Rama uron kryeinfermieren Ana: Pranë pacientëve me COVID-19 edhe në ditëlindjen e saj

Kryeministri Edi Rama uroi sot kryeinfermieren e Spitalit Infektiv, Ana Luca, e cila feston ditëlindjen e saj duke shërbyer pranë pacientëve me COVID-19.

“Në këtë ditë të shtune që përkon edhe me ditëlindjen e saj, Ana Luca është duke u shërbyer pacientëve me COVID-19, si kryeinfermiere në detyrë e Spitalit Infektiv, duke përballur me kurajo dhe guxim të pashoq, armikun e padukshëm e të pabesë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “është kënaqësi dhe nder që si kryetar i qeverisë, t’ia uroj në emër të të gjithëve këtë ditë të shënuar një prej heronjve të mjekësisë, forca njerëzore e të cilëve, bashkë me aftësinë e tyre të spikatur profesionale, i bën shembuj frymëzues e domethënës për të gjithë ne në këto kohë posaçërisht të vështira”.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Rama uron kryeinfermieren Ana: Pranë pacientëve me COVID-19 edhe në ditëlindjen e saj”

  1. Beno says:

    A din Z. Kryeminister se sa është paga neto e nje Infermirie ?
    Infermiere me arsim të lartë me 20 vjet punë e ka pagën neto 35.000 lekë në muaj. Ndërkohë që pensionistët marrin me shume se kaq.
    Çdo rritje ka qenë më teper propogandë. Fakti që me rritje pa rritje paga neto është kaq e vogel tregon më së miri.
    Infermieret në Shqipëri paguhen më pak në Europë. Edhe më pak se Kosova.
    Janë të rrezikuara dhe paguhet shumë pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *