Etilda Gjonaj: 38 raste korruptive i janë dërguar Gjykatës, me ngritjen e SPAK e BKH ndëshkueshmëri në të gjitha nivelet

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj thotë se “janë marrë 650 masa disiplinore për të gjithë ata të cilët kanë kryer shkelje apo abuzime me detyrën, apo korrupsion”.

Në studion e emisionit “Java në RTSH” ministrja Gjonaj, tha se “në rastet kur ka pasur indicie për korrupsion janë dërguar të gjitha çështjet në gjykatë dhe numërohen  rreth 38 çështje që i janë dërguar gjykatës”.

“Në vazhdën e rezultateve të taskforcës antikorrupsion tashmë është ngritur rrjeti antikorrupsion, i cili është një strukturë më e qëndrueshme ku janë kordinatorët antikorrupsion që do të atashohen në të gjitha agjencitë, të cilat perceptimin e qytetarëve për korrupsionin e kanë më të lartë, pra ndjeshmëria është me lartë si në prona, në tatime, dogana, inspektorate të ndryshme, shëndetësi, arsim”, – theksoi Gjonaj.

Këta, vijoi ministrja, janë vetëm në nivel qendror dhe pothuajse një numër i dyfishuar do të jetë në agjencitë rajonale që do të shërbejnë si avokatë të qytetarëve në rastet kur ka denoncime apo abuzimin në detyrë apo korrupsion.

“Kjo i përket masave të reja dhe së bashku me organet e drejtësisë SPAK, BKH, gjykatata e posaçme do të japin të gjithë mundësitë për të patur ndëshkueshmërinë në të gjitha nivelet. Rezultate ka pasur, por patjetër do të duhet më shumë punë, kemi një institucion të ngritur rishtaz siç është prokuroria e posaçme.

BKH ka drejtorin, por ende të paplotësuar të gjithë strukturën që do të kryejë të gjithë veprimet për çështjen e korrupsionit në aspektin penal. Në aspektin administrativ i kemi treguar rezultatet tona, do të duhet të bëhet më shumë patjetër dhe kemi jo vetëm vullnetin por dhe angazhimin për të ndërmarrë çdo masë ndëshkuese për ata të cilët bëjnë korrupsion”, – nënvizoi Gjonaj në emisionin “Java në RTSH”.

Më tej ministrja u shpreh se “SPAK ka patur një periudhë tranzitore dhe vazhdon ta ketë edhe për shkak të transferimit të një sërë dosjesh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, padyshim brenda juridiksionit të tyre”.

“Por, vetë SPAK që do të ndihmohet nga BKH sapo struktura të furnizohet me hetuesit dhe policët gjyqësorë do të ketë mundësinë që t’u japë prioritet atyre që janë çështje të mëdha. Deri në fund të dhjetorit që struktura e BKH të jetë e plotësuar do të kemi mundësinë që të kemi disa rezultate”, – tha Gjonaj në studion e emmisio.

E pyetur se në cilën pikë ndodhet reforma në drejtësi, ministrja Gjonaj u shpreh se “reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit mund të ecin vetëm bashkë. Në fund të fundit do të jetë reforma në drejtësi ajo që do të sjelli rezultatet e ndëshkueshmërisë dhe bashkimin e forcave në luftën kundër korrupsionit. Janë të lidhura ngushtësisht nuk mund ta konsiderojmë që mund të ecin veçmas”.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Etilda Gjonaj: 38 raste korruptive i janë dërguar Gjykatës, me ngritjen e SPAK e BKH ndëshkueshmëri në të gjitha nivelet”

  1. Guruja says:

    Po se bete ju e ben sala dhe ju do jeni paret se ju thoni qe politikanet shqiptar jane Virgjer ju keni fakte per florir vagona gerdec 21 janar parate ruse mbani se Shoku ta fut thelle guruja 🇺🇸.

  2. Albi Boston says:

    Zonje e nderuar,

    Ne tetor te vitit 2020, njerezit e thjeshte po vriten, goditen me thika, vidhen, rrihen dhe perdhunohen ne mes te dites, dhe ju keni paturpesine te flisni sikur jeta eshte normale. Qe shtet nuk ka, kete e kuptojme te gjithe. Prandaj kemi marre arratine ne cdo cep te botes. Se Salirat, dhe Edet, dhe Liket nuk mendojne asnje moment per njeriun e thjeshte, por vetem si te zhvasin popullin dhe te bejne miqte e tyre si veten. 30 vjet!!!!!!
    Sot e 30 vjet, njeriu nuk mund te jetoje ne nje anarki absolute dhe te ndihet sikur jeta eshte normale. Krimi eshte rruges, te mbyt, te vret, rreh dhe prdhunon……asnjehere nuk paguan, sepse ligji nuk zbatohet. Ata “punonjes” te drejtesise nuk bejne asgje ta zbatojne, sepse jane te pangopur edhe te pa ndeshkuar.
    Si nuk keni fare turp, qe dilni dhe shkruani, flisni per ligjet dhe drejtesine? Ju duheni shkulur me rrenje nga ai vend, se e keni cuar ne gremine.
    Dita juaj do vije. Per gjithe njerezit e punes qe kane vuajtur nga krimi I pandeshkuar qe ju e keni legalizuar si “normal” ne shqiperi. Pangopesia do paguhet, dhe bashke me kriminelet, ju qe I mbani gjalle do futeni ne te njejten qeli se e meritoni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *