Çekia dhe Sllovakia pranë karantinës kombëtare

29 Shtator 2020, 19:37Bota TEMA

Çekia dhe Sllovakia pritet të rikthejnë karantinën kombëtare. Dy vendet po përballen me nivele të larta infektimesh ditore. Çekia shënoi rreth 1300 raste të reja infektimesh këtë 24 orësh, ndërsa Sllovakia mbi 200, shifra të larta në përpjestim me numrin e popullsisë.

Prej fillimit të Shtatorit, këto vende ashtu si pjesa më e madhe e kontinentit po përballen me nivele infektimesh që nuk janë arritur as në valën e parë të periudhës Mars – Maj. Të dyja vendet kanë ndaluar grumbullimet masive.

Holanda vendosi mbylljen e bareve dhe restoranteve gjatë darkës, pasi rastet ditore të infektimit këtë javë arritën në 3 mijë.

Pas disa ditësh shifra të larta infektimesh, Franca shënoi rreth 4 mijë raste të reja infektimesh, çka tregon se karantina e pjesshme në disa qytete të mëdha ka funksionuar për reduktimin e infektimeve të reja.

Ndërsa autoritetet në Madrid kanë nisur aplikimin e metodës së testit të antigjeneve për COVID-in, që redukton nga disa orë në më pak se gjysmë ore nxjerren e rezultateve.

Synohet që përmes zbulimit të shpejtë të rasteve të infektimeve të reduktohen radhët nëpër spitale. Shifra të larta infektimesh ka edhe në Shtetet e Bashkuara, Indi e Rusi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje