35 ditë pa futboll dhe lojtarët në mëshirë të fatit, ku ka humbur Sindikata e Futbollistëve?!

16 Tetor 2020, 21:33Sport TEMA

Futbolli në Shqipëri duhet të niste sezonin e ri 2020-21 në datën 12 shtator, ndërsa prej atij momenti kanë kaluar plot 35 ditë që topi nuk po merr asnjë trajektore, zyrtarisht.

Të ndodhur në këto kushte, futbollistët dhe klubet janë detyruar të zhvillojnë teste miqësore, në pritje që krerët e Ligës të gjejnë gjuhën e përbashkët me Qeverinë për katër kërkesat që sporti I ka bërë shtetit.

Të vetmit të dëmtuar janë sportdashësit dhe futbollistët, me këta të fundit që do detyrohen të luajnë çdo tre ditë, sigurisht nëse topi do nisë të rrotullohet.

Një ndër përfaqësuesit dhe mbështetësit mediatikë të sportistëve, Sindikata e Futbollistëve e drejtuar nga Andi Lila duket se është në gjumë.

Reagimet e Sindikatës kane qenë të vakët, ndërsa lojtarët kanë kohë pa u paguar pasi preteksi i drejtuesve është mos nisja e garës.

Marrëdhënia kontraktuale e lojtarëve në këto kushte varet nga aktivizimi në fushë, ndërsa për Neësport.al këtë e konfirmoi edhe kapiteni I Kastriotit, Emiljano Çela. Me lojën e ndalur, ndalen edhe të ardhurat e sportistëve.

I ndodhur në dy fronte, Andi Lila duket i përfshirë i gjithi nga Fushata Elektorale dhe kandidimi i tij si deputet nën siglën e Partisë Demokratike në rrethin e Kavajës.

Presidenti i Sindikatës, një mbrojtës i thekur i të drejtave të sportistëve ka pasur disa reagime të vakëta, ndërsa zëri i Sindikatës as që dëgjohet.

Normalisht që përgjegjësitë e marra përsipër nuk mund të mbahen, me Lilën që ka zgjedhur të mbajë nën sqetull peshën e politikës, duke harruar kolegët e tij që po përballen me një situatë absurde bojkoti.

Në këto 35 ditë pa futboll, Sindikata e Futbollistëve Profesionistë nuk duket gjëkundi, ose më e keqja askush nuk ia vë veshin edhe një lojtari që i ka shënuar Interit në Giuseppe Meazza.(Newssport)

3 komente në “35 ditë pa futboll dhe lojtarët në mëshirë të fatit, ku ka humbur Sindikata e Futbollistëve?!”

  1. pjeter says:

    Eshte futur si misionar i Dukes se fshf-se,politikes.Ka nevoje politika e PD-se ne fakt ,per personazhe si sindakalisti Lila,qe u zgjidhi problemet futbollisteve,dhe do vijoje ne kompletimin e e misionit te tij,ne zgjidhjen e problemeve te PD-se.

  2. zoga e vodices says:

    Nuk mund ta kuptoj qe i kerkoni llogari ketij krici qe edhe emrin e tij nuk di te shkruaj e jo me te drejtoj nje sindikat.

  3. taras bulba says:

    Kush do interesohet per fatin e futbollisteve ?? Lila ?? Sinqerisht e keni ?? Apo tallni karin me futbollistet ?? Ka ndonje njeri te thjesht qe beson se pederasti i Kavajes u vendos atje per fatin e futbollisteve ??
    Ky nuk qe ai pisi, qe ne inagurimin e Stadiumit kombetar , dhe mbushur tribuna e VIP-ave me te ftuar duke perfshire dhe Presidentin e UEFA-s Ceferin ky langua i Lulit mbushi stadiumin me parul?a “Rama ik ” ??
    Ky perdori postin e tij 100% per interest e tij te ngushta personale dhe ju natregoni perfaqesimin ?? Dhe ku eshte ?? Atje eshfe ne dispozjcion te Lul gednetes ….ku do jete …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje