BE shpall katër projektet që do të financojë deri më 2027 në Shqipëri

17 Tetor 2020, 10:14Politika TEMA

Komisioni Europian ka miratuar Planin Ekonomik dhe të investimeve për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që do të fokusohet në 10 drejtime kryesore që nga transporti rrugor deri tek mjedisi dhe synon të nxisë rimëkëmbjen afatgjatë të rajonit.

I konsideruar si IPA tre plani i ri ekonomi do të shtrihet për zbatim gjatë vitit 2021 -2027. Investimet e parashikuara nga BE kushtojnë rreth 20 miliardë euro, por BE do të akordojë vetëm 9 miliardë euro, ndërsa të tjerat do të sigurohen nga burime të tjera.

Por sipas njoftimit zyrtar të BE-së investimet do të jenë të qëndrueshme vetëm nëse partnerët e Ballkanit Perëndimor përshpejtojnë reformat, duke përfshirë fushën e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Sipas planit të ri të BE-se, projektet që do të financohen janë linja hekurudhore që lidh kryeqytetet e Tiranës dhe Podgoricës që nis nga porti i Durrësit. Ky është vlerësuar nga BE një projekt me rëndësi për Rajonin dhe parashikon rehabilitimin e 120 km të linjës hekurudhore nga Shqipëria drejt kufirit me Malin e Zi.

BE kërkon të ndërmerren hapa konkretë për të përfunduar Autostradën Adriatiko-Joniane, që nis përgjatë bregdetit nga Kroacia deri në Greqi. Për ta bërë funksionale ketë autostradë baypassi i Tiranës  dhe dy seksione të qendrës së Shqipërisë duhen të përfundojnë.

Paketa e re e BE kërkon rehabilitimin e HEC Fierza në Shqipëri dhe të përfundojë edhe ndërtimi i Hidrocentralit Skavica në mënyrë që të rritet potenciali për të rritur eksportin e pastër të energjisë elektrike.

BE do të mbështesë si pjesë të gazsjellësit Trans Adriatik, ndërtimin e gazsjellësit Fier-Vlorë në Shqipëri dhe linjën Jon-Adriatik përgjatë bregdetit për një diversifikim më të madh të burimeve të furnizimit me gaz në Ballkanin Perëndimor, Rajoni dhe më gjerë.

BE kërkon të vendosen sisteme të integruara rajonale të menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi.

Paralelisht me planin e investimeve Ekonomike për të mbështetur rajonin, Komisioni ka paraqitur udhëzimet për zbatimin e Agjendës së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor, që pritet të miratohet në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Sofje në nëntor 2020. Ai parashikon veprime ne pesë shtylla.

Këto janë, axhenda e klimës, duke përfshirë dekarbonizimin, energjinë dhe ekonominë qarkulluese (adresimin e mbetjeve, riciklimin, prodhimin e qëndrueshëm dhe përdorimin efikas të burimeve), biodiversitetin, me qëllim mbrojtjen dhe rivendosjen e pasurisë natyrore në rajon, uljen e ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës dhe krijimin e sistemeve të qëndrueshme të ushqimit në zonat rurale.

Dixhitalizimi do të jetë një mundësues kryesor për pesë shtyllat e mësipërme në përputhje me konceptin e tranzicionit të dyfishtë të gjelbër dhe dixhital.

15 komente në “BE shpall katër projektet që do të financojë deri më 2027 në Shqipëri”

  1. Sofje 2025 says:

    Fake news Tema, lol!

  2. Apollon says:

    Po pra, po u plotesuan kushtet…… Dhe kurre nuk do plotesohen!!

  3. George says:

    Lajm i gezueshem per njerezit me mend ne Shqiperi!

    1. Zeni says:

      Sa mend qe me paske ti George…po ku ke pare ti te behet buke me miell hua??!?!
      NUK E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EVROPA!

      1. luftar says:

        te paska ngelur ora i nderuar ndihma ndaji ne eshte ndihme qe ti te ngreshe nivelin ekonomik.saji ketyre nismash ne do te jemi shume shpejte ne ne se mirqenja ekonomike nona do te ngrihet shume shpejte se resuset Jane te shumta.

  4. Shenjestra says:

    Keto plane te BE-s do te behen patjeter.Keto do te bejen jeten me te bukur e me te lumtur popullin e Ballkanit.Sot ne ç’do qytet te shqiperise te shikon syri gjera te mbrekullueshme,qytete te zbukuruar me pallate dhe pedonale te bukura ku dalin e shetisin qytetaret gjithe qejf e kenaqesi.Keto ndryshime nuk ishin pare ndonjehere deri sot dhe i dedikohen pushtetit qendror e lokal per punen e madhe qe eshte bere.As kujt nuk i shkonte ndermend se do beheshin por ja qe u bene realitet.Keshtu do behen edhe ato qe parashikon BE-n per Ballkanin dhe Shqiperine.

  5. XXX says:

    Ne 20 vjet Kina dha mbi 100 miljarde dollare te kohes, per ndertimin e gati 12000 fabrikave e uzinave, per qindra e mijera avjone, tanke, rraketa, anije, baza dhe teknologj, per dy aerodrome te fortifikuar, per 3 hidrocentrale dhe dhjetra termocentrale, me mijera makineri e teknologji bujqesore, me mijera aparate e teknologji spitalore, bursa per mijera studente, teknike e ushtarake,
    Ndersa Europa me Ameriken ne 30 vjet,
    Zero rruge,
    Zero aeroporte,
    Zero hekurudha,
    Zero porte,
    Zero fabrika,
    Zero spitale,
    Zero teknologji bujqesore,
    Zero arme.
    200 miljarda borxhe qe si pa askush te hynin ato leke,
    Na kane hequr cdo te drejte ushtrie, vetmbrojtje dhe sovraniteti.
    Na ushqejne me lugen bosh te premtimeve 30 vjecare.
    Rropen me dobicet e politikes dhe oligarket cdo sektor strategjik te industrise, duke nxitur nje spastrim etnik te heshtur.
    30 vjet ne koliben e qenit jashte mureve te Europes.
    Procese te pafundme integrimi, qe maskojne kohen qe ju duhet te spastrojne etnikisht shqiptaret, nga rezervati i indigjeneve ku na kane lene mbyllur ne shtepine tone, ne Europe, rracat superiore qe konsiderojne Europen prone te tyre.
    Per Miqte qe duhet te kemi dhe per te drejten per te marre fryme, vendosin ata.
    Truri dhe bytha jone, peng i tyre.
    Ndofta skemi nevoje me as per ushtri, se nuk kemi me nje atdhe per te ruajtur, vetem vila Shkerdhenesh e Shkerdhitash.
    Shitem Shqiperine per Sherdhenet Shkerdhitat, Janullat, greket, turqit, arabet, vatikanistet, oligarket, borxhet, mizerjen dhe skllaverine poshteruese ku po japim shpirt.

    1. Lagartoja says:

      30 vjet me kinen e asnje parelli ne shqipri. 3 vjet me boten dhe Vefa beri rreklame ke f1. Sot ka parellinj qe nuk mendohej kurre ti kish njeri ne shqiperi

  6. Tartari says:

    Tregoni c’eshte ky gaysjellsi Trans Adriatik? Shqiperia ka nje gazjelles ne proces ku ka vite qe investohet, ai eshte gazsjellsi TAP me te cilin ne marrim gaz nga burimi Ayerbaxhan. C’eshte kjo linja Vlore-Fier? Kujdes nga investimet te cilat bien ndesh me prioritetet tona. Ne nuk duhet te marrim gaz nnepermjet te trete, te cilet nuk jane vende prodhuese gazi. Artikulli dhe artikullshkruesi jsheh therrimet e BE-se. Them therrime se per te tjera gjera kemi nevoje ne, te tjera financon Europa( ne fakt na jep borxhe).

    1. Tipi says:

      Or shok, do shperndahet nga linja e TAP per vendet e tjera te Adriatikut. Ne minimumi marrim tarife sherbimi/infrastrukture dhe taksa. KLM!

  7. Hahahahahaha says:

    XXX…..eshte normale ,, pse cfare kujtove TI …
    Si njerez pa dinjitet do vdesin te gjithe njerezimi kudo eshte ..ne Shqiperi Po e Po…dhe eshte mese normale ..futja nje shetitje me Biciklete,,,se e qehteson trurin…

  8. Kuq e zi says:

    Kur flitet per autorrugen andriatik-jon e keni fjalen per gjurme te re apo per vjedhje te sh1,sh4,sh8?
    Qeveri legen materniteti shkoni e shikoni autorrugen e kroacise vodhen sh8 apo ndertuan A1 nga e para dhe evituan helmimin e popullsise qe gjendej ne sh8
    ne rruget shtetrore eshte vendosur popullata me shekuj ju po i ktheni ne autorruge qe te shkoi kanceri ne stratosfere sepse skeni idene se ceshte qeverisja
    Ne be po i largojne autorruget nga qytetet kurse ju po i futni ne qender

  9. Vari Janullen! says:

    Po keto pemtime i kane bere qe para 30 vjetesh, por nuk ndodhen kurre. Sa here qe ne na ofrohet ndonje investitor si Kina, qe te ndertoje dicka strategjike, na e ndalojne kategorikisht dhe rinxjerrin premtimet e vjetra.
    Kuptohet, asnje vend nuk eshte terhequr nga investimet e Kines, pervec nje shteti langaraq si i yni. Flitet per nje nga investimet me te medha te gjithe kohrave, qe bashkon Boten me hekurudhe dhe autostrada, ne, si jevgjit.
    Ata te gjithe do te behen pjese e rrjetit te autostradave dhe tregetise edhe me Lindjen, ne do vazhdojme ne mjerim. Ata edhe ne Europe edhe me Lindjen, ne me askend, bythqira, por te lumtur te tundim flamurin e Perendimit qe tall Karin me ne.
    200 miljon dollare jane te ardhurat DITORE te tregetise mes Amerikes dhe Kines.
    Miljarda kub gaz vijne nga Rusia ne Europe, ne na ndalojne te eksportojme edhe dy domate.
    Investime kineze me triljarda dollare ne Perendim , nga rruget, urat, hekurudhat, teknologjia e deri tek futbolli, ne na e ndalojne , se helbete, prishemi.

  10. sytë nga usa says:

    e vërtetë – nëse këta dalin e shpallin dicka do të thotë që do të na duhen edhe 30 vite të tjera

  11. sytë nga usa says:

    e vërtetë – nëse këta dalin e shpallin dicka do të thotë që do të na duhen edhe 30 vite të tjera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje