Shpiket llamba UV që mund të dezinfektojë hapësirat e mbyllura dhe të "vrasë" koronavirusin

22 Shtator 2020, 17:43Hi-Tech TEMA

Një kompani japoneze ka shpikur një llambë ultravjollcë (UV) që mund të dezinfektojë hapësirat e mbyllura dhe të vrasë koronavirusin pa dëmtuar shëndetin e njeriut.

Në një angazhim të përbashkët, prodhuesi i dritave Ushio Inc. dhe Universiteti Columbia zhvilluan llambën ‘’UV Care 222’’, pastruesi i parë i hapësirave të mbyllura në botë kundër COVID-19.

Ky mjet mund të përdoret në hapësira ku njerëzit kanë rrezik të lartë të prekjes nga virusi, siç janë autobusët, trenat, ashensorët dhe zyrat.

Kompania tha se përkundër gjatësisë së valëve konvencionale 254-nanometra që është e dëmshme për shëndetin e njeriut, llamba e re lëshon rrezet UV me një gjatësi vale prej 222 nanometra dhe vret virusin pa dëmtuar shëndetin e njeriut.

Kompania pretendon se në këtë gjatësi të valëve specifike, rrezet UV nuk mund të shkaktojnë defekte gjenetike dhe dëmtime të tjera të tilla si kanceri i lëkurës dhe humbja e shikimit.

‘’UV Care 222’’ dezinfekton 99 % të viruseve dhe baktereve në ajër brenda gjashtë deri në shtatë minuta.

Kapaciteti i saj në terren është deri në një sipërfaqe prej 3 metrash katrorë në sipërfaqen e objekteve.

Kompania tha se Universiteti Hiroshima konfirmoi se rrezet ‘’UV 222’’ nanometra janë efikase në dezinfektimin nga COVID-19.

Kompania tha se çmimi i llambës do të jetë 2 870 dollarë, duke shtuar se pranon vetëm porosi nga institucionet mjekësore tani për tani.

1 komente në “Shpiket llamba UV që mund të dezinfektojë hapësirat e mbyllura dhe të “vrasë” koronavirusin”

  1. Reklame jo shpikje says:

    Hajde ku jemi. As tek fillimi I ures. Llambat me UV-C dmth qe kan pikun e emetimit me gjatesi vale me te vogel se 260nm perdoren gjeresisht per disinfektim sallash operacioni, pajisje frymemarrje e deri tek disinfektimi e biberonave Te bebeve apo telefonave celulare. Mund ti blesh ne Amazon. Ato jane efektive nje shakterrimin e balterieve dhe viruseve perfshi Covid 19. Ketej I kemi marre per disinfektim bazamentesh (vrasin gjithe insektet). Bisedoni me ndonje profesor fizike tek FSHN dhe do ju japi idera si ti perdorni per disinfektim lokalesh apo supermarketesh kur jane mbyllur. Konkurrenca e “shpikjeve” tani eshte vetem per fuqine e llambave UV-C dhe Permiresim te spectrit te emetimit drites. Nuk ka shpikje. Meqe ra fjala jane Te rrezikshme Po qe se nuk ke mbrojtje. Nuk ke pse blen kete llambe 2870 dollare sepse mund Te blesh 10 llamba 50 dollareshe qe e bejne me mire Punen dhe mbulojne siperfaqe me Te madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje