Lulzim Basha, si Ilir Kulla

17 Tetor 2020, 17:18Politika TEMA

Pas publikimit të fakteve mbi lidhjet e hershme me monopolet e trajtimit të mbetjeve në kohën kur drejtonte bashkinë Tiranë dhe dokumentit për ndërtimin e një impjanti që “do të groposte kazanët e kontenierët nëntokë”, kreu i PD-së ka shkuar në një “shkallë më lart” të delirimit.

Në daljen e tij publike tek Arjan Çani, ai u bë “homolog” me përpjekjen e ish-këshilltarit të Ilir Metës, Ilir Kulla, i cili arriti të publikoi në një portal fantazëm në Itali, një fakenews për gjoja ardhjen në Shqipëri të një ngarkese të madhe me mbetje toksike.

Fake news që u zbulua nga hetimi i drejtësisë italiane, që zbërtheu të gjithë skemën e publikimit të tij për të hapur panik dhe shkaktuar një skandal për të rrëzuar qeverinë shqiptare.

Basha tha se në inceneratorët e Shqipërisë do të depozitohen mbetje që vijnë nga vende të tjera. Një deklaratë e fortë, e cila nuk mbështetet nga asnjë burim, nga asnjë dokument, nga asnjë fakt, por ja faturon atyre që i quan ekspertë e që janë pjesë e militantëve të selisë blu.

“Pyetja këtu shtrohet: çfarë plehrash do të digjnin këta që kushtojnë kaq shumë?! Dhe përgjigja që ekspertët i kanë dhënë është se kjo është pjesë e një afere për të sjellë, për të importuar plehra nga jashtë!”, ishte fraza e Bashës.

Një deklaratë absurde dhe abuzive e një delirimi më shumë sesa politik. Pasi kemi të bëjmë me një fake news tipik abuziv, por që shtrohet nga “kandidati për kryeministër”.

Importimi i mbetjeve nuk është një gjë që bëhet as me “çanta” e as me “makina”, aq më shumë që nëse ndodh do të përfshijë shtete të tjera, me negociata e marrëveshje, por që në një hapësirë e kontrolluar e zonës së Bashkimit Europian, gjëra të tilla jo vetëm që nuk ndodhin por as nuk çohen ndër mend.

Vendet e zhvilluara, trajtimin e mbetjeve e kanë axhendë kryesore të menaxhimit të administrave lokale dhe qeverive dhe madje është vënë standard i lartë mjedisor nga Brukseli.

Deklarata të tilla “toksike”, përveç se helmojnë opinionin publik, ulin realisht nivelin e debatit politik në vend.

Dhe siç dihet tashmë e është aksiomë, dizinformacioni bëhet për të fshehur një ose më shumë zullume, apo edhe për të bërë të tjera më shumë.

Nuk është fare rastësi, që e gjitha kjo çakërdisje ka ardhur pikërisht pas publikimit të të vërtetave të hidhura mbi çështjet e trajtimit të mbetjeve nga qeveritë në kohën e qeverisjes së PD-së, ku janë zbuluar edhe lidhjet e ngushta e konfliktit të interesit…(Shqip)

11 komente në “Lulzim Basha, si Ilir Kulla”

  1. Beni says:

    Kur mbetesh i dhjete si ky kelyshi i Saliut fillon e kujis kot si kujiste Saliu. Uroj qe keta plehra te mos hyjne kurre me as ne parlament e as ne politike! SHQUPETARE MOS I VOTONI PLEHRAT E SALIUT DHE METES.

    1. Grek Magjupi Racist says:

      Rroft Partya Demokratyke, Dhis is e Mirakell of Fridom. Rroft Saly Berisha, Like Gold AG, Lul Autistrade n humnera!!

  2. Lanabregesi says:

    Te meresh Lulin eshte njesoj si te meresh me babalen,Luli dhe pd e kane kthyer politiken ne babalizem,per kete kane angazhuar dhe kazanin mediatik,I cili fatekeqesisht ne 90% te medias eshte babaluzuar.

  3. Dajti says:

    Opozita dhe media,me perjashtime te pakta,mashtrojne publikun cdo dite me shprese se ne kete menyre do kthehen ne pushtet,po harrojne se genjeshtra i ka kembet e shkurtra,prandaj do rrine gjate atje ku jane.

  4. lini says:

    Ky don shpulla cdo dite
    nje here ne muaj
    ketij kerrici nuk i ben fajde
    ose fundja kush ta takoj
    te ja heqin nga nje shpulle

  5. emigrante says:

    Ai qenka zgjuar ke plehrat diteziun bashke me ate plehun tjeter

  6. kujtimi says:

    More po ashtu, se e harruam fare, po prokurori a kemi valle? Kthejeni more llallen se ishte lule ne krahasim me kete debilin cela. Po ku e gjetet more aman, nje prokuror i denar per mos kryerje detyre dhe djali i nahipit na e ben kryeprokuror. Po cfare morali ka ky debil tu kerkoje llogar vartesve kur vete nuk zbatonte detyrat dhe u denua per kete. Turp per institucjonin qe ai drejton dhe aq me teper turp per kuvendin dhe kryetarin e tij, te cilet nuk e shkarkojne ne vend. Keshtu nuk behet drejtesia, jo me e re por as e kohes se llalles.

  7. Zigur Qarri says:

    Jane te dy nga i njejti kazan.

  8. Askushi says:

    Ik o Lulush mcifu.ke surrat e fol akoma.turp turp

  9. Lasgushi says:

    O Mero! Pse nuk meresh me krimet e Ilir Kulles dhe De Gregorit,ndaj Shqiperise.Pse nuk ndiqen nga prokuroria dhe policia.Ilir Kulla,ky uturak i Nanos,Berishes,Metes dhe fanatikeve islamiste,qe mundet ti sjelle edhe shume dema Shqiperise,te pakten prej jush duet ti qe mbyllur goja.Lere Lulin ne avazin e politikes,mos harxho energji.Lere te beje ndonje placke.

  10. Koti says:

    Këshilli i oturakëve:
    llir Kulla oturak i Nanos, Luli oturak i Saliut, Shkullaku oturak i Lulit, Fevziu oturak publik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje