Anketa e BSH: Mbi 70% e bizneseve me rënie të shitjeve dhe fitimeve në 6-mujorin e parë

29 Shtator 2020, 09:10Ekonomia TEMA
Anketa e BSH: Mbi 70% e bizneseve me rënie të shitjeve dhe fitimeve

Rezultatet dolën nga një anketë që Banka e Shqipërisë realizoi në më shumë se 1300 biznese në të gjithë vendin për të testuar gjendjen e tyre financiare.

Gjendja e financiare e bizneseve shihet të jetë cenuar rëndë si në drejtim të shitjeve dhe fitimeve nga pandemia Covid -19.

Rezultatet paraqiten të ngjashme edhe për ndryshimin e rezultatit financiar për gjysmën e parë të vitit 2020, duke ndjekur ecurinë e balancës së shitjeve të përgjithshme.

Kështu, ndërmarrjet e vogla vlerësojnë rënie të theksuar të rezultatit financiar gjatë periudhës, me një balancë neto negative prej 70%, mjaft e zgjeruar në krahasim me periudhat paraardhëse. Edhe ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha deklarojnë balanca negative të rezultatit financiar, respektivisht 71.1% dhe 61.9%, në përkeqësim të ndjeshëm krahasuar me periudhat e mëparshme.

Pritshmëritë për gjashtëmujorin e ardhshëm janë pozitive për të tre grupet e ndërmarrjeve dhe më optimiste se në gjashtëmujorin paraardhës, çka shkon në të njëjtën linjë me pritshmëritë për ecurinë e shitjeve.

Për sa i përket pritshmërive për nivelin e shitjeve të përgjithshme në gjashtëmujorin e ardhshëm, ndonëse ecuria e shitjeve paraqet një situatë të rënduar, të tre grupet e ndërmarrjeve vijojnë të kenë pritshmëri pozitive lidhur me ecurinë e tyre. Për gjashtëmujorin e dytë të vitit, pritet një rritje e nivelit të shitjeve, madje ndërmarrjet paraqiten më optimiste në krahasim me periudhat e mëparshme.

Për sa i takon zgjerimit të veprimtarisë apo rritjes së investimeve për gjysmën e parë të vitit 2020, të tre grupet e ndërmarrjeve kanë shënuar balanca neto negative, përkatësisht 1.7% në rastin e ndërmarrjeve të vogla, 2.3% për ndërmarrjet të mesme dhe 9.2% për ato të mëdha.

Situata e krijuar nga pandemia ka ndikuar dukshëm në vendimmarrjen lidhur investimet apo zgjerimin e aktivitetit të ndërmarrjeve, duke e bërë të pamundur këtë aspekt për periudhën. Për gjashtëmujorin e ardhshëm (6MII 2020), balancat neto të përgjigjeve kanë rezultuar pozitive për të tre grupet e ndërmarrjeve, çka nënkupton pritshmëri për investim apo zgjerim të mëtejshëm të veprimtarisë, por në krahasim me periudhat paraardhëse të vrojtuara, këto pritshmëri janë më pak optimiste për ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha.

2 komente në “Anketa e BSH: Mbi 70% e bizneseve me rënie të shitjeve dhe fitimeve në 6-mujorin e parë”

  1. Taulanti kërkon një motër says:

    I di talent Taulanti nga Llajbrixhi që ka bërë shkollën në Rumani këto….!

  2. klemi says:

    O zoterinj te bankes, po si do te thone bizneset se kane fituar gjate pandemise. Pa shiko more edhe ato qytetare qe kane perfituar jo pak nga buxheti per demet e termetit dalin e thone se nuk kemi marre asgje, ne kohen kur jane strehuar neper hotele, kane marre cadra dhe konteniere, kane marre bonus qeraje, kane marre ndihma ushqimore, e sa e sa te tjera. A thua pak jane keto? A e dine keto qytetare se termetin nuk ja leshuam ne te tjeret qe duhet te paguajme per to. Shtepite dhe prona tashme eshte private dhe secili duhet te pergjigjet per pronen e tij, e jo per pronen e tjeterit. Humanizmi eshte gje tjeter, qe nuk ka munguar ne kete vend, por jo disa qytetare duan qe humanizmin ta kthejne ne detyrim. Ndimat prandaj jane humanitare. Nqs duhen te demshperblehen, (kush e beri demin qe duhet demshperblyer) te kerkojne siguracionin nga sigurimet per pronen e tyre private. Ndryshe shteti ti shtetezoje te gjitha pasurite private dhe te kthehemi ne komunizem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje