Ndahet nga jeta shkrimtarja për fëmijë dhe skenaristja e njohur Shpresa Vreto

28 Shtator 2020, 18:13Sociale TEMA

Shkrimtarja e njohur e librave për fëmijë dhe skenaristja Shpresa Vreto nuk jeton më.

Ajo ka ndërruar jetë pasditen e sotme, në moshën 76 vjeçare.

Ajo ka bërë disa skenarë për filmat artistikë dhe për filmat e animuar.

Në vitin 1978 ka shkruar skenarin e filmit vizatimor “Mirela”, kurse në vitin 1981 së bashku me Xhanfizé Kekon kanë realizuar skenarin e filmit “Kur xhirohej një film”.

Pas pesë vjetësh erdhi e vetme si autore në realizimin e filmit “Fillim i vështirë”.

Me Petrit Rukën ka bashkëpunuar në filmin “Një djalë dhe një vajzë” në vitin 1990. Disa nga librat që ka shkruar Vreto janë: “Shokë Shkolle”, “Vit i paharruar” etj.

Pas viteve 1990 ka ideuar “Sirena e vogël” dhe “Bota ime”. Gjithashtu ka drejtuar një bibliotekë për fëmijë, për 12 vjet rresht.

2 komente në “Ndahet nga jeta shkrimtarja për fëmijë dhe skenaristja e njohur Shpresa Vreto”

  1. Albert says:

    I qofte i lehte dheu. Ti rrojne te dashurit. Kemi qene kolege ne Radio Tirane ne vitet 70-te. Ka kaluar nje jete plot veshtiresi, por me dinjitet.

  2. vjeshta says:

    Emri saj është i kudondodhur në titrat e filmave të madhërishëm të asokohe!
    Ngushëllime!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje