Fundi i një filmi të parë me plehrat!

17 Tetor 2020, 22:28Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Po bëhet çdo ditë dhe më e qartë, se opozita kërkon të rikthehet në pushtet përmes zgjedhjeve të 25 prillit 2021, duke u bazuar tek propaganda e lajmeve të rreme. Rasti më i fundit, që lidhet me debatin për çështjen e plehrave, po e tregon këtë. Ky është modeli sesi mund të sulmosh një individ, një biznes, një qeveri dhe një mazhorancë për një çështje sensitive për interesin publik, jo për të zgjidhur një problem apo për të vendosur drejtësi por thjeshtë dhe vetëm, për të prodhuar politikë sa për politikë.

E kanë nisur lojën me plehrat dhe rreth plehrave, sapo qeveria e Kryeministrit Edi Rama futi këmbët në zyrë, pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013. E vijuan këtë lojë, atëherë kur sipas raporteve më të fundit të drejtësisë dhe medias italiane, LSI dhe PD tentuan që ta rrëzonin qeverinë socialiste pak përpara zgjedhjeve të 2017. E po i rikthehen temës së tyre të dashur dhe të preferuar, sërisht tani, vetëm pak përpara zgjedhjeve të radhës të 2021.

Është lehetësisht e kuptueshme që e bëjnë këtë, jo se kanë ndonjë qasje apo merak ekologjik, por thjeshtë dhe vetëm, si pjesë të luftës së tyre për pushtet. Nëse tema e plehrave do të ishte pjesë e një debati të gjerë publik, e programeve të tyre elektorale apo e shqetësimit qytetar, kjo do të ishte një çështje tjetër. Sepse tema të tilla janë në krye të axhendës politike të të gjelbërtve kudo sot në botë, e sidomos në kontinentin tonë ku partitë e këtij spektri, zënë sot një peshë shumë të rëndësishme në Parlamentin Europian.

Por kjo nuk ka të bëjë asfare me këtë qasje politike, mediatike dhe opozitare sot në Shqipëri. Debati rreth inceneratorëve të djegies së plehrave, u rihap këto ditë, thjeshtë dhe vetëm në funksion të fushatës elektorale. Thjeshtë dhe vetëm për zhurmë politike dhe propogandistike. Jo për ti dhënë zgjidhje. Jo për të demonstruar ndonjë projekt konkret apo një strategji ndryshe kombëtare, në trajtimin e mbetjeve pasi të vijnë në pushtet, në një vend që ka trashëguar një problematikë të jashtëzakonshme në këtë fushë.

Ky është një tjetër shembull se liderët politikë të PD dhe LSI nuk kanë një strategji elektorale, program alternativ qeverisës dhe ekip fitues. Nëse do bënin fushatë elektorale frymëzuese në çdo fshat e qytet të Shqipërisë, si ato që krijojnë uraganin e pandalshëm të fitores që çon tek rrotacioni i pushtetit, duhet të kesh shumë gjëra me vete. Duhet të punosh natë e ditë dhe nuk duhet të rrish brenda zyrave, skutave dhe restoranteve luksoze. Duhet të punosh me njerëzit dhe jo vetëm me propogandën. Duhet të përqafosh kauza morale, të cilat i beson dhe për të cilat lufton fort deri në triumf.

Për aq kohë sa minoranca ka ende mbi krye, të njëjtët liderë që i çuan në opozitë pas 2013, askush nuk mund të presë alternativa të reja nga një ekip politikanësh të vjetër. Ndaj kjo i bën që të mos i falen më lojës së dikurshme spektakolare në fushën e ideve politike, programeve ndryshe dhe alternativave frymëzuese. Por gjithnjë e më shpesh, po tregojnë se alternative e vetme që u ka mbetur është ajo e hileve, gënjeshtrave, mashtrimeve, fake news-eve, miteve të rreme dhe gjysëm të vërtetave.

Dikur nën drejtimin e Sali Berishës, lokomotiva e trenit opozitar ecte e sigurtë mbi shinat e tensionimit ekstrem të klimës sociale në vend dhe mbi parimin “përça e sundo PS”. Ndërsa sot nën drejtimin e Lulzim Bashës opozitarët tanë i janë falur vetëm strategjisë së propogandës së ngritur mbi mitet e rreme opozitare, në emisionet e debateve politike televizive dhe në rrjetet sociale.

Teknologjia e prodhimit të këtij lloj opozitarizmi, çuditërisht operon gjithnjë sipas të njëjtit skenar: E mbështjell gënjeshtrën më të madhe, me ambalazhin më të shkëlqyer dhe e çojnë për ta shitur publikisht në televizionin më të madh, nga njerëzit e tyre më të rëndësishëm. Derisa situata sqarohet dhe e vërteta del gjithmonë në shesh, as nuk skuqen, as nuk zverdhen e as nuk ndalen kurrë. Por vazhdojnë e vazhdojnë me të njëjtin zell. Me të njëjtin pasion. Me të njëjtin agresivitet e paturpësi, duke u bërë gati për shfaqjen e radhës.

Fundi pa lavdi i miteve të rreme opozitare erdhi gjatë zgjedhjeve lokale të vitit të shkuar. Meqë këtë radhë fenomeni po mer përmasa pandemike, vitin e ardhshëm do të kemi me sa duket, ceremoninë e lamturmirës së tyre. Ky është fundi i një filmi politik me plehra, që shqiptarët e kanë parë, edhe dy herë të tjera tashmë. E mira e vetme e kësaj radhe, është se kjo që po konsumohet këto ditë, është e treta e vërteta!

7 komente në “Fundi i një filmi të parë me plehrat!”

  1. saimir says:

    Pederasti Peza i nje milione eurove si gjithmone llafe e vetem llafe pa bosht. O gagac qe ne shkolle te mesme per pak ke ngel ne klase, po ndonje shpjegim ae ca ka ndodhur a na jep dot apo vetem llafe si gjithmone.
    Ferkoja rames se edhe ti per ne spak je.
    Urojme ta bejne punen ato spakerat e bkhrat e te na e shpjegosh mire ate punen e 1 milion eurove me rroge oficeri e gazetari.

  2. Plehrat says:

    Bravo Peza
    Kjo eshte e verteta e hidhur…

  3. Flutura says:

    Luli po tregon qe nga gjumi eshte cuar vetem tani qe e ka lakun ne fyt se po afrohet fushata
    A thua te kete valle ndonje budalla qe e ha kete corbe?!

  4. VL says:

    I pare i pare se jane po te njejtet qe akuzojne?
    Ping-Pong politik!

  5. Delenxhijte e opozites says:

    BRAVO FREDI…

  6. Dhe ky surrat ka surrat te na kerkoje votat says:

    lulja sulmon per plehrat, qe te harrohen cfare beri me biznesin familjar te plehrave. Fusha te mbushura me plehra, ja per kete i merrte parate kunati. Landfill ose mbush fushen me plera dhe aty shkonin, rome, bageti, minj, qelbesirllek. Pastaj i fuste nje te djegur dhe vu parate Luli kunatit. Po keshtu landfill ne qender te Tiranes, mbushi me balte sheshin Skenderbej dhe i futi parate ne xhep sikur kishte bere punime te medha. Ky hajdut duhet kalbur ne burg.

  7. ce says:

    Leshilikes i Nafije dybekut ne mjerim te plote po interesohej dje per naftetaret, pika , u ka ardhur fundi. Gruaja me gojepiset e planetit, dhe me e urryera ne Shqiperi ka ikur per lesh, i kane bere lavazh trurit bashke me heqjen e bajameve. Flet mrroklla, kaeizma zero, niveli intelektual zero, nje tufe sharebajgash rreth vetes me Kejdi dhembcakallen ne rruge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje