Izet Haxhia: Nata e vrasjes së Azem Hajdarit. Kush e nxori në pritë, kush e qëlloi. Çfarë më tha Fatmir Haklaj një ditë para vrasjes dhe pse kishte ardhur në Tiranë

29 Shtator 2020, 17:16Politika TEMA

Kjo pjesë është shkëputur nga cikli i intervistave të gazetës Dita me dëshmitarët dhe të dënuarit për vrasjen e deputetit Azem Hajdari.

Ish-truproja i Berishës, Izet Haxhia, i dënuar për vrasjen, ndodhet aktualisht i ekstraduar në Shqipëri në pritje të rihapjes së këtij procesi.

Ndërkohë që politika vijon hipokrizinë e saj me vrasjen dhe figurën e Hajdarit këto dëshmi duhet t’i shërbejnë drejtësisë së re për të ngritur pikëpyetjet e duhura mbi një vrasje e cila ende nuk është zbardhur.

Më poshtë një pjesë nga intervistat e Haxhisë në Dita, mbi natën e vrasjes së Hajdarit:

Kush e vrau Azem Hajdarin?

Izet Haxhia: Fatmir Haklaj

Ka qëlluar dikush tjetër kundrejt tij?

Izet Haxhia: Jo!

Pse ishte atë ditë aty Fatmir Haklaj?

Izet Haxhia: Jo. Nuk kam qënë atë ditë aty (në seli). Po ta tregoj komplet historinë. Unë jam gjendur rastësisht në atë ngjarje. Në datën 11 shtator, ka ardhur vëllai im Ismeti. Më tha që ka kërkuar të të takojë Fatmir Haklaj. Shkova tek hoteli ku po qëndronte, në Linzë.

Aty gjeta Fatmir Haklajn, Jaho Saliu, Idajet Gjeci, ka qënë edhe një polic nga Tropoja, Elez Haklaj, Halil Haklaj. Të thirra tha të të falenderoj që më ke pa vllaun gjatë kohës kur ishte në burg.

Kena ardh, – tha Fatmiri të takoj dikë se dua të futem sërish në polici, se në atë kohë kish dhënë dorëheqjen pasi vrau dikë në Komisariat dhe donte të gjente një mënyrë për t’u rikthyer. Në atë kohë ka ardh një telefon, dhe më tha që ishin me nxitim për të takuar një njeri, më duket se Arben Imamin.

Nuk biseduat asgjë për Azem Hajdarin në atë tavolinë?

Izet Haxhia: Fatmiri tha se donte të ta­konte 2 persona nga PD. Myftar Lumneshi për një problem që dua ta saktësoj, -tha ai dhe do takonte edhe një person tjetër Dem Dollapin për problemin e një kasete. Bëhet fjalë për një kasetë ku është regjistru Berisha, është kaseta e -97-s ku është regjistru Berisha në Tropojë ku thotë: “Ma sillni ose gjallë ose të vdekur” atë Shkëlqim Haklajn. Atë e ka regjistru një njeri i afërt i Berishës sepse unë nuk kam qënë në atë miting. Ky (Dem Dollapi) ju kish thënë që do j’ua jepte Haklajve.

 Çfarë u bë me këtë kasetë?

Izet Haxhia: Nuk e di se çfarë është bërë. – Mirë më tha ai, (Fatmiri) ne nuk duam të dukemi andej nga PD, por lidhemi. Pata një dyshim në fakt, Fatmiri mu duk i nervozum. Atë natë nuk jemi taku dot, ai më mori me radio por nuk e di pse nuk u lidhëm dot. Unë kam qëndruar tek bilardo afër shtëpisë time. Të nesërmen në mëngjes, rreth orës 6 e 30 të mëngjesit ka ardh xhaja i gruas time. Më tha që po të kërkojnë ca persona. Dola jashtë dhe pashë ata, ishte Fatmiri. Dukeshin të pagjumë. Ata më thanë që do niseshin për  Tropojë. U ndamë dhe u përshëndetëm. Atë ditë kam shkuar tek PD dhe më duket se kemi ngrënë bashkë me vallin tim Ismetin, i cili atë ditë më tha se do shkonte te motra në Shkodër. Madje kujtoj një bisedë atë ditë kur ra muhabeti tek Azemi, sepse vëllai im e ka dash shumë Azemin. Më kujtohet që tha: Azemin mos ma shani, se është i vetmi që kur Partia juaj më pushoi nga puna ai me ndihmoi, më ndihmoi për punë. Unë mund ta them hapur, nuk kam folur 4 vjet me vël­lain tim. Ai ishte komunist dhe jemi ndarë për disa kohë vetëm prej Berishës. Ai ishte i majtë unë i djathtë, nuk merreshim vesh, ta them drejt tani.

Nuk kuptova një gjë. Tek selia e PD kë prisnin të takonin në 12 shtator ata? Dem Dollapin dhe Myftar Lumneshin?

Izet Haxhia: Ah, po në mëngjes kur i takova i pyeta pse donin ta takonin Lum­neshin, ai më tha se kishte një llaf me të dhe dua ta vërtetoj. Thuhet se një person në pritën e Qafe Luzhës (ku u vra Shkëlqim Haklaj) ka thënë se një njeri për tre ditë rresht në atë pritë ku u vra Shkëlqimi, në atë vend ka parë persona me mitraloza duke shku nga pjesa e Bokës, (quhet vendi atje). Çdo ditë në mëngjes. Sipas tij kanë qënë tre persona, një çun i tezes së Myftarit (Selim Hoxha), vëllai i tij Rasimi dhe Gani Neza, që është kunati i Myftarit.

Nuk është e vërtetë – i thashë, sepse Rasimi në atë kohë ka qënë në Greqi, Selimi ka qënë në Fier sepse atë natë kam qënë unë tek shtëpia e tij, për Ganinë nuk e di se ku ka qënë, nuk të jap dot përgjigje.

Fatmiri më tha që donte ta dëgjonte nga goja e atij, (Myftar Lumneshit) sepse jemi miq, e s’ma merr mendja të jetë kështu, por thjesht dua ta dëgjoj. Ishin bindur se ishte një nga ato shtirjet që bëjnë tropojanët, se ata janë të shquar për të fut në sherr, një që e ka inat tjetrin, shkon edhe e rren, shpif, fut në ngatërresë. Sa për Dem Dollapin i thashë që s’e kisha parë e nuk dija gjë.

Diku nga ora 5-së e pasditës, isha në shtëpi time tek Shkolla e Kuqe, kur erdhi Jaho Salihi. Ai kishte makinën e Fatmir Metës, dhe më tha që Fatmiri (Haklaj) donte të më takonte sërish. Kemi shku tek kodrat e Liqenit, aty ishin të gjithë veç atij policit dhe Idajet Gjecajt. Më thanë ‘na doli edhe një punë tjetër dhe nuk ikëm në Tropojë e thamë të pinim kafe’. Folëm e biseduam dhe aty u hap bisede edhe për Azemin.

Elez Haklaj më tha se Azemi ka kërkuar ta takojë përmes një juristi të PD, nuk ja kujtoj emrin tani, por kujtoj që ky juristi i PD në atë kohë ka qënë vëllai i gruas të Sokol Haklajt, djalit të Elez Haklajt që është vrarë tek prita e Milotit. Ai vazhdimisht ka kërkuar të më ta­kojë se është futur si ndërmjetës mes nesh dhe Azemit. Ma merr mendja se kur thonë që atë ditë donin të takonin një ndërmjetës, ndoshta është ky njeriu që kanë pritur. Kemi ndenjur rreth 1 ore e gjysëm dhe mbaj mend që Jaho vinte dhe shkonte, bëri disa lëvizje, ndërroi makinën me një tjetër. Mu duk se donte të blinte një makinë. Nuk u fol asgjë më shumë për Azemin, veç asaj që tha Elez Haklaj.

U ngritëm dhe zbritëm poshtë. Ishim unë, Halili, Agim Logu, Elez Haklaj kemi bërë një xhiro, këtej nga krahu i ministrisë së brend­shme dhe mikrobusi ku ndodheshim, është ndalur tek ushtari i panjohur.

Ulemi dhe pimë një kafe sa të vijnë ata, (nënkupton Fatmir Haklajn dhe Jaho Salihi Mulosmanin). Jemi fut tek kafe Aroma. Kemi pi kafe aty, kemi ndenjur më shumë sesa një gjysëm ore. Sa kemi dalë nga kafe Aroma kanë ardhur breshëritë e automatikut, fiks kur po hipnim ne mikrobus. E mbaj mend shumë mirë, se i kemi dëgju breshëritë e automatikut, ishin 5 breshëri automatiku, dhe mes tyre kanë qënë edhe nja dy –tre të shtëna pistolete.

Halili është alarmue, kishte radion me të cilën tentoi të fliste me Fatmirin por nuk arriti. Pak më vonë ka fol Jaho më duket, dhe ka kërkuar që të dalim nga rruga e Dibrës. Jemi nis dhe kemi dalë tek Farmacia 10. Kam parë një makinë Mercedes me një fenelinë policie sipër. Kemi kthye makinën dhe u vumë në ndjekje të saj. Në radio na thanë për një të plagosur. Përshtypja ime ishte se kishin rënë në ndonjë pritë. Ku të shkojmë, ku të shko­jmë? Vendosëm të shkonim tek shtëpia e Nehat Kullës. Shkuam tek shtëpia e Nehatit. Nga aty është bërë ndërrimi i të plagosurit dhe është fut tek mikrobusi, këtij Naimit të cilin Jaho Salihi, Elezi dhe shoferi e çuan në spital.

Në ato momente asgjë nuk po kuptohej se çfarë kishte ndodh. Unë për vete nuk kam ditë asgjë. Kemi trokit tek shtëpia e Nehatit, ka dalë Nehati dhe ka pyet: Çfarë ka ndodh? Nuk e di,- i thashë Nehatit. Ka një të plagosur dhe s’di a kanë rënë në pritë, a çfarë ka ndodh. Pastaj pashë që Fatmiri ka fol diçka me Halilin. Halili ka fillu të heq ato targat e makinës se Mercedesit. Ka marrë automatikun që kishte Fatmiri, e ka copëtue pjese-pjesë. Në atë kohë u kthyen edhe ata nga spitali dhe u larguan, ndërsa unë kam ik në shtëpi, aty tek Shkolla e Kuqe.

Pas 10 minutash jam fut tek bilardoja. Në atë kohë ka dalë gruaja ime dhe ishte marrë vesh që ishte vrarë Azem Hajdari dhe ma ka dhënë ajo lajmin. Kuptohet që ka qënë një tronditje. Aty jam përpjekur të kuptoj çfarë kishte ndodhur. Jam fut në shtëpi dhe kam fol në telefon me ish-komandantin e gardës Halit Gjeçin dhe ma konfirmoi dhe ai që ishte vrarë Azem Hajdari.

Në atë kohë më ka marrë në telefon Ismeti. Ku je, – i thashë unë? Se unë e dija që ishte në Shkodër. Jam tek shtëpia e një tropojani më tha mue. E pyeta pse nuk kishte ik në Shkodër dhe më tha se ja kish kërku Fatmir Meta që të shkonin një ditë më vonë, pasi ky i fundit merrte dhe detyrën si shef i komisariariatit atje. Kujtova se mos të ka ndodh gjë ty, më tha vël­lai im Ismeti. Kish kujtu se mund të kisha qënë tek PD-ja. Ai kish shku atje dhe kish marrë vesh për vrasjen e Azemit, kish pyet për mu se kishte pas frikë mos kisha qënë unë andej, dhe më pas kish ik me disa tropojane tek shtëpia e këtyre. Në mënyrë absolute – më tha – mos dil përjashta sonte. Janë gjërat shumë të ngatër­rueme

Nuk kam dal atë natë dhe kam shkuar të nesërmen. Por atë natë nuk kam fjet, doja ta sqaroja se çfarë ishte ajo gjë që ndodhi.

 Pas kaq shumë vitesh e keni sqaruar çfarë ishte ajo që ndodhi? Duke lidhur edhe ngjarjet të gjitha bashkë, pse mendoni se u vra Azem Hajdari?

Izet Haxhia: Pas ngjarjeve të 14 shtatorit, kam qëndruar një javë në Shkodër dhe më pas kam shkuar në Tropojë. Aty kam patur rastin të takoj Fatmirin. Ai ma ka sqarue. E kam py­etur: Pse e vrave Azem Hajdarin? Dhe çfarë lidhje kisha unë me atë punë, që më thirrët. – Të kërkoj falje unë, më tha. Nuk kam pas asnjë qëllim dhe nuk kam shkue me vra Azem Hajdarin.

Kjo është ajo që u betua ai para meje: “Unë po të kisha dash me e vra Azem Ha­jdarin, mund ta kisha bë. Gjatë kohës që ne kemi pritur këtë personin, s’ma tha emrin, por ma merr mendja mu ka qënë ai juristi i PD. Fatmira më tregoi se gjatë asaj kohe Azemi ka qënë në kafe aty. E kemi pa dhe po të kisha dash me e vra e kisha ba. Jemi çudit kur ka ardh në drejtim tonë. Në kohë kur ka pa Azemin që vinte në drejtim të makinës, Fatmir ka pas një shprehje: – Po ky vjedullaku ça po don?

Është një shprehje nga Tropoja për një njeri të shëndoshë. Azemi kur ka ardh drejt makinës, në njërën dorë ka qënë duke fol në telefon dhe në tjetrën mbante një pistoletë me silenciator. Shoqëruesi i tij, që ka qënë një djalë shumë i mirë dhe më ka ardh shumë keq, i ka ra xhamit të Jaho Salihit. Fatmiri ka dalë nga dera e pasme e makinës, ka qënë i veshur me uniformë, kanë qënë ato të ndërhyrjes së shpejtë. Nga mbrapa tij ka dalë edhe Naim Cangu. Dhe Fatmiri siç duket ka pa pistoletën e Azemit, nuk e di. Fatmiri e ka gjujt me breshëri Azem Hajdarin. Fillimisht ka gjujt një breshëri, është rrëzu në tokë dhe ka gjujt breshërinë e dytë mbi Azem Hajdarin dhe pastaj ka qëllu mbi Zenel Nezën.

Fatmiri tre­gonte se kur ka gjujt mbi këta të dy, ka pa një tytë automatiku dhe tyta ka qënë e shokut te tij Naim Çangu. Ai s’e ka parë dhe i ka dhënë një breshëri edhe atij. Fatmiri ka kthy kokën dhe ka parë shoqëruesin e Azemit që mbante shtrënguar Jaho Salihin, dhe Fatmiri tregon kështu, se ngaqë ata ishin të ngjitur trup për trup, dhe më duket ka pas një pistoletë beretë dhe ka futur mes tyre pistoletën dhe e ka qëllue atë. Pastaj me automatik i ka dhënë një breshëri edhe atij. Kjo është ajo historia.

Biles Jaho tregonte se Fatmiri qe duke më vra dhe mu, se e ndjeva atë ngrohtësinë e plum­bave tek këmbët.

 Pse mendon se u gjend aty Azem Hajdari. E ka nxitur dikush apo e ka bërë me mendjen e tij?

Izet Haxhia: Tani të flasim të vërtetën. Kur unë kam shkue tek PD të nesërmen jam interesu me marr informacion. Kam pyt shumë persona, si ka mundësi që Azemi të dal para asaj makine me targa Vlore. Ç’nevoje kishte? Ka qënë një person me emrin Bujar Daja. E kujtoj që ai ishte shumë i tronditur atë ditë. Unë më tha, s’kam ditë asgjë. E vërtet që e kam bë telefonatën, dhe kam thënë që është një makinë e dyshimtë me targa Vlore, dhe telefonatën e kam bë në zyrën e Azemit.

Në atë kohë sipas informacioneve, Azemi është thirr, nga Linda Ihsani, sekretarja e Berishës në zyrën e Berishës, më duket për të pa film­imet e mitingut që kishin bërë në Fier. Fisnik Sina (në atë kohe këshilltar i Azem Hajdarit) ka shku tek zyra e Sali Berishës, dhe i ka thënë se është një makinë me targa Vlore që dyshohet se ka bombë. Sala, ka thënë kështu: Azem dil e zgjidhe këtë çeshtje, se ti e zgjidh!

Gjatë asaj ore ka ndodh kjo. Përballë makinës ku ndodhej Fatmir Haklaj, Jaho dhe Naim Çangu, në distancë nga trotuari ku ndodhej makina ka qënë një lokal. Aty ndodhej e ulur mbesa e Sali Berishës, Shpresa Breçani. Ajo i ka pa dhe i ka njohur, se njihen gjithë tropoja­nët. Ajo ka hyp në zyrë dhe ka tregu Berishës për atë që ka pa. Sali Berisha kishte dijeni se kush ishte në makinën me targa Vlore përpara selisë së PD, jam sigurt me 1 mijë përqind. Ç’punë kishte Azemi që të zgjidhte këtë çështje?

Azemit kur i ka thënë Berisha ka shku në zyrën e tij, dhe në atë kohë në koridorin e zyrës ka qënë Genc Pollo me Sali Lushën duke bisedu ndërsa Azemi i alarmuar u ka thënë se Saliu i ka thënë se jashtë është një makinë me bombë që do të hedh në erë PD, dhe merr një armë. Është fut tek zyra e vet ka vënë silenciatorin e pistoletës së tij Zastava, e kam pa atë pistoletë. E ka pas dhuratë nga një miku i tij, Myftar Çela, është vra edhe ai më duket në Mal të Zi.

Duke zbrit shkallët e PD, ka kërku në telefon numrin e Ismet Jovanit, (pseudonimi Jovanovic) dhe mu ma thotë mendja kështu: Ismet Jovani ka qënë mik i ngushtë me Nehat Kullën. Nehati ngaqë ka qënë mik me Feriz Kërrnajën e këta, si duket Azemi atij i ka thënë që po qe se ke ndonjë njoftim… Edhe pse Azemi ka dash me bë figurë në sy të Berishës që dal unë e zgjidh çështjen, ai ka dyshu ka dash me marr masa, me kuptu diçka. Është një supozim. Duhet të pyetet ky person se çfarë ka bisedu Azemi me të. Ky është njeriu i fundit me të cilin ka fol Azem Hajdari. Mua ma merr mendjen që ka pyet: A kanë ardh Haklajt në Tiranë? Se e kishte atë frikën, jo atentati që i pat ndodh…

Mua ma merr mendja që kjo vrasje ashtu si u gjenda unë rastësisht i përfshirë, edhe kjo ishtë diçka rastësore. Sepse Fatmir Haklaj nuk ka patur nevojë të më gënjejë. Jo se e kanë dash Azemin, mendoj që do kenë dasht edhe me e vra, por atë ditë nuk ka qënë e paramen­duar, ka qënë e rastësishme.

Unë jam akuzu se e kam nxjerr Azem Ha­jdarin në pritë. Është një akuzë që ka ardh nga ana e PD. Po pse ka ardh nga ana e PD? Është bërë me qëllim për të mbuluar nxjerrësin e vërtetë ne pritë të Azem Hajdarit që është Sali Berisha. E ka nxjerr me dashje apo padashje… por është edhe një gjë e vërtetë se Sali Berisha pas takimit të plakut të Haklajve me Azem Hajdarin, ka qënë shumë i shqetësuar.

Edhe është e vërteta e madhe që s’mund ta mohojë askush që Sali Berisha e ka pa kur ka marrë plumbat Azem Hajdari.

17 komente në “Izet Haxhia: Nata e vrasjes së Azem Hajdarit. Kush e nxori në pritë, kush e qëlloi. Çfarë më tha Fatmir Haklaj një ditë para vrasjes dhe pse kishte ardhur në Tiranë”

  1. Kulla e Viçidolit says:

    Pishtari i demokracisë me pistoletë të paregjistruar me silenciator do dilte do zgjidhte situatën.
    Dmth do t’ju binte pa zhurmë përpara se të ndodhte gjithçka.
    Ehhh merr Saleh plehra sa zullume që ke bërë…
    Ahh mjerë Shqipëria kujt i besoi aq vite.
    Shoqëri tribale, cubash dhe të fortësh.
    Veç shtet joooo…
    Vidh, të vjedhim. Vrit, të vrasim.
    Ky ishte shteti i Saleh plehrës…
    Të vriste natën, e të qante ditën.
    Por se marr vesh pse nuk e zbardhên as këta të tjerët këtë gjë….?!

  2. Shqiperia Etnike says:

    Qelbet shume si histori.
    Keta qe kane marre pjese, jane te gjithe kurva dhe kriminele. Nje llum krimi qe ishte perzier dhe qe nuk kemi per ta kuptuar kurre.
    Izet Haxhia asnjehere nuk ka thene te verteten, njesoj si Berisha apo Jaho Mulosmani.
    Si eshte e mundur qe Izet Haxhia hante e pinte me Haklajt mu ne hunde te qindra spihuneve pedeiste dhe diten qe kane vrare kermen tjeter Hajdarin , Haxhia ka qene me Haklajt dhe kthehet normalisht ne PD, biles ne krye te grushtit te shtetit?
    Logjika e do qe ne PD do ta kishin egzekutuar direkt, sepse ne vend te mbronte Berishen ishte me Haklajt qe kishim ardhur ta vrisnin.
    I vetmi arsyetim eshte qe Haxhia intrigonte per llogari e padronit te tij me Haklajt. Te gjithe e dinin ne PD dhe meqe urdherat ishin te Berishes, per berishistet ishte normale qe Izet Haxhia nje dite me pare ishte me Haklajt dhe diten tjeter i printe qe shperthenin kryeministrine me kufomen e Hajdarit.
    Izet Haxhia nuk thote se per llogari te kujt e bene gjithe kete? Nuk thote se kush ishte dora e zeze qe leviste Berishen.
    Te gjithe keta jane i njejti llum, qellimi i dores se zeze qe i leviste ishte perdhunimi i Shqiperise dhe ja dolen.
    Eshte e turpshme qe hapum gjyq per Izeter dhe Hajdare! Gjyqi duhet te hapet per atentat ndaj egzistences se Shqiperise dhe Sali Berisha duhet te hetohet me metoda speciale.

  3. ben says:

    Nje tufe kriminelesh e rrugaceshkishin marre peng kreret kriminele te PD-se dhe sebashku kishin marre peng Shqiperine. Cfare donte nje politikan si Azem Hajdari me nje pistolete me silenciator ne dore, mu ne mes te rruges ne Tirane?
    Saliu eshte epiqendra e krimit dhe per kete duhet te jape llogari.

  4. Pepja nga Allambrezi says:

    Kafsheria, ka udhehequr, dhe aspiron te udheheqe perseri.

  5. Ladi says:

    Vetem personazhe politike qe nuk jane keta. Me e pakta qe mund ti emertosh eshte: rrugecer, por jane shume me teper se kaq, shume me keq: jane bisha te strehuara dhe te ushqyera tek P D.
    Jane Alkaponet e demokracise shqiptare…
    Nje turp dhe nje tmerr..

  6. blerta says:

    SHIKONI O DERRA QE NUK DONI TE KUPTONI…. KY ESHTE SHPELLARI KRIMINEL SALI BERISHA….

  7. taso kume says:

    AH moj AMERIKE NGA FRIKA E” KOMUNIZMIT ” vure ne pushtet QELBESIRA,nuk kemi per ta mare veten per 100 vjet,per mua edhe politika aktuale eshte TROPOJANIZUAR, .

  8. Futja kot says:

    Izeti duket qe genjen. Qendron dy dite rrjesht me Haklajt dhe nuk padka mare vesh perse kishin ardhur ne Tirane. Pasi u vra Azemi nuk e mer vesh ngjarjen edhe pse ishte 50 metra larg, as kur i shoqeroi Haklajt te shtepia e Nehat Kulles. Thone se Azemi doli per te biseduar. Pse doli me arme kur donte te bisedonte. Pastaj shkon ne varrim dhe e perdor trupin e Azemit per rrezimin e qeverise. Ka disa kaperxime jo logjike. Tamam pune tropojanesh.

  9. Eno says:

    pune malokesh tropojan Eliminoin dhe perdorin dhe kufomat e njeri tjetrit per te marre pushtetin Vrasja ka autor Sali Ram Berishen nga do qe ta kapesh ,nje njeri i ndyre dhe kriminel hajdut dhe qelbesire Zot na ruajt po ra prap Shqiperia ne dore te ketyre neanderthalve

    1. Ujku Plak says:

      Shqiperia eshte ne dore te njethundrakeve . Ata kane Drejtesine,Policine,Median dhe Ekonomi shume te fuqishme. Eshte rasti unik ne Bote qe nje Kryetar Shteti te largohet me protesta ,me Arem,dhe me shume Gjakederdhje si Berisha ne 97 dhe pas 8 vitesh te vije ne Pushtet sukur nuk kishte ndidhur asnje gje. PS nuk e kuptoi :Jane rq si keta dhe jane bashke ,ose jane bq dhe kane frike?

  10. Shenjestra says:

    Vritet nje rrugac si Azem hajdari nga nje kriekriminel Sali Berisha dhe varroset te vorrezat deshmoret e kombit.Nuk do te kete padrejtesi me te madhe.Opo cfare beri Aemi qe u shpall deshmor dhe u fut ne mes te deshmoreve.

  11. omar abaz topelensi says:

    Pune malokesh qe si ahere si sot vene ne sherr edhe ja lene fajin ne dere njeri tjetrit (sic thote i intervistuari vete me lart)
    Kusuri i bythepambukeve te tiranes qe u bere peshqesh keto kafshe berisha me rajersonin edhe klani katoliko-procifuto ish bashkepunetor i nazifashizmit nga new jorku.

  12. Konjak says:

    Rishqirtimi ndihmon per zbardhien e vertete te veprimtarise te secilit pjesemarres ne ngjarie . Haxhia vetparaqitet si strumbullari i ngjaries , apo si nje figure madhore e pushtetit te kohes , si dhe , ne te njejten kohe , lider i PD-se , opozites se kohes . Ky bodigard , trgon vet se ka qene i shoqeruar prej kohesh , me organizaten kriminale qe kreu krimin . Ne jemi vene ne dijeni nga vet bodigardi Haxhia . Se fundi akuzon sa majtas — djathtas , si ideator , organizator dhe ekzekutor , vetem qe trgon sakt se kemezen e armes e terhoqi F Haklaj . Besojse rishqirtimi i ceshties , dote trgoje qart pjesemarresit , detyrat qe kane zbatuar , arsyet per c’fare u krye krimi ; dhe se fundi , te mundet te gjejne qetesi gjith te interesuarit , te cilet vazhdojne te ken ngerce per ngjarien .

  13. Shqiptari nga Kosova says:

    Kjo histori eshte vetem nje segment se çfare ka bere Sali Krimineli,i cili doren ne zemer,nuk eshte se e ka bere i vetem. Eshte Serbia qe ka gjet njeriun te cilin e dirigjon. Prandaj punet e Shqiperise shkojne rremuje. Per gjithecka Serbia eshte para nesh. Ajo ka nen kontrolle Shqiperine permes Sali Berishes dhe bandes se tij te strehuar ne PD.

  14. Ujku Plak says:

    Shqiperia eshte ne dore te njethundrakeve . Ata kane Drejtesine,Policine,Median dhe Ekonomi shume te fuqishme. Eshte rasti unik ne Bote qe nje Kryetar Shteti te largohet me protesta ,me Arem,dhe me shume Gjakederdhje si Berisha ne 97 dhe pas 8 vitesh te vije ne Pushtet sukur nuk kishte ndidhur asnje gje. PS nuk e kuptoi :Jane rq si keta dhe jane bashke ,ose jane bq dhe kane frike?

  15. shqiptari says:

    Serbia ka ne dore Shqiperine qe nga koha e Zog-Hajdutit dhe te gjithe qe kane udhehequr dhe udheheqin kete vend te mjere jane ne sherbim te tyre.Jemi thjesht nje koloni e Serbise me nje administrate PUSHT-TETARESH qe i sherbejne me sy mbyllur.Llumi e zaptuar shoqerine tone dhe s’ka shans qe ky vend te beje perpara.Rreziku me i madh eshte asgjesimi i Shqiperise qe ajo mos te ekzistoje me.Greku dhe serbi bejne c’te duan ne kete vend pa zot.Prandaj dhe ne pushtet mbeten dhe vijne ata qe u sherbejne atyre dhe jo popullit te vuajtur shqiptar.

  16. Gogogo says:

    Ca thu mor Shqiptar? Kete vend se ka ne dore as greku e as serbi. Problemi eshte se kemi qene te mbyllur dhe tani qe u hapem s’orjentohemi dot. I bejme punet keq sepse na pengon padija dhe na verbon liria. Mgjate, ky vend ka ecur dhe po ecen. Na duhet te ndryshojne veten, per te zhvilluar vendin. Nuk eshte e lehte, prandaj vujme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje