VIDEO/ Shirat e dendur, Xhaçka: Situata me përmbytjet deri tani është nën kontroll, jemi në gatishmëri

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një komunikim për mediat foli mbi situatën e motit që keq që ka përfshirë vendin tonë gjatë ditëve të fundit.

Ajo tha se situata me përmbytjet është nën kontroll ndërkohë që nuk ka pasur problematika si vitet e kaluara.

“Situata deri tani paraqitet e qetë. Vendet që kanë pasur probleme nuk duket se do ti paraqiten problemeve të përvitshme.

Edhe në vendet pranë lumenjve nuk do të kemi situata të njëjta si në vitet e kaluara pas daljes nga shtrati i lumenjve” – tha Xhaçka.

DEKLARATA E PLOTE E MINISTRES XHACKA

Informacionet e marra nga Instituti i Gjeoshkencave, Ujit dhe Mjedisit dhe nga qendrat sinoptike homologe të vendeve fqinjë flasin për një fundjavë të karakterizuar nga stuhi dhe reshje të mëdha shiu, të cilat mund të jenë shkak për përmbytje në disa zona, kryesisht në prefekturat Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier apo Gjirokastër.

Me qëllim marrjen e masave parandaluese dhe vënien në gatishmëri të strukturave operacionale në nivelin lokal dhe qendror, Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në bazë të ligjit “Për Mbrojtjen Civile” njoftoi në kohë prefekturat dhe pushtetin vendor, të cilët në bazë të ligjit janë reaguesit e parë në raste emergjencash.

Në këto dy vjet të kalimit të menaxhimit të emergjencave civile në përgjegjësi të drejtpërdrejtë, Ministria e Mbrojtjes krahas përballimit të fatkeqësive ka pasur vëmendje të vecantë tek ndërhyrjet, për parandalimin e dëmeve që vijnë nga fatkeqësitë natyrore.

Është edhe fale këtyre ndërhyrjeve të FA, mbështetur nga pushteti vendor, që sot, pavarësisht se reshjet kanë qenë dhe do të jenë intensive, situata, deri në momentin që flasim paraqitet e qetë, dhe vendbanimet që çdo vit kanë paraqitur situata të vështira përmbytjesh, nuk duket se mund t’i ekzpozohen rrezikut të përvitshëm.
Që prej vitit 2018, Ministria e Mbrojtjes duke vlerësuar rreziqet e shkaktuar nga përmbytjet si një nga fatkeqësitë kryesore që prekin territorin e Republikës së Shqipërisë, ka ndërhyrë masivisht në forcimin e argjinaturave të lumenjve në disa nga zonat më të rrezikuara.

Në bashkëpunim me bashkinë Fier, efektivët e FA kanë përfunduar forcimin e argjinatura në lumenjtë Vjosa e Seman, duke kontribuar në sigurinë e banorëve të një zone që përmbytej çdo vjeshtë e pranverë. Falë projektit të përbashkët të Ministrisë së Mbrojtjes dhe bordit të kullimit, tanimë edhe segmenti Gosë – Ballaj në lumin Shkumbin, përroi Grykë Manati, përroi i Troshanit, ai i Pllanë – Zejmen dhe derdhja e përroit të Gorishovës janë më të sigurta, ç’ka ka bërë të mundur që pavarësisht reshjeve të dendura të ditëve të fundit, të mos përsëriten situatat e përvitshme apokaliptike në Shkodër, Fier, Vlorë, Lezhë etj sa herë që lumenjtë, për shkak të motit të keq dilnin nga shtrati. Vetëm gjatë vitit të fundit janë pastruar 450 km kanale ujrash, ç’ka ka sjellë ndikim të menjëhershëm në mbrojtjen e tokave nga vërshimi i ujit.

Në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe PNUD-in, Ministria e Mbrojtjes po punon edhe për hartimin dhe zbatimin e studimeve të fizibilitetit dhe të strategjive për zvogëlimin e rriskut ndaj fatkeqësive dhe për herë të parë, Emergjencat Civile në Shqipëri do të kenë shume shpejt module specifike, të ndërtuara në bashkëpunim me Bashkimin Europian, për të ndërhyrë në kohë reale në rastë tërmetesh, zjarresh e përmbytjesh.

Edhe pse gjatë këtyre ditëve, fatmirësisht për të gjitha arsyet që rendita më sipër, nuk kemi pasur te njëjtat situata me të cilat jemi përballur thuajse çdo vit, kryesisht në ato zona të cilësuara si zona të kuqe, moti i keq sërish mund të na ekpozojë në situata te papritura. Sistemet e kanalizimeve të dëmtuara, ndërtimet e pakontrolluara në zonat e rrezikuara, kolektorët e bllokuar e problemet e ndryshme që kanë ardhur nga zhvillimi kaotik i territorit i deri pak viteve më parë, sërish na ekspozojnë në probleme të mundshme sa herë prurjet paraqiten të jenë të një intensiteti të lartë.

Për këtë arsye, strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor, bashkitë dhe prefekturat, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit janë në gatishmëri dhe të mirëkoordinuara për të reaguar në kohë dhe me efikasitet.

Jam shpresëplotë se, falë asaj ç’ka kemi bërë, nuk do të përsëriten më situatat e viteve të shkuara, veçanërisht në Shkodër, Fier, Vlorë e Lezhë. Megjithatë, marr shkas t’i bëj apel çdo qytetari, që në rast rreziku nga përmbytjet të njoftojnë strukturat e tyre vendore të emergjencave civile, për të ndërhyrë në kohë apo te telefonojnë nr e emergjencave 116 – 116.

Bashkitë, prefekturat, specialistët e Mbrojtjes Civile në të gjithë vendin kanë koordinuar planet e masave dhe janë të angazhuar e të gatshëm, për çdo operacion ndërhyrjeje në ndihmë të kujtdo që mund të ketë nevojë e që rrezikohet nga shirat e vrullshëm, në mënyrë që mos cënohet asnjë jete njeriu, e të bëhet gjithë sa mundet për të parandaluar dëmet në bujqësi e blegtori.

👉 Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mbi situatën në vend për shkak të motit të keq.Forcimi i argjinaturave të lumenjve Vjosë e Seman, apo ndërhyrjet në Lezhë e Shkodër, si edhe në disa prefektura, së bashku me 450 km kanale kulluese të pastruara e të sistemuara kanë ulur ndjeshëm rreziqet nga dëmet që shirat e dendur sjellin. 🔴 POR INTENSITETI I LARTË I RRESHJEVE SIÇ E KEMI PARË EDHE NË ITALI VJET APO NË FRANCË MË PARË, MUND TË ARRIJË NIVELE TË PAPËRBALLUESHME NGA INFRASTRUKTURA E KULLIMIT DHE PARASHIKIMET PËR JAVËN E ARDHSHME JANË SHQETËSUESE! Forcat e Armatosura, strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel qendror e vendor dhe Policia e Shtetit janë vënë në gatishmëri dhe po mirëkoordinojnë çdo situatë të papritur.

Publiée par Edi Rama sur Samedi 26 septembre 2020

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “VIDEO/ Shirat e dendur, Xhaçka: Situata me përmbytjet deri tani është nën kontroll, jemi në gatishmëri”

  1. Predatori says:

    Si gjithmonë në çdo rast fatkeqësie natyrore Forcat e Armatosura të parat. Uroj që të modernizohen e pajisen akoma më shumë, sepse lufta me natyrën nuk është aspak e lehtë.

  2. Beni says:

    PU PU ESHTE KATANDIS USHRIA NE DORE TE KESAJ KURVES QE E MARTOI PARTIA ME BURRE ME DY FEMIJE.

  3. ERTV says:

    Hajde Rilindje hajde..
    Po ç’punë ka kjo që del për intervista…
    Pa patur ende situatë apo propaganda alla rilindje vazhdon.. dil e bëj show..
    Ore atë Hakiun (drogën e Monikës) ku e kanë këta??
    Ku janë emergjencat civile, cfare bën keta gjithe kesaj kohe për organizim, baze materiale etj këto dilni jepni llogari o Rilindje e lodhur e konsumuar..

  4. Keka says:

    Ben ku je i lire ta bej nje teke, nese je i zene me njeri me kalo ndonje te familjes
    Kesaj i rruaj ducin

  5. asnjeansi says:

    Ne te gjitha vendet demokratike te botes , Emergjencat Civile varen nga Ministria e Mbrojtjes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *