Rreziku i kakofonisë rreth hapjes së listave

24 Shtator 2020, 19:23Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sot janë depozituar në Kuvend tre amendamente nga deputetë të opozitës parlamentare, që kërkojnë ndryshimin e draftit të Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut, që do të reflektohen në ligjin zgjedhor.

Të treja propozimet bashkohen tek ideja që duhet hequr pragu kombëtar dhe duhet bërë 1 për qind, dhe kjo me sa duket do të realizohet.

Por nga ana tjetër, ato kanë tre opsione të ndryshme në formë, rreth hapjes 100 përqind të listave.

Myslim Murrizi kërkon hapje të listave dhe mundësinë e kandidimit të kryetarit të listës në katër qarqe, Patozi kërkon lënien e mundësisë për hapjen e listave në dorë të çdo partie, sipas modelit danez, duke dashur të testojë me këtë rast vullnetet politike të PS e PD për hapjen e listave, ndërsa Rudina Hajdari kërkon renditje alfabetike të kandidatëve dhe hapje të listës.

Në thelb, të tre kërkojnë hapjen e listave, por fakti që nuk arrijnë të unifikohen para votimit, i jep mundësi shumicës të zgjedhë një opsion jo të plotë dhe ta bëjë të debatueshëm përmbushjen e detyrimit të saj.

Në këtë proces të ndryshimeve kushtetuese, Partia Socialiste ka hyrë me kërkesë të opozitës parlamentare dhe nuk mund ta përmbyllë procesin kundër kërkesave të opozitës parlamentare, pasi nuk mund të vrasë arsyet përse e nisi këtë proces.

Nga ana tjetër, opozita parlamentare duhet të kishte vetëm një amendament për reflektim në ligjin zgjedhor të ndryshimeve kushtetuese. Kjo, jo vetëm për ta qartësuar qëndrimin e saj, por dhe për të treguar një farë serioziteti për atë që kërkojnë.

Tashmë është e qartë që nga opozita parlamentare do ketë tre parti që do garojnë në zgjedhje, “Bindja Demokratike”, partia e Murrizit dhe ajo e Rudina Hajdarit, ndaj pavarësisht se nga sa deputetë ato përfaqësohen në Kuvend, aktualisht ato duhen llogaritur si parti që janë të interesuara për procesin zgjedhor.

Për këtë arsye ka rëndësi të unifikojnë qëndrimin e tyre për formulën e hapjes së listave, ashtu siç e kanë unifikuar për pragun kombëtar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i tërhoqën sot vëmendje kryeministrit Rama, që ndryshimet e 30 korrikut të bëhen mbështetur në besimin e palëve. Dhe së paku në këtë proces duhet të ketë besimin e palës që i ka kërkuar këto ndryshime.

Duke paraqitur tre versione të hapjes listave, nga vetë opozita parlamentare, mund të krijohet një kakofoni rreth asaj që do të ndodhë realisht dhe nëse ato hapen siç kërkon Murrizi, siç kërkon Patozi apo Hajdari, apo siç nuk kërkon asnjëri.

Ndaj është mirë që deri më 1 tetor, të bihet dakord për një version, që të tre palët të jenë dakord dhe që së paku ndryshimet të përmbushin arsyen përse nisi ky proces. Dhe mbi të gjitha, për të kuptuar se sa i do Basha apo Meta realisht listat e hapura, nëse ato hapen realisht.

7 komente në “Rreziku i kakofonisë rreth hapjes së listave”

  1. 001 says:

    Do ishte me mire qe nje dakortesi midis murrizit rudines dhe astritit do ishte dhe nje mbyllje goje per ramen dhe lulin pasi keta do perfitojne nga kjo gje dhe do I mbanin listat sipas gjiknur shkerdhates
    Se kuptoj pse skan rene dakort
    Pse Jan bere memeca

  2. nord.al says:

    “TE TREJA PROPOZIMET” nuk e permban asnje rregull i gjuhes shqipe. Shkerdhejeni shqipen sa te mundeni.

  3. kerkesa says:

    Ai pragu i loçkave parti per ne parlament, me duket qesharak. Ai pragu nuk duhet te jete fare dhe deputet te zgjidhen direkt nga populli qe perfaqesojne sepse atij do ti sherbejne, te pakten ne parim. Ne qoftese nuk zgjidhen nga populli direkt, duhet te jete 10% e perpjete. E di qe s’me pyet njeri mua per kete, por hodha nje gur ashtu kot se s’kish ç’te beja e thosha se i kane thene te gjitha qe nga Saliu e Iliri e deri e bija e Azemit qe ne vendin tene politikanet na dalin nga bijte e krimineleve dhe hajduteve, pastaj “treten” per shqiptaret si u tret Sali kerma e Ilir hajduti.

  4. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Hapja e listave eshte e rendesishme,por me rendesishme eshte hapja e letrave te klases politike me te korruötuar dhe kriminele ne bote.
    Kjo do ishte minimumi i asaj qe duhet bere,si hap i pare.
    Hapi i dyte do te ishte ngritja e nje tribunali sipas shembullit te Nürenberg-ut.
    Qe keta gjakpires te marin denimin e merituar.
    Dhe ne asnje menyre,e perseris ne asnje menyre
    te mos gjykohen nga gjykates shqipetar
    A,se per pak harrova,po Budina me lesh dhe ai pa lesh a jane liste?
    Se kam frike se do therrasin:
    Shenomeni dhe mua

  5. kuq e zi says:

    kakofoni?
    fol shqip

  6. kuq e zi says:

    kakofoni?
    fol shqip

  7. Donald says:

    Mero lere pak kohe politiken por shkruaj per familje te tera shqiptare qe I Kane kthyer shtepite e tyre ne spitale partizane antikovid e nuk kane leke as per ilace se jane te shtrenjta,pa buke se i kane pushuar nga puna ne periudhe kovidi pisnesmenet tane …e qeveria te ndhmoje me rimbursim ilacesh e page lufte …nje nga qindra mijera rastet eshte dhe rasti i familjes sime ne mes te kryeytetit e as dpn tja dije njeri.Aq me teper qe dhe ilacet qenkan shume shume te shtrenjta e doktiret qe vec sgkruajne pafund receta…beje si sherbim humanitar Mero meqe je shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje