Nga zetorist në Sarandë, tek konflikti me fqinjët në Elbasan: Familjarët rrëfejnë detaje për Lefter Zhidrun, që terrorizoi qytetin

25 Shtator 2020, 17:38Kronika TEMA

Lefter Zhidru, 71-vjeçari që u ekzekutua ditën e djeshme në Elbasan nga forcat RENEA do të varroset në fshatin Xarrë të Sarandës, në vendlindjen e tij.

Familjarët e tij pasi e kanë tërhequr trupin e pajetë të të moshuarit nga morgu janë nisur për të kryer ceremoninë mortore atje.

Kunata e të ndjerit, Sofia Zhidru, ka treguar gjatë një bisede se 71-vjeçari nuk ka qenë polic siç thuhet në media. Ajo thotë se ka qenë një prej djemve të Zhidrut oficer policie në qytetit bregdetar të Sarandës.

Familjarët shprehen se detajet e publikuara në media për Lefter Zhidrun janë gënjeshtra.

Sofia Zhidru: Ça u thanë dje nga mediat ishin të gjitha gënjeshtra.

Pyetje: Cilat pjesë sepse mediat thanë që ai ka qenë polic? A ka qenë polic?

Sofia Zhidru: Jo nuk ka qenë polic, djalin e tij e ka pasur polic. Djali ka qenë oficer policie në Sarandë. Ai ka qenë zetorist në fshat në Sarandë. Ka hapur një lokal në Elbasan për vete, punonte për djersën e ballit.

Ajo është shprehur më tej se 71-vjeçari nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor.

“Asgjë, asgjë fare”, tha ajo.

Sa i përket armëve dhe sasisë së tritolit, familjarët pretendojnë se ato i ka vënë policia. Për motivet, kunata e Zhidrut thotë se e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të një përplasje që ka pasur me një prej fqinjëve, për të cilin 71-vjeçari sipas saj ka pretenduar se është mbrojtur politikisht. Zhidru kishte 22 vite që ishte zhvendosur në Elbasan.

Ditën e djeshme RENEA ekzekutoi Lefter Zhidrun pas 5 orë negociatash. 71-vjeçari qëndronte në banesën e tij dhe hapi zjarr ndaj oficerëve të policisë. Ngjarja nisi rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori” në zonën e njohur si “Kthesa e Sarës”, kur 71-vjeçari u konfliktua me bashkëshorten, e cila njoftoi policinë. Pasi mbërriti policia, Zhidru u fut në banesë dhe nisi rezistencën e tij, duke hapur zjarr ndaj efektivëve.

Plumbat lanë të plagosur edhe dy të rinj, kalimtarë të rastit, fatmirësisht pa probleme për jetën. Për orë me radhë, policia u përpoq të negocionte me 71-vjeçarin që të dorëzohej, por pa sukses. Aksioni i RENEA-s për të ndërhyrë brenda banesës së ndodhi orës 18:00. 71-vjeçari qëlloi me armë gjatë këtij momenti, ndërsa RENEA u kundërpërgjigj.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Lefter Zhidru. Brenda banesës së 71-vjeçarit, RENEA gjeti sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe tritol të lidhura me fitil zjarrpërcjellës.

13 komente në “Nga zetorist në Sarandë, tek konflikti me fqinjët në Elbasan: Familjarët rrëfejnë detaje për Lefter Zhidrun, që terrorizoi qytetin”

  1. ben says:

    Po armet me te cilet qellonte policet, policia ja kishte dhene ketij hajvanit me zile?
    Rrace debilash. Edhe kur faktet jane sheshit, perseri do kerkojne te justifikohen. Beni me mire te mbyllni halene dhe ta fusni ne grope ate te ziun qe perendia i mori mendjen dhe kaq.

  2. Gazetar says:

    Pse e quani « u ekzekutua ». Jo mos vlla, ai ishte nje kriminel qe vuri ne rrezik jeten e kalumtareve dhe te policise. Policia e neutralizoi kete rrezik publik. Perdorni imtesite e fjaleve te shqipes sepse per kete pune jeni gazetare. Si ngjarje i marrim
    Vesh ne kafene para se ta botoni ju ne gazete.

  3. abc says:

    Si ka mundedi keta hajvanet amatore te RENEA-s, te mos jene te zot ta plagosin “keqbersin” por direkt vrasin.
    Perse specializohen keta derra, per te vrar apo per te neutralizuar kriminelin dhe per ta cuar perpara drejtesis.

    1. Anadollaku says:

      Provoje njehere ti kthesh fjale policit Amerikan . shiko se si do te ti numeroje ballit plumbat. Po flas per polic te thjeshte jo per SWAT team . Ti do qe te plagoset krimineli dhe te haje buke falas nga taksat e Shqipove

      1. abc says:

        Jo ore majmun Anadolli, une nuk kerkoj te bej as ate qe ben SHBA-ja me panspermin e saje shumekombshe, as ate qe ben Turqia.
        Por kerkoj te bej ate qe bene Europa. Apo Jo …. aty nuk esht dhe endra e gjithe Shqiptarve.
        A ka mundesi nje burre i moshuar 71 vjecar te mos mundet te arestohet nga forcat “specjale”.
        Ju dhjefsha speciallekun o katundar.

  4. Qytetari says:

    Nuk duhet ta kishin vrare nje te moshuar me sjellje psikike te renduar. Duhet te prisnin! Nuk vrihet njeriu si te jete mushkojne. Jane nxituar ose thjeshte jane te paafte dhe i bien shkurt!

    1. qytetari tjeter says:

      Duhet te prisnin sa te ndizte tritolin dhe te hidhte ne ere pallatin! Ik mor aman…

  5. Xoni says:

    O Qytetar…çfare te prisnin,sa te vriste ca te pafajshem.
    Bravo policia! Ketu spo merren vesh ata qe jane ne rregull nga mendja jo me te edukojme ato qe u kane fluturuar bletet

  6. Ladi says:

    O ju avokatet e ketij mostre.Te pridnin forcat e RENEA-s ti vriste ky mostra qe shtinte pa pushim drejt tyre ti vriste dhe nenat e tyre te visheshin me te zeza?.Po çështë kjo logjike.

  7. Monstra e avokatit says:

    e pam policin amer kone ne rastin e breonna taylor

    1. Mondi says:

      Pe lesht e macurrit.Shikoje pas zgjedhjeve.Dhe flasim pastaj.

  8. ABC&QYTETARI says:

    ABC DHE QYTETARI ,komentet per vaj medet .Me nje fjale jeni me te meta mendore.
    Ai po qellonte dhe plagosi njerez,edhe per kete fajin e paska policia.
    Mbylleni halene ore muter u bete ju zhgarravina te beni komente.
    Po t’Ju kishte vrare ai kriminel ndonje te familjes keshtu do te komentonit.
    Edhe nje here mbylleni halene.

  9. Per a.b.c says:

    Shiko policet ne vendin tend Greqin si reagojne ne raste te tilla , sidomos me shqipetaret dhe me anarkistet kur ne pushtet eshte nea.dimokratia . Jetoj ne Greqi 28-vjet , mund te permend me dhjetera raste ku policia tejkaloi kompetencat e saj dhe “bente ligjin” . Disa raste jane kapur nga kamerat , shume te tjera i dine vetem emigrantet e brezit tim .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje