Modeli muskuloz që besonte se Covid nuk ekziston vdes pas infektimit nga virusi

Një influencues i njohur në rrjet për mbajtjen e trupit në formë dhe stilin e shëndetshëm të jetesës, i cili pretendonte gjithashtu se Covid-19 nuk ekziston, ka vdekur në moshën 33 vjeçare pasi u infektua nga virusi gjatë një udhëtimi në Turqi.

Dmitriy Stuzhuk nga Ukraina kishte dalë nga spitali për t’u kuruar në shtëpi pasi rezultoi pozitiv me koronavirus. Por disa orë më vonë ai u risoll me urgjencë pas përkeqësimit  të rëndë.

Për 1 milionë ndjekësit në rrjetet sociale 33-vjeçari dukej gjithmonë në formë të shkëlqyer fizike, teksa promovonte aktivitetet sportive dhe jetesën e shëndetshme.

Por ish-gruaja dhe nëna e tre fëmijëve të tij children, Sofia Stuzhuk, njoftoi sot vdekjen e Dmitriy duke thënë se koronavirusi kishte i shkaktuar komplikacione në zemër dhe dështimin e saj.

Pas infektimit fillestar Dmitriy shkruante për fansat: “Dua të ndaj me ju mënyrën sesi u sëmura .. Unë isha nga ata që besonte se Covid nuk ekziston …derisa u sëmura dhe vetë”

Më tej ai u thotë fansave: “COVID-19 nuk është një sëmundje e shkurtër! Dhe është e rëndë”

Dmitriy thotë se ishte zgjuar në Turqi me qafë të enjtur dhe vështirësi në frymëmarrje. Kur u kthye në Ukrainë u diagnostikua me Covid-19 dhe u shtrua në spital.

“Spitali ishte i mbushur me njerëz kështu që unë duhet të kurohesha në korridore”, shkruan ai më tej.

Pas tetë ditësh ai tregon se u lejua të dilte nga spitali i tejmbushur i kryeqytetit Kiev. Por disa orë më vonë ai ishte risjellë aty në gjendje të rëndë teksa Sofia tha se ishte pa ndjenja.

Sofia – e cila është gjithashtu e njohur në rrjetet sopciale me 5 milionë ndjekës – shkruante se ai po luftonte për jetën: “Dima (Dmitriy) ka probleme me sistemin kardio-vaskular … zemra e tij nuk po e përballon dot”.

Ajo tha se mjekët kishin arritur një herë të rivinin në punë zemrën e tij, por më pas njoftoi vdekjen.

Çifti kishbin tre fëmijë David, Lola and Olivia. Më i vogli është nëntë muajsh.

Ata raportohet se ishin ndarë gjashtë muaj më parë prej “tradhtive, sherreve dhe stresit” por ishin bërë përsëri miqësorë së fundmi.

3 komente në “Modeli muskuloz që besonte se Covid nuk ekziston vdes pas infektimit nga virusi”

  1. aleko says:

    me kete gjoks qe ka ky supozohet te kishte zemer shume te forte…cudi si mund te vdes nga zemra ky burre?..

  2. Denis says:

    Aleko, varet nga jeta qe bente, se dhe pse merrej me sport dhe aktivitet fizik, po me shume mundesi ky ka perdorur drogera qe ja kane lodhur shume zemren, gjithsesi u prehte ne paqe se ishte shume i ri

  3. Luli says:

    KOVI 19 nuk pyet per trupat muskuloz i ke apo jo,pote zuri haroje trupin shiko shpeton apo jo nga vdekja
    Nuk duhet mare me shaka Njeriu eshte si tullumbace qe po e cpove i dele ajri
    Keshtu bene edhe KOVI te cpon mushkerit edhe Zemren dhe shkon per Lesh tek Varezat bashke me te tjeret
    Njeriu nuk eshte asgje para virusve te vegjel qe nuk shihen me Sy

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *