Misioni i rradhës në Venus ndoshta… privat?

27 Shtator 2020, 21:00Hi-Tech TEMA

A do të mundet një kompani e vogël raketash ta kalojë NASA-n dhe Europën, duke eksploruar Venusin brenda tre vitesh?

Kjo është shpresa e Peter Beck, kreu i një kompanie të vogël amerikane “Rocket Lab”, i cili dëshiron të nisë sondën e tij me kosto të ulët në vitin 2023.

“Një mision drejt Venusit duhet të kushtojë rreth 30 milionë dollarë”, tha Beck nga Oklandi, Zelanda e Re, në bregdetin e së cilës “Rocket Lab” ka instaluar sistemin e tij të nisjes, larg gjithçkaje dhe me qasje drejt qiellit të lirë nga i gjithë trafiku ajror.

“Në Venus, ne po kërkojmë gjurmë të jetës aktuale”, theksoi ai.

Venusi, një planet skëterrë dhe toksik, është neglizhuar kryesisht që nga vitet 1980 nga agjencitë hapësinore, në favor të planetëve më të largët në sistemin diellor, përfshirë Marsin, ku janë dërguar me dhjetëra sonda dhe robotë, me shpresën e zbulimit të gjurmëve të para të jetës së kaluar.

Zbulimi i befasishëm i një molekule të quajtur fosfinë në retë e Venusit, falë radioteleskopëve në Tokë, ndezi një valë entuziazmi më 14 shtator midis astronomëve dhe astrobiologëve, që mbrojnë me vite hipotezën se mikrobet jetojnë edhe sot në retë e planetit.

2 komente në “Misioni i rradhës në Venus ndoshta… privat?”

  1. bob says:

    Edhe kjo duhet”privati” te zoteroje kozmosin????

  2. shqiptari says:

    Tani gjeten menyre tjeter qe fondet e shtetit ti bejne rrushe e kumbulla nepermjet te ashtuquajturave “iniciativa private”.Se ku do ti marre tjetri 30 mln dollare dhe ti hedhe ne hapesire ashtu kot,kjo nuk do shume mend se te kujt jane.Te njejten gje bene edhe ata te NASA-s qe pasi u fryne mire me para tani gjeten Elon Musk qe ti ” manaxhoje ” miliardat e taksapaguesve amerikane se eshte shume i zoti.Shume shpejt “ambicie” te tilla do degjojme edhe ne Shqiperi deri sa ta rrjepin kete vend per se gjalli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje