamë, edhe aktorët e tjerë të “Odisesë” nuk kanë fituar famë me kalimin e kohës : francezja Kira Bester-Calipso është zhdukur. “Nuk di asgjë për të”, thotë Franco Rossi. Po të tjerët ? “Telemakun – Renaud Verley nuk e mbaj më mend. Edhe Juliette Mayniel u harrua gjithashtu. Rezistuan vetëm ata që tashmë kishin në farë lloj drite të caktuar artistike”. Dhe mes këtyre Irene Papas. Së pari aktore elitare, pastaj shumë e njohur (popullore). Diva e angazhuar e Costa Gavras-it (Z, orgjia e pushtetit) dhe tani Ifigjenia e Cacoyannis. Dhe akoma është një aktore e filmave televizivë (me Rosin në “E in Crista si è fermato a Eboli”). Por mbase për publikun e gjerë mbetet ende Penelope. Dhe me Uliksin me ngjyra provon sërish popullaritetin.

12 komente në “Bekim Fehmiu, ylli i parë televiziv! Dashuria e tij e parë dhe shijet që ka për muzikën, sportin, gatimin dhe argëtimin”

  1. Kola says:

    Irene Papas dhe Bekim Fehmiu dy gjigande shqiptare, te paharruar.

    1. vang says:

      me te vetmen qe mund te merrej vesh Bekimi se flinin shqip. Prejardhjen e saj ajo aktore e madhe e deklaroi pera disa kohesh ne moshen 90 vjecare:” JAME SHQIPTARE,NUK MUND TE VDES PA THENE TE VERTETEN”-deklaroi ajo

      1. abc says:

        O Vagin, pa me thuaj ne c’far “adrese” ne internet e lexove kete thenie te Irini Papas.
        Publikoje qe te bindemi, o debil, o zvaranik. Te provokoj qe ta publikosh.

        1. vang says:

          ABC.Pyetja juaj eshte me vend dhe une do tjua shpjegoja pa hezitim.Por etiketimet debil,zvarranik jane pa vend se nuk jam as e para as e dyta. Megjithate duke e kuptuar dufin dhe thene te verteten nuk kam patur nderin te ma kete thene mua personalisht kete informacion e kam lexuar ne lajmet e shtypit on line dhe 99%tek ”tema” jo me shpejt se disa dite.. Zoti me vrafte ne ngatrroj kanalin se mosha ben te veten, une shpreha ate qe kam lexuar.Sa per menyren se si me jeni drejtuar ”vagin” ashtu mund ti drejtoheni nenes suaj sepse keshtu ju ka edukuar.

          1. abc says:

            Te pyes edhe nje here me thuaj burimin e lajmit, … ky lajm eshte Fake News nga gazetat Shqiptare (si gjithmon kazan i qelbur shovinist).
            Irini Papa eshte Krenare per Helenizmin e vet dhe Greqia eshte krenare pef Irini Papan.
            Ne gazetat Greke dhe Europiane nuk ekziston ky lajm.
            Ricikloni Idjotesia fanatizma dhe kompleksitete, ky eshte krimi me i madhe ndaj shoqesis Shqiptare.

  2. goni says:

    po pra ju deshen 90 vjet. po me mire vone se kurre se shovinistet grek do ta masakronin profesionalisht.

    1. abc says:

      Ky Bekim autoktoni me duket si pak “gypsies”.

  3. ABCD says:

    abc,futu dhe kerko vete ne google
    aty eshte edhe thenja e Papas qe deklaroje qe prejardhjen e ka Shqipetare,Keshtu buçko mesohu te flasesh me qete dhe mos ofendo te tjeret.

    1. abc says:

      Nuk figuron asgjekundi, nqs je i sigurt shruaj adresen qe ta shofin gjithe shqiptaret se kush mashtron dhe thote genjeshtera.

  4. beni says:

    Roli i Fehmiut ne Odisea e ne rolin e ciganit ngelen gjithnje ne mendjet e brezave te filmave te asaj kohe!
    Fehmiu ishte zheni i kinomatografis se asaj kohe dhe nje Perle artistike!

  5. vang says:

    PO FRANCO ROSI.E kerkoje qe te gjeje tek FEHMIU NJE MUNDIM sepse skishte kuptim intensiteti i veshtrimit te tij’ sharmi i spikatur. Dualiteti i shpirtit te tij dhe lidhjet personale qe kishte krijuar per vite;Populli i tij qe vuante shtypjen morale e shoqerore e bene te pamundur te gjente rrugdalje,prandaj dhe gjeti ate zgjidhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje