Berisha prek fundin: Raporti 36 faqësh i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 26 majit 1996, asnjë fakt për vjedhjen e zgjedhjeve dhe dhunimin e opozitës

29 Shtator 2020, 23:04Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar mbrëmjen e sotme arsyen pse po vazhdon të qëndrojë akoma aktiv në politikë.

Gjatë një diskutimi me kreun e Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa, Berisha tha se në politikë po qëndron për të mos i dhënë indiferencë të keqes.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar mbrëmjen e sotme arsyen pse po vazhdon të qëndrojë akoma aktiv në politikë.

Gjatë një diskutimi me kreun e Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa, Berisha tha se në politikë po qëndron për të mos i dhënë indiferencë të keqes.

“Ata të cilët kanë pakënaqësi ndaj Sali Berishës lodhen, të tjerët gëzohen jashtë mase. Unë nuk qëndroj as për ata që lodhen dhe as për ata që gëzohen, unë qëndroj për një arsye themelore se asgjë thotë Edmond Burke nuk kërkon e keqja më shumë se indiferencën dhe unë nuk do ja jap të keqes këtë indiferencë gjer në minutën e fundit.

Qëndron çdo ditë çdo orë në mbrojtje të interesit publik, siç e konceptoj unë. Meqë bëre një krahasim me vitin 1996 unë ju këshilloj një gjë, ju jeni gazetar të merrni raportin e 96-ës se njeriu duhet të mësojë dhe nëse ju gjeni një fakt të vetëm në atë raport 36 faqesh në të cilën dëshmohet dhunimi i zgjedhjeve, unë ju jap ju 100% të drejtë”, deklaroi ish-kryeministri në emisonin “Tempora” në Ora News.

5 komente në “Berisha prek fundin: Raporti 36 faqësh i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 26 majit 1996, asnjë fakt për vjedhjen e zgjedhjeve dhe dhunimin e opozitës”

  1. Arben says:

    S’ka faj, i jap të drejtë. OSBE/ODIHR ashtu si BE sot apo thuajse çdo organizëm i huaj, janë me partinë në pushtet. Nuk i intereson atyre se çfarë heq populli por duan stabilitet dhe rehatinë e tyre. Ja shikojeni ju sot se si sillen me këtë të gjatin që ka bërë zullume për 7 vjet e që do hyjnë në histori por ata prapë e mbështesin.

  2. Loku says:

    Berisha mashtrues ordiner genjeshtar i pa skrupullt.
    Gazetari leshi rrine e shohin Salen qe genjen e tallet me ta.

  3. Sandri says:

    A di te flase shqip ky njeri?
    Qendron ne politike “per te mos i dhene indiference se keqes”.
    Shprehje te pakuptimta si kjo me tmerrojne kur mendoj se kjo qenie alogjike ka sunduar mbi ne per 13 vjet.
    Lanet pac Ramiz Alia qe na vune mbi shpine kete ignorant, qe e beri Enveri me shkolle.

  4. Kulla e Viçidolit says:

    ehh ore Çipa nuk ju morra vesh ndonjëherë juve.
    Se me kë jeni dhe ananoni.
    Edhe ti si gazetar nuk dukesh aq i paanshëm.
    Xhaxhai i bën këngë Saliut, ti e merr në mbrojtje.
    Të tjerët bëjnë karrierë me PS…
    Paskeni qene fis kameleon.
    Përderisa merrni në mbrojtje këtë fosil kuçedër.
    Ndërkohë që ky jo vetem deri ne 1996 ka bërë te gjitha te zezat e mundshme me bekimin dhe orientimin e tij.
    Është shkaktar I vëllavrasjeve ne Shqiperi

  5. GREY WOLF says:

    Cfar pret nga nje njeri qe citon (dhe madje keq) nje filozof te 250 vjeteve me pare i cili ishte kunder revolucionit francez, pro kolonizimit dhe kunder pavarsise se kolonive, dhe pro institucioneve fetare si nje mjet per progres shoqeror HAHAHA (qe ne ate kohe praktikonin edhe inkuizicionin ETJ ETJ ….) dhe kunder ateizmit dhe deizmit.
    VETEM SE E KEQJA E SHQIPTAREVE JE TI O SRB DHE E KEQJA JOTE ESHTE SPAKU.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje