Shpresoj që Edi Rama të mos e kishte me Shkullakun!

17 Tetor 2020, 20:16Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kryeministri Edi Rama bëri sot një fact–checking, pas një debati në studion e Blendi Fevziut, me një nga polemizuesit kryesor në atë emision, Armand Shkullaku. Duhet të pranojmë që kjo është një praktikë e pazakontë, pasi zakonisht fact–checking bëhet ndaj fakteve që thotë kryeministri apo një zyrtar i lartë në debatet publike, dhe jo ndaj atyre që thonë gazetarët.

Por meqë emisioni i Fevziut ka një format ku gazetarët nuk pyesin, po debatojnë, ka kuptim dhe ky gjest.

Nuk dua të bëj ndonjë koment për pështirosjen publike të prodhuar nga ky emision, pasi nuk është ndonjë kurth as për Ramën, as për të tjerët. Të gjithë e kanë të qartë ku shkojnë dhe shkojnë të vetëzhyten  në atë baltë, ndaj dhe duhet të na i kursejnë ankesat ndaj njëri- tjetrit, pas emisionit.

Ajo që dua të nënvizoj, është qasja e kryeministrit ndaj një fakti të pavërtetë, për të cilin Shkullaku këmbënguli në emision.

Ajo që më tërhoqi vëmendjen në polemikën e sotme të Edi Ramës, ishte për herë të parë goditja e një fenomeni hipokrit në shtypin qëndror shqiptar, në diferencën e qëndrimeve mes pronarëve të medias dhe gazetarëve të punësuar aty.

Kjo shkollë, që në fakt është shkolla më gjobëvënëse e shtypit shqiptar, është e ngritur në perfeksion në TV  Klan. Falë dhe kontributit të Edi Ramës dhe paraardhësve të tij, që nga Ilir Meta, Sali Berisha e Fatos Nano.

Stili gjobëvënës i TV Klanit, është që pronari i TV Klan bën biznese dhe pazare gjithë ditën me pushtetin dhe biznesmenet, dhe në të njëtën kohë, ka krijuar disa institucione zhurmuesish, siç është emisioni i Fevziut, ku gjoja ballafaqohen të vërtetat, por vetëm në nivel politik, jo aty ku ndodhin.

Edi Rama pjesën më cinike të reagimit, kishte pikërisht video dokumentarin e TV Klanit dhe ABC Neës, kur ishte pronë e TV Klanit e drejtohej nga Shkuallku, që lavdërohet inceneratori i Elbasanit. Natyrisht është dokumentar me pagesë. Është një shumë e majme që pronarët e inceneratorit i kanë ofruar Aleksandër Frangajt, ndërkohë që një pjesëtar i rrethit familjar të tij është pjesë e këtij biznesi.

E njëjta gjë është dhe me rrethin e njerëzve që drejtojnë Top Channel-in, por ata të paktën janë të sinqertë dhe kanë politikë editoriale të qartë pro projektit të inceneratorëve, dhe nuk bëjnë këtë lojën e Sandrit, që vet merr lekët nga ky biznes, ndërsa gazetarët e tij ngrejnë pikëpyetje, shpesh dhe të pasakta për atë që ndodh.

Kjo shkollë gjobëvënie e TV Klanit, ku një emision bën policin e keq, dy bëjnë të mirin, dhe pronari bën parambledhësin, është identiteti i atij televizioni dhe përdhunimi i gazetarisë, opozitarizmit, bile dhe pro-qeveritarizmit në media.

Në këtë aspekt, janë tërësisht të pangjashëm. Vetëm tek ata ndodh që gjithë produkti televiziv përdoret që t’i bjerë telefoni pronarit nga ndonjë biznes i madh apo qeveritar, dhe ai pastaj të menaxhojë situatën kundrejt pagesave. Vetëm Frangaj ka arritur t’i trajtojë produktet e veta televizive si qen gjahu, që i sjellin atij prenë në pritë.

Në këtë aspekt, unë jam gati ta mbroje Shkullakun për pasaktësinë e tij rreth inceneratorit të Elbasanit, nëse e ka pas nga mungesa e informacionit, por nuk mund ta justifikoj të qënurit pjesë e një medie korruptive, kur e di që pronari i medies, është dhe pak pronar dhe shumë përfitues i asaj për të cilën ti po flet.

Armand Shkullaku nuk ka lidhje personale me inceneratorët, nuk është përfitues prej tyre, dhe ka gjithë të drejtën të hetojë atë kontratë dhe funksionimin e saj. Por nëse dëshiron ta bëjë, duhet të ulet ta bëjë vetë.

Atëhere do t’i dalë para pronari i tij dhe shokë të tij, e pastaj duhet të marrë një vendim se çfarë duhet të bëjë.

Kjo panorama opozitare tek Fevziu dhe pastaj gostia pas darke, janë në fakt identiteti i vërtetë korruptiv i TV Klanit, i cili përpiqet të duket pro-qeveritar, pasi ka një emision lajmesh konformist propagandistik dhe pastaj ka një sërë emisionesh linçuese progandistike, si për të treguar se Sandri e ka shumë të vështirë t’i përmbajë “kollosët” e vet në rresht, po nuk pagoi qeveria apo biznesi.

Edi Rama e kishte drejtuar prozhektorin pikërisht tek kjo pikë. E meqë e ka çuar aty, duhet të njohë dhe krimet e veta në këtë histori, pasi ai dhe paraardhësit e tij, e kanë prodhuar këtë fenomen.

TV Klan dhe media e madhe shqiptare, është një piramidë që shkërmoqet, nëse kryeministri i këtij vendi, kushdoqoftë ai, nuk u hap telefonin pronarëve të tyre. Por meqë tani është vonë për këtë gjë, është mirë që letrat të mos hapen vetëm kur kap ndonjë gënjeshtër të Shkullakut. Ai të paktën nuk të vjen në zyrë për ndonjë nder.

Problemi janë ata dy të tjerët, që pas emisionit të Shkullakut, vijnë për nderin e radhës e të shfajësohen pa ua kërkuar, se nuk kemi “çfarë t’i bëjmë atij Shkullakut, se ja futi kot”.

21 komente në “Shpresoj që Edi Rama të mos e kishte me Shkullakun!”

  1. Vjosani says:

    Te vertetat therese per nje biznez genjeshtre prej dekadash!
    Te lumte dora!

    1. Kelmendi says:

      Zakonisht fact–checking behet ne Angli ose Amerike z. Baze. Ne shqip i thone ballafaqim te dhenash. Mosperballja me edukumin e vertete dhe mungesa e kritikes serioze u ka errur syte dhe harroni qe nje gazetar ngelet gazetar: gjuha eshte njera nga domosdoshmerite e profesionit. Derisa te persosi njohjen dhe kuptoje remdesine e saj ngelet nje gazetaluc.

  2. Kapelja says:

    Problemet e Shqiperise jane :
    1. Politika e korruptuar
    2. qe perdor median e korruptuar prej lekeve te politikes : Rames,Berishes,Metes
    3. te cilet perdorin gjykatat dhe gjithe sistemin e drejtesise per te mos u ndershkuar.
    Pra keto tre segmente jane perfqesuesit e krimit ne Shqiperi interesat e tyre jane te lidhur me njeri tjetrin.
    Klani , Top-Channel e te tjera kanale jane medie qe financohen prej politikaneve . Erion Veliaj p.sh con kasetat e regjistruara prej tij qe keto kanale ti publikojn.

  3. vezhguesi says:

    Analize e sakte dhe e vertete z.Baze!Ndaj edhe Edi behet shpesh here pale me Rakipllaret,Shkullaket e Vangjelet sepse vet i kone ata si kone e ata duke mospatur as me te voglen etike e as me minimalen e komunikimit me nje personalitet duke e kthyer debatin ne nje pazar qensh ku ndigjohet ai qe ka zerin me te larte!Fevziu eshte ideatori i kesaj katrahure mediatike ku vetem gazetari nuk prodhon!Ne fund te fundit keto jane dritaret e kazanit mediatik e ndoshta ai ka nevoje per to ,ndaj edhe shpesh bie pre e injoranteve si Rakipllaret,Fezi.aret dhe Vangjelaret ndonese kete te fundit nuk e la shurra e Sandrit duke e lagur te terin!

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Emisioni Opinion,ka filluar te quhet emisioni “Babale”

  5. Kruja says:

    Per here te pare doli me qarte se Edi Rama eshte pjese e asaj kakofonie ne TV Klan. Ai e di qe ato emisione jane per te terhequr shikues. TV Klan e ben per te marre para kurse Rama e ben per te bere show-un e radhes dhe fituar ndonje vote.

    Pra Rama me Frangajn jane ORTAKE.

    Me vjen shume keq qe nje kryeminister te arrije ne ate pike te ulet duke u gelltitur brenda KAKOFONISE se disa pseudo-gazetareve ne TV Klan.

    Z. Kryeminister!

    Hiq dore nga keto emisione mostra qe behen per para. Aty nuk gjen vend e verteta por keqinformimi. Ju, si kryeminister, mund te tregoni te verteten me PUNE sepse populli e kupton kush punon. Ju nuk kini nevoje per TV Klanin por mesa duket jeni ORTAKE.

    Vazhdoni, ju vajte per ‘hajer’ por t’a dini se Populli nuk eshte budalla, ashtu sikurse e thoni edhe ju. Populli po ju ndjek, por ne TV Klani ju po humbisni ne vend qe te fitoni vota.

    1. Nik says:

      Te lumte “Kruja” i ke rene drejt!

  6. Edi says:

    Duhet veting edhe per gazetaret qe jane pasuruar ca si shume megjithse me nivel medioker..

  7. Lik says:

    Ke te drejte o Baze…faji qe, apo gjithmone ka qene I KM qe ushqen kazanin e Opinionit nderkohe qe ka marre persiper te reformoje mediat qe…per hir te vertetes nuk jane te publikut.
    Rrofte shtypi I lire dhe I pavarur!

  8. pa vlere says:

    Bravo Mero!
    Po per Televizionet, si rasti Ylli Ndroqit, si Aleksander Frangaj, apo Musabelliu, nuk ka VETING?
    Po SPAK shkon vetem ne Lac, Shkoder, Shijak, Durres, dhe nuk shkon ne TV ne Tirane?

  9. demokrati says:

    Jo vetem shkullak e kompani, por edhe zonja ishte ne pozita te nje infatilizmi gazetaresk ne rastin me te keq por ne ate real zonja eshte pjese e nje zinxhiri europian te fytyrezirjes dhe baltehedhjes mbi Shqiperine.Dhe kjo behet me plot devotshmeri dhe injorance nga shqiptaret zi zonja. Cfare eshte BIRN? Nje rrjet i gazetareve hulumtues apo nje rrjet dizinformacioni? Ne rastin e Shqiperise me keq. Eshte e trishtueshme kur vende te BE mobilizojne mjete, logjistike, para , dizinformacion kunder nje shteti me plot probleme te ngjashme si ato qe shqetesojne nje pjese te mire te BE por fare pak Holanden qe eeshte flamurmbajtesja e histerise albanophobe ndaj Shqiperise qe amplifikohet ne prag bisedimesh. Eshte SKANDALOZE qe nje qeveri e tille apo segmente brenda saj kane nje qendrim racist ndaj shqiptareve. Shqiperia nuk eshte Surinami i saj ne Europe. NJe djalosh i vene ne shtrengese ne rinin e hershme si kryetari i PD nuk do te behet administratori i deleguar i Holandes ne Shqiperi. Ka nje fushate dizinformimi te paprecedente , qe eshte e ngjashme me fushatat sovjetike te shantzhimit te qeverive te ish bllokut lindor, qe po ushtrohen ndaj qeverise shqiptare qofte per arsye gjeostratehjike qofte edhe ne arritjen e qellimeve afatshkurtra si zevendesim qeverish. Holnda nuk mund ta beje ate me Rusien qe i vrau qytetaret e saj mbi qiellin ukrainas por kerkon te bejet faktor me Shqiperine e vogel. Nje gje e trurpshme ka ndoshur kur nje reviste shume e njohur turistike e botuar ne nje kyeqytet europian qe kishte si objekt turizimin ne Mesdhe kopertinen e kishte Mafia Shqiptare, nder te tjera Palermo si perfaqesues e Italise pershkruhej si oaz i kilunarise se shendetshme. Nuk gaboj nese emri i zonjes dhe i nje trashaluqi qe e paraqet krimin inflantil shqiptar si me te sofistikuarin ne bote te jene nder investiguesit qe qimen e bejne buall per te marre rrogen ne funksion te ngritjes se mitit te rreme te mafias shqiptare qe ve ne rrezik sigurine europine. Idiotet e dobishem shqiptare as kane munguar dhe as do te mungojne por shkullaku, bejtja, lubonja, bushatijane po aq te sofistikuar ne gjobvenie sa edhe padroni i tyre, ndersa per cilesia e dizinformacionit jane si kete nxjerre Gebelsi nga hundet. Qeveria shqiptare duhet te ndjeke penalisht ate reviste, ndersa ambasadoret shqiptare ne Europe hane bar ndersa histeria albanophobe eshte ne kulm.

    1. Bureto says:

      Bravo @demokrati! Uroj të të lexojnë ata që duhet. Mbase dhe i dinë, por mirë bëhet që, herë pas here, ca gjlra dhe t’u kujtohen. Sidomos Ministria e Jashtme, e cila në këtë fushë, është nën nivelin zero. Se po të ishte ndryshe publiku do duhej të informohej kur është rasti i reagimit të ambasadorëve të Shqipërisë në ato vënde ku ndaj vendit të tyre, nga qeveri të ndryshme, direkt apo nëpërmjet mediave të tyre, dezinformojnë publikun europian e më gjerë, duke nxirrë realitetin, sigurisht kur ai realitet në ato raste nuk është i tillë. Nëse nuk është dora e qeverive ku botohen shkrime keqdashëse, për më tepër të pavërteta, a njihet ndonjë rast përgënjeshtrimi nga ana e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për çështje serioze apo sensitive. Trupa jonë diplomatike nuk duhet të harrojë se është aty ku është si shërbëtore e interesave të shtetit dhe publikut, nga tsksat e të cilit paguhet. Por jo për të vegjetuar.

  10. Anila says:

    Z.Mero Baze jeni nje gazetar shume profesional, shume i zgjuar, shume i mencur trim dhe i pa trembur.
    Ke qendruar burre qe ne kohen e Berishes qe cfare nuk te beri Ty dhe familjes tende ky Horr plak dhe i peshtire qe ta CB mbullte gazeten tende por gazeta mbijetoi fake profesionalizmit tend dhe nga te verteta dhe faktet qe shkruheshin duke informuar popullin.
    Do ngelesh ne histori Z.Mero breza te gjithe do mesojme shume per gazeten Tema dhe you jeni shume krenar per kete.
    Respekte , mirenjohje dhe vleresimet me te mira per You dhe gazeten tema qe vleresoni.
    Zoti te bekfte Z.Mero Baze !!!!

  11. vetem gazetare nuk mund ti quash says:

    Sipas teje Mero,Shkullaku keto genjeshtra ashiqari i beri gratis,nuk ka as nje lloj prapavije.Nuk besoj.Fakti qe ka qene ne dijeni per inceneratorin e Elbasanit e ben edhe me qesharake kete komedi gazetareske.Por me i peshtiri ishte Fevziu.Dihet krahu qe mban ne politike dhe eshte e drejta e tij,por ne ate emision i nxori fundin karakterit te tij te ndyre duke u bere zedhenes i nje personazhi qe vetem kulture civilizimi nuk ka,aq me teper per moshen,por kjo nuk do te thote asgje,njeriu formimin qe mer 18 vjeç,ate mban gjithe jeten.

  12. 001 says:

    Ajo puna e shkermoqjes po nuk u hape telefonin eshte e vertete por duke njohur ramen si bythlepirs i gazetarise ne 2020 dhe e kunderta ne 2013 kur fliste per kazan media atehere fajin e Ka kryekari i rilindjes
    Jam dakort me shkullakun se atij i japin Cfare thote baba me 40 hajdutet

  13. Dash says:

    “demokrati” je shume i sakte,,, te njejtin mendim kam edhe une, por u lodhem duke komentuar dhe me duket kohe e humbur….. Jemi shume te vegjel, shume te dobet, shume te vetmuar dhe per fat te keq drejtohemi nga njeres qe skane pike dashurie dhe krenarie per te mbrojtur vendin e tyre…. Prandaj jemi ne kete pike dhe kjo eshte historikisht keshtu

  14. Dash says:

    Mero si zakonisht, me i kthjellti dhe me i qarti ne gazetarine shqiptare

  15. dudu says:

    Inceneratori i elbasanit e kemi pare vetem njehere te nxjere tym, diten qe u inagurua, ishte tymi i bardhe ate dite.
    Tani ka prova qe aty mund te ndizet flake. kaq.
    Problemi eshte te pakten a ka paguar energjine qe ka marre nga OSHEE, apo gjoja se do ja kthej ndonje dite ?

  16. Shqiptar says:

    Shiu i rradhès, pèrmbyti si çdo herè qytetin bregdetar shqiptar, Durrèsin. E njèjta pamje, nè Vlorè apo kudo aty, ku RILINDJA nxorri nè dritè qendrat urbane.
    Si ajo nusja, lyer me buzèkuq por trupin deri nè fyt nè gjiriz, “dasmorèt” shqiptarè, notojnè nga dasma nè dasèm, nga shiu nè shi.
    Ujè pèr tu larè, edhe pse e paguajnè sa frèngu pulèn çdo muaj, nuk kanè.
    Kjo èshtè Shqipèria e Edi Ramès, pas 8 vjet qurravitjesh pa fund.
    Si pèr tu thènè “dasmorève”, shikomèni mua, mos shihni gjirizin ku gjèndeni, kryeministri fjalèshumè, vè paruke nè kokè dhe bèn palaçon nè filma pa asnjè vlerè artistike tè Mamqirève “regjizorè”.
    Kur nuk vè paruke, kryeministri shkon tek Fevziu i Frangajt. Aty, nuk bèn palaçon. Aty bèn mashtruesin ordiner, me zè dhe me figurè.
    “Dasmorèt” shqiptarè, tek notojnè tè cfilitur pèr tè mbajtur hundèn mbi gjiriz, i pèshpèrisin njèri tjetrit, ashtu me fuqitè e fundit,,,,,u katandis kaposhi njè thelè.
    Edi Rama, e them me dèshpèrimin e njè shqiptari qè sheh vendin e tij buzè gremine, ka qenè humbje kohe pèr Shqipèrinè dhe shqiptarèt.
    E vetmja gjè “pozitive” qè u ka mbetur nè gojè oborrtarève tè tij, kur duan ta mbrojnè, èshtè se AI NUK VRET SI SALIU.
    Nèse SPAK, del po ashtu njè mashtrim kolosal, ky vènd do shkojè me hapa edhe mè tè shpejtè, drejt zbrazjes totale dhe shembullit tè keq se si mafia gjunjèzon njè komb, ose pèr armiqtè shekullorè tonèt, “fakti” se shqiptarèt janè krijesa pa dinjitet.

  17. Gazeta e Partise says:

    Cfare i bere ketij vendi more Shkullak, ja pive gjakun!
    More borxh miliarda me shume se te gjithe ye tjeret ne kurriz Shqiptareve se leket e ikonave nuk te dilnin as per te blere kokaine!
    Cfare i bere ketij vendi more Shkullak!
    E le te fundit ne Ballkan edhe mbas Kosoves!
    I rrite faturat si ne perendim more Shkullak, qe tu haje njereve cdo kursim dhe cdo remitance nga jashte!
    Po si nuk te mjafuan leket e buxhetit more Shkullak po nuk ngopesh as duke rritur cmimet!
    Rrofsh o Mero qe na i gjete fajtoret e vertete!
    Tani puneso edhe Arben Keshin si gazetar qe te realizoje objektivat dhe do rriten rrogat dhe do vij edhe Tesla te prodhoje ne Shqiperi tani qe do burgoset mafiozi Shkullaku.
    Te pacim mero bashke me shoku gramos.
    Une ja kam qr Saliut dhe Lulzimit po ti qe ke ngrene ne nje sahan duhet ta kishe uruar per ditelindje!!!

  18. qytetari says:

    Bravo Baze,me kete prezantim te paanshem,per tu lavderuar,opozitar me sjelljen e kryeministrit dhe pozitar me te verteten.
    Jane goxha faktore,qe i kane bere dhe po i bejne nje inflacion integral pozicionit te kryeministrit shqiptar perfaqesuar nga personi Edi Rama.
    Se pari,eshte frika e tij gjenetike,qe ja ka bere te gjithe munguar nje perballje te rrepte,sic e ka kerkuar dhe e kerkon ligji dhe koha ne kete vend,me bandat shpellare,te cilat vazhdojne te sundojne de facto ketu.
    Se dyti ne ate cerek shtet qe i kane lene ata Rames,ai cfaq nje hermetizim dhe mungese transparence te denueshme,per veprimtarine e qeverisjes qe ai kryeson.
    Vazhdon te perserise tere kohen vargun:
    Kemi bere dhe shume gabime!
    Por se kush jane keto shume gabime dhe ku jane bere ato,asnje pipetime konkrete nga ai.
    Psh korrupsionin pushtetar e mesojme me shifra jo te vogla,nga kontrolli shtetit apo ndonje organizate tjeter,por pa emra,duke injoruar keshtu se pari votuesin qe i ka dhene voten.
    Vazhdon si me pare,megjithe premtimet dhe fjalet e medha,te funksionojne universitetet me veprimtari kryesore shitje diplomash.
    Ndryshe nuk ka si shpjegohet,ne te kundert me premtimet zhurmuese te kryeministrit dikur,qe numri i tyre(35 universitete)te jete pothuaj si me pare,ne nje vend kaq te vogel,dhe me nje nivel inteligjence te perfituar nga arsimimi minimale.etj,etj,
    Se treti,kryeministrit nuk i lejohet,ta shperdoroje autoritetin e karriges,ne ate derexhe te mjere dhe te shkoje te zhgryhet ne mejhanet televizive te profilit eni,apo fevziu, ku behet personazh ne replika ordinere dhe ngjirje rrugacerore,me katundare apo sharlatane,qe pronaret e tyre i kane zgjedhur ne me te miret lehes te verber te interesit te mbrapesht te tyre.
    Dhe tragjedia e shoqerise dhe e ketij vendi eshte qe ligji demokratik,qe kerkon nje pozite dhe opozite te vertete,vazhdon te ndjehet fare i braktisur,dhe nga kjo perfitojne socio-komunistet,qe mbajne qeverisjen me nje votues me se te deshperuar,kur shikon bandat shpellare qe ckermiten perballe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje