Habit Fidel Ylli: Kryeministri dikur dha premtim për ligjin mbi dhunën, jo për sponsorizime! Rama nuk është Zeusi

Fidel Ylli, negociatori i qeverisë për kërkesat e Ligës Profeisoniste mbi Ligjin për Sponsorizim, i ftuar te Supersport, ka sqaruar situatën aktuale kur ndizet një dritë shprese për rikthimin e topit.

“Jam pjesë e sportit dhe anoj andej dhe jo nga politika. Duke qenë unë në këtë mbledhje, sigurisht që është në të mirë dhe ndihmon”

“Nuk zgjidhet me banaqe televizive dhe intervista. Kjo zgjidhet në tavolinë, bisedime dhe dialog. Liga bën kërkesë në qeveri dhe thotë qe jemi gati të ulemi dhe bisedojmë. Qeveria zgjedh negociatorin dhe përfaqësues me grupin e punës, siç edhe e krijova menjëherë”.

“Ftova Ligën në takim me përfaqësuesit e duhur. Më telefonoi Libohova dhe më tha se ishte i gëzuar se isha bërë unë negociatori. U takuam te salla e stadiumit. E mira është të takohemi te zyrat e Ministrisë bashkë me ministren, që është normale të jetë”.

“Aty ndryshuan gjërat pasi u futën në lojë presidenti i FSHF dhe dolën me histori tjetër se donin takim me kryeministrin direkt dhe jo me ne”.

“Premtimet e kryeministrit përpara më shumë se një viti? Ai mblodhi tavolinën e përbashkët për dhunën ne stadiume por premtimet e tjera ishin shtesë. Dhe ligjet për dhunën u miratuan tashmë siç e dimë. Ai ka vizion për sportin, por nuk i prish punë dhe nuk ndërhyn. Dikur qeveria i bënte presion sportit, kurse tani ndodh e kundërta. Liga Profesioniste na injoroi ne dhe kryeministri reagoi”.

“Kryeministri nuk është Zeusi në tokë! Ndaj ka grupe pune. Jam takuar me Dukën dhe kemi qëndruar 5 orë dhe Gaz Demi më kërkoi falje sepse Liga kishte refezuar takimin me grupin tuaj të punës”.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Habit Fidel Ylli: Kryeministri dikur dha premtim për ligjin mbi dhunën, jo për sponsorizime! Rama nuk është Zeusi”

  1. Duajeni gjuhën tuaj!!!! says:

    jo gazetar jo!

    ashtu si dikush “bën me dije” që është shpikje e gazetarisë antishqipe (njerëzit nuk janë pa dije)
    mund të thuash “bën me habi” Fidel Ylli etj

    dicka (një lajm) mund të bëhet e ditur por jo “me dije”

    jo më larg se dje apo jo më afër se sot, kjo e fundit (që nuk u bë asnjëherë “kjo e para”) etj etj etj

  2. Duajeni gjuhën tuaj!!!! says:

    jo gazetar jo!

    ashtu si dikush “bën me dije” që është shpikje e gazetarisë antishqipe (njerëzit nuk janë pa dije)
    mund të thuash “bën me habi” Fidel Ylli etj

    dicka (një lajm) mund të bëhet e ditur por jo “me dije”

    jo më larg se dje apo jo më afër se sot, kjo e fundit (që nuk u bë asnjëherë “kjo e para”) etj etj etj

    shqiptarë që me shpejt ju vjen fjala angleze në mendje dhe gojë !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *