Përse nuk duam të na mbrojë askush, nga Ilir Meta?

4 Tetor 2020, 18:23Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka premtuar se do të tmerrojë gazetën “TemA” dhe botuesin e saj, kur të vijë në pushtet.

Nëse kjo deklaratë do të ishte bërë në çdo vend tjetër të botës, por dhe në Shqipëri nga ndonjë personazh tjetër politik, do kishte krijuar stuhi deklaratash.

Eshtë formalisht  ndoshta deklarata më e rëndë që një politikan që paguhet si  “President i Republikës” mund të bëjë ndaj një medie.

Por lajmi i mirë është, që nuk ngjall ndonjë shqetësim serioz as tek ne si redaksi, por as në shoqëri.

Presidentin tonë nuk e merr njeri seriozisht për asgjë, as për detyrat formale të Presidentit, fjala vjen, kur anulon zgjedhje dhe kur bën dekrete për shtyrje të tyre, e jo më ta marrë seriozisht dikush kur bën mallkime si ato plakat e liga.

Më së shumti të marrin në telefon njerëz të tij e të thonë “mos ja vë re këto kohë, se nuk është mirë”.

Dhe në fakt nuk është se e marrim seriozisht dhe nuk duam solidaritet në këtë pikë.

Për të vetmen gjë që duhet të shqetësohemi është shëndeti i tij mendor.

Nuk jemi të shqetësuar, jo se nuk besojmë se ai do të vijë në pushtet, pasi ai është në pushtet dhe më lart se kaq nuk ka ku të shkojë.

Por dhe nëse ai nënkupton ardhjen në pushtet të LSI, ky nuk është ndonjë shqetësim për gazetën “TemA”.

Ky mund të jetë lajm mënxyrë për shqiptarët, por për ne është një motiv më i madh për t’u marrë me gazetari dhe për ta çuar Ilir Metën nga zyra e Presidentit në burg ose në spitalin e burgut.

Nuk duam solidaritet, as nga kolegët që janë në borderotë e Ilir Metës. Do të ishte krim ta bënim këtë. Jo se na dhimbsen të mos i marrin ato lekë, por është më mirë t’i marrin ata ato lekë, se sa ti mbajë ai në qypa të fshehur nëpër bahçe.

Qoftë dhe për këtë arsye, ata janë aleatët tanë të pavetëdijshëm, në luftë për t’i hequr krimit paratë nga duart.

Ne nuk kemi asnjë pikëpyetje për Ilir Metën. Jemi shumë të qartë për të siç janë dhe diplomatët Perëndimorë në Tiranë apo kudo në botë.

E kemi parë me zë dhe figurë kush është dhe kemi po ashtu çfarë t’i tregojmë, po me zë dhe figurë, se si i ka raportet me mediat e kriminalizuara, si i urdhëron kundrejt parave që të sulmojnë personazhe politike rivale, përfshi dhe në kulisat brenda PD, si ka urdhëruar vartësin e tij të çojë çantën me lekë në Gjykatën Kushtetuese kundër Koço Kokëdhimës për t’i hequr mandatin e deputetit, dhe si funksionon ai si një bandë kriminale.

Edhe pse ngjan pak cinike,  për ne është “fat” të përballemi me të, sidomos po të jetë dhe në pushtet.

Ne nuk kemi asgjë personale me Ilir Metën. As unë personalisht. Në situata normale, kur ai nuk ka lajthitje psiqike si këto që shohim herë pas here, ai është njeri i këndshëm dhe politikan tipik shqiptar, që të zbavit me paranojat dhe historitë e tij me rivalët.

Ai ka hyrë në konflikt me gazetën, ose më mirë të themi me mua personalisht, pasi më ka kërkuar në vitin 2016, të sulmoj ambasadorin e SHBA të asaj kohe zotin Lu, dhe zonjën Vlahutin, për protagonizmin e tyre për “Reformën në Drejtësi”, që Meta e konsideron reformë kriminale.

Natyrisht nuk e kam pranuar atë kërkesë, të cilën pashë që e bënë me zell kolegë të tjerë. Unë besoj se “Reforma në Drejtësi” do të triumfojë një ditë, por dhe nëse dështon, më mirë të jem në anën e të dështuarve që besojnë tek drejtësia e re, se sa në anën e fitimtarëve kundër drejtësisë së re, siç ëndërron Ilir Meta.

Prej atëhere, ai na ka vënë në fokusin e një lufte të ftohtë por dhe publike, duke përdorur ca papagaj të vet.

Kjo na ka nderuar dhe i jemi mirënjohës.

Nëse do të turpërohesh në këtë vend si gazetar, dhe mbi të gjitha nëse do të humbësh besimin e publikut, do të mjaftonte mbështetja publike e Ilir Metës.

Ne për fat nuk e kemi dhe jemi të qetë dhe të nderuar. Shpresojmë të mos ta kemi kurrë, për të qenë në rregull me profesionin tonë.

Ndaj dhe nuk na nevojitet mbështetja e askujt kundër tij. Na nevojitet vetëm ai si kundërshtar. Kaq na bën të jemi në rregull me punën tonë. Zoti i dhëntë fuqi, në sulmet e radhës. Mezi i presim. Të shohim pastaj kush do tmerrohet!

53 komente në “Përse nuk duam të na mbrojë askush, nga Ilir Meta?”

  1. SOLIDARITET NË LUFTËN KUNDËR DHUNUESVE TË SHTYPIT !?? says:

    I dashur Mero. Ne mbrojmë veten, dhe të gjithë së bashku lirinë e shtypit nga dhunuesit e tij.

    1. Prind says:

      Nje nga shkrimet me perfaqesuese te dinjitetit te nje gazetari ne Shqiperi . Mero Baze, ju vertet i kini shtuar nder vetes, familjes, gazetarise me qendrimin tuaj perkundrejt ketij sharlatani. Shpresoj te jete e afert dita kur Meta te shpaguaje te gjithe cka ka vjedhur apo ka demtuar ne keto vite , kur shqiptaret prisnin shume nga demokracia por mbeten peng i sharlatanizmit te ketyre felliqesirave.
      Respekt per Mero Bazen!

  2. Likja says:

    Ilir Muti ty të rruan bolet zoti Mero.

  3. Franz Kafka says:

    Nje sygjerim gazetes ne keto prag zgjedhjesh: krijoni nje rubrike ne faqen tuaj, te ngjashme me Antenen, dhe mbani te postuar aty videon e 7% me titullin: Per cfare 7% flitet ne kete video? Dhe me poshte jepni disa alternativa qe mund te klikojne lexuesit

    1. vlonjati says:

      gjetje shume interesante… mbase kjo do t’a detyroje ate,nuk po i permend emrin,te ule koken dhe mos te ndihet me, sepse per ndryshe, kujton se e kemi harruar ate skene!

    2. kajtaz says:

      Edhe dritan prifti kte mendje kishte kur nxori videon po e regulloi usta likja me çaj plutoniumi se ha mero ket koker ulliri jo.

  4. Alleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Nuk jam dakort.
    Mero me fal pooor nuk eshte racionale dhe bile e papergjegjeshme ta maresh me Humor
    nje deklarate te tille nga Presh-identi.
    Me kete teori,he se ai ka rrjedhur Like floriri dhe Sali kerma dezinformojne publikun.
    Zgjidhja?
    Shume e thjeshte : Drejtju gjykates,institucionalizoje problemin,
    dhe biles SPAK-ut.
    N.q.s. cdo Person privat apo juridik do ti drejtohej gjykates edhe keta injorante
    do ta mbyllin bucen.
    Eshte fjala per me shume se nje veper penale:
    1-Shpifje.
    2-Prishje te imazhit
    Kerko demshperblim dhe jo nje euro,por nje milion vetem atehere e mbledhin bythen keta hiena
    O shqiptar,mesohuni ti drejtoheni gjykates,lereni sedren e semure,une i dal
    per zot vetes.
    PS: Bej denoncim,Presh-identi dhe ne te gjithe jemi te barabarte para ligjit.

    1. Tiranate says:

      3. Kërcënim për shkak të detyrës.

  5. Une salih berisha i biri i rames dhe sheqeres do te tregoj para gjygjit te verteten dhe vetem te verteten. BETOHEM says:

    Mero baze gazetar trim dhe profesional
    Betejen me hajdutet ilir meta she kriminelin berisha e ke te fituar
    Vetem durim eshte fundi i tyre
    Bravo

  6. Lan XHABIJA says:

    I nderuar Mero.
    Kokën para, zëmrën e fortë e të gjërë sikundër ke, dhe mos u tërt.
    E drejta, ndershmëria, korrektesa dhe besëmbajtja, dalin gjithmonë në krye.
    Je burrë fjale, je burrë nderi.
    Ju mbështes plotësisht.
    Me shumë konsiferatë.

  7. Salbeu says:

    Ia ke qëndisur hajdutit. Ka ardhur koha që ky palaço president të marri fund politikisht, boll dëm i ka bërë këtij vendi.

  8. Dridhe Like, se na fike says:

    Qentë le të lehin.
    Karvani le të ec përpara.!
    Kam përshtypjen Mero se e bën që të tërheqë opinionin mbi veten me qellim qe te amortizoj sa te mundet olinionin mbi Saleh-un.
    Vetë i bën llogaritë keshtu ai.
    Të gjitha sondazhet e mxjerrin shumë keq.
    Kështu që luan për Salehun.
    Veç me atë ka shpëtim.
    Kështu që edhe Ilirin konsiderojeni politikisht të mbarum.
    Se gje tjetër se gjen sa të ketë Edi Ramën (keto janë marrëveshje te heshtura).
    I dinë mirë kodet ata…!

  9. Sadriu says:

    Mero ky te ha mune dhe pse i ka pesedhjet burra, siç thote ky palloshi president. Ky tregon karakterin e fshehur dhe origjinal qe ka, ate te vrasesit e te shantazhjerit. I neveritur si ky si e shoqja, familje gamoorro, me pasuri e prona te grabitura, ne kurriz te ketij populli qe ky qan per kete popull. Haka e popullit s’ka hall e derman pa e mare, pamvarsisht se ketij i ka bere nuske baba mondi, ku ky i fundit perzihet ne vjedhjet e metes duke i bere transaksione monetare jashte shtetit meqenese ka imunitet si fetar. Ilir Mona Meta e Kokmadhi, do pesojne si çaushesku, prandaj kerkojne rremujen e rradhes, shpetojne nese futen vetem nga kan dale.

  10. Labi says:

    ..sa kemi pare ne ketej nga laberia si Ilirmuti dhe monashura , ai se mer dote me mende. Muti i cobanit qe fatkeqesia e beri preshident ti ruaj koken e karit Meros , ose ti dergoj moniken tja thithi tromben .

  11. Emigrante says:

    Mos pusho kurre te shkruash te verteten. Per kedo qofte. Te lexojme cdo dite on line.

  12. qytetari says:

    Ajo qe perben nje poshterim historik te institucionit shqiptar dhe turmes se tij eshte si mundet qe nje qenie injorante e eger,kriminele,hajdute katundare,te vazhdoj te jete ne krye te vendit ne gjithe keto vjet.
    Kjo vec shpjegohet me ate qe lloji i species meta dhe zagare te tyre,qe rendin mbas kockave te hedhura,te shkulura nga brinjet e kombit te raskapitur,kane pushtuar dhe i kane marre frymen trupit dhe shpirtit shqiptar.
    Po faj historik mban dhe pushteti i Rames,qe ka reth 8 vjet,qe vazhdon te cfaqe nje indiference dhe apati te pa tolerueshme,karshi ketij poshterimi ,me absurdi dhe i nje ndyresie banale,qe i ka ndodhur ketij vendi.

  13. Rizi says:

    Z.Mero te mbeshtese per te vertetat e medha qe shkruan
    Bravo qe nuk prete mbeshtetje nga Fejzi interesaxhiu apo Nga Eni……
    Vazhdo ti zbulosh korupsionin ,intrigat,mashtrimet e ketyre qelbesirave qe i kane mbetur popullit ne dere
    Shendet e pene te forte

  14. Mal Cori says:

    Shoqatat shqiptare te gazetarise heshtin. Nje prove qe media shqiptare eshte e shitur.
    Ndersa Fridom House do ta fuse rastin ne presionin qe i behet shtypit nga pushteti. Sepse Ilir Meta eshte pushtet.
    Per rrjedhoje Shqiperia do te zbrese disa shkalle renditje per lirine e medias.
    Dhe Ilir Meta e Sali Berisha do te turfulloje. Pushteti ven presion mbi mediat. Ja raportet e organizatave nderkombetare.
    Dhe cohen te gjithe pastaj, Fevzo, Qimi, I Shkalluari, Sonila, Turi, Lehesi etj. duke thene se ja cfare thone nderkombetaret, pushteti i qeverise se Rames po ben presion mbi medien e lire.
    Por harrojne se nderkombetaret i referohen ketij rasti te presionit te presidentit mbi nje media. Pra presioni i presidentit, hyn ne presionin e pushtetit mbi mediat, sepse presidenti eshte pushtet….

    1. ppa says:

      Mal Cori …ke harruar edhe nje vemje si Engjell Musai, qe nxjerr nje gazete “Telegraf” , qe lexohet vetem ne mengjez , sepse nuk shitet as edhe 1/nje kopje; nje burr i ndyre qe paguhet nga Ilir Meta.

  15. Molla e dijes says:

    O Mero! Po ç’Zot zeza thua! Nuk ka Zot, provat janë sheshit! Edhe të supozojmë kot se do kishte, do kishim drejtësi hyjnore, dhe gjithë politikanët që drejtuan dhe vodhën këtë vend këto 30 vite, do ishin në burg. Ata janë aty, tërë kohës në pushtet, jo falë Zotit, por falë parave që kanë vjedhur, ndërkombëtarëve të korruptuar, mediave të korruptuara e të blera nga pushteti (cilido pushtet), gazetarëve që lëpihen nëpër gazeta apo nëpër banaqe TV duke bërë gjasme analiza, kur në fakt thjesht i shërbejnë padronit politik që i paguan e i jep favore. Këtë tollovi palaçosh e di dhe bufi me pulat! Kështu që na i kurse ato budallëqet për Zotin, mos e përzie të vërtetën me gënjeshtrat e politikës!

  16. Cuku says:

    Respekte Mero
    Te lumte dora dhe mendja

  17. Baba Aliu says:

    Je me fat Mero Baze. Rralle ndodh qe te te vije ne shteg nje gjah si Like Floriri. Tani ke shansin te besh gazetari i nderuar. Ke rastin te hapesh nje rubrike me vete per ta bere kete teveqel cope-cope, qe te munden ta hane qente.

  18. Pato says:

    Po cfare tu desh o Like qe e kruajte bythen me Meron? Tani mbaj bythen fort nga skuqja e penes se Meros. Mero Baze mund te kete shume gabime e gjynahe po per ty o Like dhe PDn ju njeh zorret nga brenda thote populli dhe i rreshqet pena si askush tjeter sot per sot ne Shqiperi. Do zoti nuk i merr perendia mende dhe gruas tende Monikes si ty dhe e kruan me Meron se ateher do lexojme cudira.

  19. Shqiptar says:

    Nuk ka “ndihmè” mè tè madhe sot nè Shqipèri, sesa “tè tè sulmojè” Meta apo e shoqja, ky çift çizmesh.
    Ilir Meta èshtè pèr shqiptarèt, ai i videos sè Dritan Priftit, njè hajdut i pronès sè pèrbashkèt, njè i korruptuar dhe i degjeneruar.
    President, Ilir Metèn, e bèri Edi Rama.
    Ymer Baze, nuk kishte asgjè pèr tè kritikuar nè atè kohè, pèrkundrazi, ishte “tifoz” i shahut politik tè atij qè kish vendosur ti shèrbejè.
    Edhe pse ska asgjè dinjitoze nè punèn e Ymer Bazes, ai ka solidaritetin e qytetarit sepse nè ketè vènd èshtè katandisur kaposhi njè thelè dhe shtypi i pavarur, ka pèrfunduar nè duart e pazarxhinjve dhe gojoreve me pagesè.
    Asgjè parimore deri kètu.

  20. 01 vlora says:

    Mero gazetar si Ju na bèin té besojim se Shqipèria do bèhet.Respekte.

  21. bamja says:

    Te lumte Mero, jemi me ty! Dy media lexojme ne nga jashte, tenden dhe te madhit Bolino!Ecni perpara se keto cakenjte kete pune kane

  22. bariu says:

    po kur i shkoje ne ditëlindje bashke me Carlo Bolen dhe te tjere Ilir metes si iahte ajo pun e gazetarit te ndershem! o Zsoz kush flet gazetari kobure, ose sic i ka thene ilir Meta, qeni qe ha te zotin!

  23. Gipa says:

    Ha ha e more Mero me kete Ilir flororin bandit e ahmak jo qe e ke mire por quditem pse cdo here kete ahmak we sheh andrra duke shkuar ne burg dhe keto mediat ja qesin haptas ne gazeta se Meta paska pare fall dhe endrra e mule ne ta deshifrojme andrrat e ketij ahmaku qe burgun cdo nat e sheh anderr dhe parat e vjedhura po i sheh se jan hargjue dhe duhet me vjedh tjera por nuk ka me budall tani ai po pret drejtesin e re qe ai asht tranue se po vie e Spaku do ta qoj ne burg kete budall ahmak qe tan popullin po e trishton.

  24. DESU says:

    Bravo Zoti Mero!!!!

  25. Monitor says:

    Z. Mero mos u terhiq! Coje deri ne fund me te gjitha format! Degjoje ate komentuesin qe te kerkon ta marresh seriozisht dhe ta hedhesh ne gjyq. …
    Kercenoje! Thuaj qe e di vendin e qypit te … parave apo floririt! Dhe po e dite beje ndonje lokacion!

  26. Dritan says:

    Nuk eshte mire

  27. Xen kari, BOLI pa kar i Armines amortizuar. says:

    Te permendesh keto fjale…Like e Monika shurra …eshte sikur ke levruar gjithe fjalet perçmuese, sharese, vulgare e fyese Te fjalorit fillozofik-enciklopedik shqiptar
    Ska me ndyrë se Te thuash Ilir Meta
    Mos o Zot ti thuash njeriu se je bere si Monika fallxhorja kryelopa

  28. 001 says:

    Qe ja bere mire ilir metes te lumte!
    Por sapo deklarove qe gazetarite e tjera marrin lek nga meta dhe u the vazhdoni merrni leket nje gje qe sjam dakort pasi ne nje vend perendimor ti do ishe kazan media sic thote rama pasi demokracia nuk funksionon me korrupsion
    Dhe e dyta kur meta te tha te sulmonte ambasadoret a te ofroi para apo te tha falas ne sherbim te partise?
    Dhe kete pjese e fsheve se te ka pasur ne bllok apo nonje variant tjeter?
    Fjalen e Ka like shtanga tani
    Fol o like kokbolja

  29. Luli says:

    O ky eshte per ti qare hallin.nuk i blun me mullini.eshte bere lolo krejt.po dhe pak.se do ta fusin ne trajtim dhe do behet qingj

  30. altini says:

    I nderuar Mero ,kam disa here qe te kerkoj te besh nje test publik ne gazeten tende me pyetjen-Kush eshte familja qe urrejne me shume shqipetaret. nuk kam dyshim qe familja preshi denciale do dale e para.

  31. lori says:

    Dhe Duce dhe Hitleri keshtu vepronte, njloj si Sali Berisha qe dogji gazeten koha jone por Nikoll Lesi eshte homoseksuale. Njelloj dhe Like hajduti i floririt don ti mbylli gojen gazetes TemA pooooor Mero Baze eshte nga Tepelena nuk trembet nga djegjet e makinave, kercenimeve per vrasje etj… Like floriri dhe medjat qe paguan shume shpejt do te merni ate qe ju takon.

    1. return of the saint says:

      Je i madh Mero eshte ne shenjester te SHBA-ve si hajdut dhe bandit ordiner ajo qe duhet te shikosh dhe te shkruash nje artikull ku te theksohet se Meta po ben gjithe perpjekjet te arrestohet per qellime politike po ben c eshte e mundur por ne fakt do arrestohet si hajdut ordiner kete po perpiqet te bej gjithe kete kohe se e dij shume mire qe nuk shpeton dot nga burgu

  32. Astrit says:

    Bravo Mero keshtu vazhdo..

  33. Ilir floriri says:

    I…Mero i fute tmerrin me qetesine tuaj ketij skraparliut te gjirizit ,Respekte

  34. Nikolini says:

    O Mero i ke Thane te gjitha nuk kam qfare te shtoje po te mbeshteti ilir meta ose je hajdute krimineli dhe anti shqiptare kaqe mjaftone

  35. Kapeshi says:

    Rrofsh o Mero Baze.Jam ndier krenar me ty.Radhitem nga ana e ushtrise shqiptare per drejtesi.Kam besim se Shqiperia do behet po te luftojme te keqen.E keqja ne ate vend eshte Meta, Berisha dhe klani gangster i tyre.Te lumte pena dhe u shtofshin gazetaret si puna tende

  36. NjeQytetarOptimist says:

    Ilir Meta, simboli i korrupsjonit pa i hequr asnje presje.. Kush eshte leve e tij, ti vij turp per moralin qe ka si burr.. Nuk do i kerkoja as doren sikur te varesha ne gremine me nje dore..

  37. Rea says:

    Z.Mero.
    Nga ato qe shkruan dukesh shume i gezuar qe po perballesh me nje kriminel hajdut. Dukesh se kete rast po e trajton si nje bingo ne llotary. Dhe ashtu mendoj dhe une qe ky rast eshte shume fat lume per ju si gazetar dhe per vete gazeten, sepse dihet qe pa filluar ajo qeverisja qe pretendon ky hajdut se kush do tmerrohet. PAC FAT.

  38. shelegura says:

    I NDERUAR Z.MERO
    UBENE SHUM VITE QE SHTYPI SHQIPETAR KUR NUK DEL GAZETA TEMA TE ME FALIN TEGJITHE ATA QE MEREN ME GAZETARI NUK CFAR TE LEXOSH PERVEC TEMES
    SUKSESIN TI EKE ARITUR NGA NJOHURITE QE KE DHE PROBLEMATIKEN QE TRAJTON
    SUKSESI ESHTE ME TY MERO
    PO TE JETE PER I. METEN
    DO ISHTE FAT I TIJ TE VRISTE VETEN.

  39. Elena says:

    Te lumte 100 mije here qe I perplas ne fytyre keti te ashtuquajturi preshi dent bemat e tij mafioze ashtu si e meriton Te lumte per kurajon, zotnillekun, mencurine, duke I bere nder vetem e rritur prestigjin e gazetes ,qe editorialet e tua gjithmone jane si qershia mbi torte Gazetar me kuptimin e plote te fjales Bravo

  40. TNT says:

    Je i jashtzakonshem Je perfekt, ky shkrim do ju fusi llapen brenda jo vetem Ciftit Meta, por edhe atyre viktimave qe paguhen me leket e Qypave

  41. Sonja dodi says:

    Po Mero, merru me Meten sic u more me Berishen ne 2013 qe e hodhe jashte qeverise. Hidhe dhe kete injorantin (peshqesh nga Edi Rama, nuk duhet harruar) ne thonjte e BKH e drejt e ne burg. Atehere e meriton plotesisht te qenit gazetar i madh. Vec ti mund ta besh, por mos e meshiro edhe po te telefonoje e te thote Blushi eshte budall…. Beje, nese ke burreri. Beje…

  42. return of the saint says:

    Je i madh Mero eshte ne shenjester te SHBA-ve si hajdut dhe bandit ordiner ajo qe duhet te shikosh dhe te shkruash nje artikull ku te theksohet se Meta po ben gjithe perpjekjet te arrestohet per qellime politike po ben c eshte e mundur por ne fakt do arrestohet si hajdut ordiner kete po perpiqet te bej gjithe kete kohe se e dij shume mire qe nuk shpeton dot nga burgu

  43. neri says:

    Jo une sjam dakort,sepse eshtye faji i gazetes tende e cila eshte gazete investikative qe duhet te kishit demasku me fakte Ilir Meten,me perpara dhe atehere do i bje nder te madh ketij vendi .Neqofte se e ndjen veten dhe gazeten tende prestigjoze, beji nder ketij vendi, duke faktuar te gjitha krimet e ketyre plehrave, kushdo qofte, beju nder femijeve te ketij vendi qe jane te keqedukuar me virtytin me te keq,qe te bejen lek duke i puth menderen politikaneve,sepse sa per Blushin,vertet me vjen per te vjelle fisnikerin e te pareve e shiten per prapanicat e Mones. Nje kontribut akoma jo te plote jep Zonja Brisisda Gjikondi nje intelektuale nder breza,jo si Brisida Shehaj qe e zvendesoj ,thjesht gjeti veten te kjo parti.Nje keshille te mar me veten sekretaren e Saimir Tahirit ,Zonjen Done,(qe ti e njef mire)se te tilla pronvinciale gjen ne cdo dikaster Kur degjoj ,lexoj. dhe njof psikozen e Ilirit,Monikes e te rinjeve qe u lepihen,ndjehem krenare per ata te rinj qe me rrethojne.Mos ti vij keq askujt kur sulmohet ng LSI-ja ,por duhet te reagoje. Politik 30 vjecare me injorant,hajdut,fshatare te borgjezuar,dhe bandita qe ne gjenez vetem ne shqiperi gjen

  44. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Mero,e bere denoncimin?
    ero djali shfrytesoje kete moment per te hyre ne histori.
    Eshte nje rast unikal,qe nuk te vjene shpesh.
    Do ti besh nje sherbim shume te madh Shqiperise dhe shqipetareve.
    Hidhe demagogun,hajdutin,kriminelin dhe pacipesine ne gjyq,
    dhe do te katapultohesh ne krye te listes se patriotizmit.
    Me respekt:
    Aleanca per mbrojtjen e tallashit,
    aa se mos harroj,se po vjen edhe dimri,mos e vri mendjen per dru zjarri,
    kemi tallash sa te duash!

  45. 7 korrik 2008 says:

    Zoti Mero dhe ju keni nje faj kozmik me Edi Ramen qe e mbron vend e pa vend.kete te fundit edhe te ngjalat por edhe kur e beri president sipas porosive te Donald Aleluse ( ku gery kokalari I heq breket ketij dipllomati si vegel e berishisteve te washingtonit).
    .’Marrim ngjalat 1 prill 2013
    .
    Te gjithe e dine se Ilir Muta pasi takoi Arvizune ku mori skenarin ne shkurt….pasi takoi Berishen ne mars 2013 duke u takuar me duar ne qafe..pastaj shkoi ne Lalez ku pajtimi I tyre kishte piken e pare te detyrushme…Ne rast fitore pas 23 qershorit Berisha nuk do preket..
    .
    Pra ketu kemi nje skenar ( qe u kuptua me vone) se Arvizu-Berisha-Meta-Rama bene tradhetine me te madhe…thike pas shpine te votuesve shqiptare nga e cila vazhdojme sot ..
    .
    Shikoni cfare monster eshte miu I bodrumeve te ambsadave Ilir Muta:

    Miku i Almir Rrapos
    sot presidentrapi i shqiptareve;
    ulurinte ne parlament
    ne korrik 2008
    se Berisha eshte Spiun
    dhe pas 10 muajsh
    ben aleance me Udberishen
    ..
    Per te qene i sakte keto rrjeshta ketu poshte jane te arshivuara ne sekretarine e bordellos parlamentare
    LSI në 7 korrik 2008,
    akuzë në Kuvend:
    SALI BERISHA, spiun sigurimi
    dhe agjent i UDB.
    Shtetasi shqiptar Sali Berisha, politikan prej 20 vjetësh dhe aktualisht me detyrë kryeministër i Shqipërisë, dhëndër në Serbi, martuar me Sllobodanka Ramën, vajzën e një koloneli (oficeri aktiv) të shërbimeve sekrete agjenturore Jugosllave, nuk do ketë mundësinë t’i shpëtojë damkës së zezë, hijes së krimeve dhe faktit të turpshëm, që ka qenë spiun i sigurimit të shtetit, me aktivitet intensiv konkret dhe maksimal, me pasojë burgosjen dhe internimin e shumë familjeve të intelektualëve e njerëzve të thjeshtë, kundërshtarë të regjimit diktatorial komunist.
    Mirëpo, gjatë një akuze të bërë në parlamentin shqiptar, në datën 7 korrik 2008, nga deputeti Spartak Braho në emër të grupit parlamentar të LSI, përforcuar me ulërima nga kreu i LSI Ilir Meta, u deklarua se ka prova shkresore, se SALI RAM BERISHA, komunist, pedagog, mjek në klinikën e bllokut dhe pjesë e brendshme e familjes së diktatorit, ka qenë jo vetëm spiun i sigurimit të shtetit prej 21 vitesh gjatë diktaturës komuniste shqiptare, por dhe “agjent special” i shërbimeve të huaja, me veprimtari agjenturore kryesore anti-shqiptare, si spiun në shërbim të UDB-së Jugosllave
    .
    Po keto miqte porno-perendimore I dine keto monstruozitete apo eshte plan I tyre me yje ne ngjitje ku nga perpalasja fatale Rama- Meta ..plotesohet Horoskopi per shenjen e akrepit Basha te Arvizuse
    >

  46. Velo says:

    Po gazekari Nikoll Leshi ç’mendim ka për sulmin e prrshidentit ndaj shtypit të lirë? Nuk po e dëgjojmë të lehi, si është puna, pse i ka ikur zëri?

  47. Iva says:

    Bravo Mero!Ruaju ,ky eshte po aq kriminel sa Sala. Kjo rrece do zhdukur,pleherat e botes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje