Me Metën dhe Ramën, e majta jonë “klasike” mbyll ciklin

Nga Ben Andoni

Me sherrin, degjenerimin dhe performancën e dy liderave të së Majtës aktuale shqiptare, Ilir Meta dhe Edi Rama, Shqipëria e mbyll ciklin e kësaj të Majte. Pas zgjedhjeve të Prillit, Shqipëria për inerci mund të ketë sërish Edi Ramën (gjasat e të cilit po zvogëlohen disi paçka performancës tejet të dobët të liderit të opozitës), por asnjëherë nuk do të jetë më si më parë. Për këtë është kujdesur fillimisht Ilir Meta, duke ia përçudnuar ideologjinë LSI-së, partisë së vet duke e kthyer në një parti të etur për pushtet dhe rehatim militantësh.

Është e vërtetë që çdo parti lufton për pushtet, por jo duke shkelur parimet, siç ai e ka bërë rëndom. Sa i përket të Majtës së Edi Ramës, lehtësisht mund të shikosh demokracinë e brendshme të munguar, simbolikën e partisë dhe ciklin e reformave të tij për të kuptuar se e Majta e Sotme e PS-së, që përfaqësohet prej tij, ka humbur de jure dhe de facto ngjyrën, kurse ai është kthyer pak e nga pak në një lider autokratik.

Çuditërisht reformat e tij, që duhet të ndihnin në masë njerëzit e varfër dhe shtresën e mesme kanë ndihur vetëm një kastë, e cila forcohet e forcohet dhe merr e merr pushtet, që është në fakt përtej të Majtës e të Djathtës bashkë. Ata janë e mbeten të paprekshëm.

Kurse varfëria, e cila është rritur frikshëm sot dhe pamundësia e strukturave për ta menaxhuar atë, përveç propagandës që zbardh gjithçka, është tejet e lodhshme. Dikur gazetari i njohur Montanelli e thoshte me një lloj eufemizmi, këtë lloj stadi të ri të së Majtës: “Si ka mundësi që sa herë vinë të Majtët në pushtet, shtohen të varfrit?!”

Pa hedhur poshtë vlerat e pamohueshme të së Majtës dhe atë që përfaqëson por edhe ringritjen që i ka bërë vendit, pas dërrmës së të Djathtëve, ajo më shumë po lufton t’i marrë kauzat kësaj të fundit. Dhe, jo më kot, për pronën, identifikimin me të përndjekurit, strukturën dhe institucionet lufton më shumë e ”E Majta” sesa “E Djathta”, e cila i ka pasur në program, e që tashmë diskursin e vet e shtrin mirëfilli në atë politik-populist.

Filozofi polak Leszek Kolakowski, në një analizë të qartë për të treguar diferencat e ideologjive, shkruante se: ”Në të dyja sistemet e Majta përpiqet t’i bazojë mundësitë e saj në eksperiencën dhe prirjet evolucionare të historisë; ndërsa e Djathta është shprehja e kapitullimit përballë situatës së momentit.

Prandaj e Majta mund të ketë ideologji politike, ndërsa e Djathta nuk ka asgjë përveç taktikave. Brenda kontekstit të të dyja sistemeve, e Majta e di se çdo liri njerëzore plotëson një dëshirë të caktuar, por se ekziston edhe nevoja për lirinë si të tillë. E Majta nuk ka frikë nga historia. Ajo beson në fleksibilitetin e marrëdhënieve shoqërore dhe të natyrës njerëzore—në mundësinë e ndryshimit të tyre”.

Kjo është realisht sesi duhet të ishte E Majta, por Shqipëria e sotme është në diktatin e sherrit Ilir Meta dhe Edi Rama, që përpos të tjerave e kanë kanalizuar vendin në një udhë, e cila duket shumë e gjatë drejt integrimeve dhe shumë e shkurtër drejt këtij stadi, që është fundi i të ashtuquajtur të “Majtës” klasike shqiptare.

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Me Metën dhe Ramën, e majta jonë “klasike” mbyll ciklin”

  1. Trebeshina says:

    Ben Andoni gazetar?!,thot shume per te mos thene asgje,gjithe merakun e ka te jet i barazlarguar se sa te thot te verteten.

  2. George says:

    Nje pyetje: “A jeton ne Shqiperi ky Ben Andoni, apo i dergon teorite filozofike nga Kozmosi?
    Ne harkun e 100 vjeteve, Shqiptaret u perpoqen te ndertojne nje shtet monarkist, deshtuan;
    u perpoqen te ndertojn e nje shtet socialist, deshtuan; po perpiqen te ngrene nje shtet demokratik,
    po deshtojne dita-dites.

    Ne Shqiperi, si ne cdo vend te varfer te botes, historine nuk e bejne partite, qofshin te djathta,
    qofshin te majata, e bejne personat. Konkretisht ne fushen polittike te Shqiperise operojne dy persona:
    Sali Berisha, te cilin Genc Ruli e detyroi te heq masken dhe te deklaroje se “do ta vazhdoje luften deri ne fund”, duke nxjerre ne skene dy figurat me te kompromentuara te tij, Lulzim Bashen dhe Ilir Meten

    dhe tjetri: Edi Rama me levat e pushtetit legjislativ (shumicen e deputeteve ne Kuvendin E Shqiperise) dhe pushtetin ekzekutiv (me ministrat dhe kryetaret e bashkive), i cili i ka vene gjoksin cdo fatkeqesie qe i ka rene shqipatreve, se findmi edhe pandemise Boterore Covid 19.

  3. 💩💩💩💩💩💩💩💩💩💩💀👎

  4. Bashkim says:

    Baci. Kulaci. O O O Beni ecen vete kudo partia ne pushtet keshtu funksionon kryeministri drejton me vizionin e tij dhe ne zgjedhjet e reja largohet po qe se nuk ka rezultate po me vote. Smund te kete demokraci ne pune e siper. Kryeministri po nuk punoi humbet ne votbesim ne parlament perndryshe zbatohet vetem vizioni i kryeministrit deri ne zgjedhjeg e radhes. Shembujt jane pafund dhe insinuatat per Edi Ramen i ke te gabuara sepse ne situaten e krijuar jo vetem nga natyra por dhe opozita dhe pozita presidenciale ai eshte I DUHURI DHE I VETMI QE MUND TA SHPETOJE SHQIPERINE. Ju kujtkni se EDI RAMA duhet te fuste ne burg kete e ate duke harrur qe ne burg te con drejtesia jo kryeministri. DREJTEZIA PO REFORMOHET FALE EDI RAMES ME MBESHTETJE NDERKOMBETARE GJE E CILA I JEP MERITAT ME TE LARTA QE MUND TE KETE NDONJE BURRE SHTETI NE SHQIPERI. E sigurte qe po nuk vazhdoi Edi Rama edhe kete here reforma e sigurtr qe eshte e vdekur. TA DISHE TI BENI QE NUK ECEN VETE QE EDI RAMA ESHTE I DENUAR TE JETE KRYEMINISTER DERI TE PAKTEN NE 2025 KUR PERFUNDON EDHE REFORMA

  5. Analize shteruse si gjithmon nga ky gazetar says:

    idiotski komplet ky gazetarski allbanac, por ky ben sikur nuk e kupton qe eshte trendi qe shtaqen vetem lideret e partive.
    Ky gazetaruc pse merret vetem me Ramen dhe Meten? Te jete e rastesishme qe e anashkalon Bashen? Na i rrufsh, se e kemi yll Hollivudi, por do ti thoja qe meqe zgjedhjet qe po vijne nuk i fiton, te shkoje te luaje nje film ne Amerike qe ti rritet popullatiteti dhe pastaj te kandidoje, se fitoren nga dy kategori e ka te sigurte, femrat dhe meshkujt gej do jene elektorati i padiskkutueshem i tij.

  6. Konica Usa says:

    O Ben,nuk behet gazetari me oportunizem,mos lendojme x ose y,i bejm te gjithe te barabart dhe jemi ne rregull,jo z.gazetar,Ilir Meta eshte kapur duke vjedhur,kurse ortaku i tij Sali Berisha ka vrare keto 30 vjet sa I ka dash qejfi dhe nevoja,kurse Edi Rama asnje nga keto te dyja.

  7. Roberto says:

    Ky i shkreti eshte loqe komplet. Do te jete protagonist por ja fut pordhes kot. Andikapat njeri.

  8. Vicidoli says:

    Ky Ben koqja bane si kur shkuan ndonje gja por asht fare idiot,une habitem kush i paguan keto per keto budalleqe qe shkruan

  9. Stape Pashi says:

    O Beno…..Po të ishte autokrat Edi, bashkfashatari i Çellës tënde, ku do ishe ti tani? A do ta mbante bytha të thoshe këto budallallëqe që ke katranosur në këto rrjeshta. Natën o Beni i Çellës, që disa e dinë ku ka punuar.

  10. Stape Pashi says:

    O Beni mendjetredhur. Po si e mbyllka ciklin e majta se largohet prej saj Iliro-monika hajduti. Po kështu, more birbua gjysëm Vunjotës, e majta forcohet, nuk dobësohet.

  11. sinan bregu says:

    E majta e mbylli ciklin e saj, e thote mire Beni. LSI nuk ka me prej vitesh,ajo eshte nje grup hajdutesh,kurse rilindja e rames eshte khyer ne oligarke. Eshte kjo arsyeja qe Rama do te humbi thelle sepse e ka shkatrruar PS. Pas zgjedhjeve te prillit duhet te krijohet nje PS e vertete qe ta marre pushtetin dhe tu sherbeje shtrsave te varfera. Realisht ne Shqiperi kemi vetem te djathta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *