UET-KPT, plan i përbashkët zhvillimi ’20-‘25/ Kushte sa më cilësore të edukimit dhe shkëmbimit akadeemik

Universiteti Europian i Tiranës dhe Kolegji Profesional i Tiranës firmosën një marrëveshje partneriteti, në kuadër jo vetëm të optimizimit të burimeve financiare, teknologjike dhe njerëzore, por edhe të krijimit të kushteve sa më cilësore të edukimit dhe shkëmbimit akademik mes dy institucioneve.

Ky partneritet në fillim të këtij viti akademik nuk është një bashkëpunim i ardhur rishtazi, por i gjen të dyja këto institucione të arsimit të lartë me mjaft të përbashkëta, duke shtruar kështu vijimin e një rruge që pritet të sjellë përftime për të dyja palët, për institucionet, por mbi të gjitha për studentët që zgjedhin ta zhvillojnë formësimin e tyre profesional në këto dy institucione.

Para së gjithash, UET themeluar në vitin 2006 dhe Kolegji Europian i Tiranës themeluar në vitin 2015, kanë pasur në grupin e tyre themelues të njëjtët persona. Së dyti, Universiteti Europian i Tiranës, i dalluar për një përvojë të gjatë në shumë fusha dhe për një hapje të re drejt degëve teknike të inxhinierisë, informatikës, mjekësisë teknike, gjen te Kolegji Profesional i Tiranës një partner të besueshëm dhe të akredituar dhe një lider në mjetet teknike, laboratorët, në dispozicion të diplomave profesionale. Po ashtu, stafet e këtyre dy institucioneve janë mjaft komunikues me njëri-tjetrin dhe kjo marrëveshje do ta çojë në një stad të ri këtë bashkëpunim.

Si rrjedhojë e këtij partneriteti, institucionet do të ndajnë tani e tutje laboratorët, stafet, bibliotekat, burimet e dokumentacionit për studentët e të dyja institucioneve dhe do të ndërtojnë një plan të përbashkët strategjik 5-vjeçar, që të dyja institucionet janë duke e përgatitur. Po ashtu, shoqëritë tregtare që kanë në pronësi këto dy institucione, në kuadrin e jetësimit të planit të përbashkët strategjik, do të menaxhojnë interesat e tyre ekonomike për forcimin e dy institucioneve mjaft të rëndësishme në peizazhin e arsimit të lartë shqiptar.

Kjo tendencë e agregimit të institucioneve të arsimit të lartë privat është ilustrim i parë i një faze që ndoshta ka ardhur për të rritur konkurrueshmërinë e këtij sektori me pjesën tjetër të arsimit të lartë në përgjithësi në Shqipëri dhe të këtyre dy institucioneve në veçanti, në kuadrin e panoramës të ar simit të lartë privat në këtë vend. Kolegji Profesional i Tiranës u themelua më vitin 2015, duke qenë një risi e veçantë në fushën e arsimit të lartë. Ai ofron 12 programe studimi të larta profesionale, me kohë të plotë, të akredituara, që zgjasin 2 vjet dhe me 120 kredite. Profesionet që kanë përqindjen më të lartë të punësimit janë ato që KPT ofron për studentët. Po ashtu, një përfitim tjetër për studentët është se ata diplomohen me titullin “Teknik i lartë” në fushën përkatëse të studimit.

“Partneriteti, forma për konsolidimin e institucioneve të arsimit të lartë”

Të dyja institucionet tona kanë tashmë një traditë të krijuar dhe bashkimi në një ombrellë i tyre krijon sinergji të reja. Ofron më shumë mundësi për zhvillimin e stafeve tona akademike dhe studentët; më shumë soliditet i institucioneve tona dhe një perspektivë më të sigurt për të ardhmen, që po bëhet gjithnjë më e pasigurt, më e paqartë dhe me shumë rreziqe. Konsolidimi i institucioneve të arsimit të lartë përmes formave të ndryshme të partneriteteve, në të gjitha nivelet e tij, po bëhet një nevojë gjithnjë e më shumë emergjente.

Kjo, për shkak të ndryshimeve demografike, të një tregu që po vjen në tkurrje të fortë nga viti në vit, nevojave për më shumë investime në burimet njerëzore dhe teknologjike që duhen bërë, në mënyrë që të modernizohen teknikat e mësimdhënies dhe përmirësohet cilësia në arsim, profilizimit më të lartë të programeve studimore dhe diferencimit të dijes sipas niveleve të ndryshme të edukimit dhe formimit profesional dhe optimizimit të shpenzimeve administrative të mbajtjes dhe drejtimit të institucioneve.

Ndikimet e pandemisë në sistemin universitar, gjithashtu pritet të shtrihen në më shumë se një dekadë. Dhe kjo do të thotë se burimet financiare do të jenë më të kufizuara, ndërkohë që investimet në teknologji do të jenë më të mëdha.

Karçanaj: Jo thjesht një bashkëpunim akademik, por një sinergji e ngritur mbi përvojat

Kjo marrëveshje ofron një mundësi të shkëlqyer për të zgjeruar bashkëpunimin arsimor, shkencor, trajnues, profesional, ekonomik si dhe në projekte kombëtare dhe ato ndërkombëtare midis dy institucioneve tona. Marrëveshje, e cila merr akoma edhe më shumë vlerë për shkak të sensibilitetit që ka sektori i arsimit dhe veçanërisht ai i arsimit të lartë si një e mirë publike, pavarësisht ofruesve privatë apo shtetërorë të këtij shërbimi.

Në planin afatgjatë, kjo marrëveshje nuk është vetëm një bashkëpunim akademik, por një strategji e ngritur mbi frymën pozitive në bashkimin e përvojave të dy institucioneve në një sinergji, me qëllim realizimin e një sërë projektesh afatgjata në sektorin e arsimit të lartë. Ky bashkëpunim i ri dypalësh midis Universitetit Europian të Tiranës dhe Kolegjit Profesional rrit përpjekjet për të hulumtuar dhe zgjidhur sfidat dhe problemet më të fundit me të cilat po përballen të gjithë sektorët, ku dhe sektori i arsimit të lartë nuk mund të ngelej pas

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “UET-KPT, plan i përbashkët zhvillimi ’20-‘25/ Kushte sa më cilësore të edukimit dhe shkëmbimit akadeemik”

  1. Ujku Plak says:

    Shqipetaret po presin qe Henri Cilit ti sekuestroheshin pasurit per pislliqet qe ka bere si rq qe eshte , dhe tani vjen nje super lajme. Te gjithe Shtetet munohe si te ecin para , ne Shqiperi ndoth e kunderta .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *