Vini re për çfarë nuk zihen

Nga Astrit Patozi

Vini re si po shqyhen sot për inceneratorët dhe për plehrat, për rrugët dhe për shkollat, për shtëpitë e tërmetit dhe për dekoratat, për dhënien e shtetësisë dhe për maskat.

Nuk bien dakord pothuajse për asgjë, e sidomos kur bëhet fjalë për shifra të larta në euro apo në lekë. Madje edhe për datën janë gati të mos merren vesh dhe të zihen pafundësisht.

Por asnjë fjalë nuk e thonë më për zgjedhjet, megjithëse ato janë në prag. E aq më pak për listat e deputetëve, të cilat u hapën me kushtetutë, por u mbyllën pastaj me Kodin e miratuar në mënyrë të njëanshme nga “Rilindja” në parlament.

Kjo është prova e qartë se në këtë pikë ata janë bashkë dhe pa asnjë dallim nga njëri-tjetri.

Sepse ata e duan Shqipërinë të pandryshuar dhe njësoj të sunduar prej 3 apo katër personash, për aq kohë sa ta kenë në dorë. Ndaj edhe duhen refuzuar fort më 25 prill.

Bindja Demokratike është e vetmja alternativë politike, që ka vendosur të garojë me listë të hapur, duke e sfiduar drejtpërdrejt kryetarokracinë, e cila po mbahet në këmbë me oksigjen prej partive të vjetra.

Stanjacioni i Edi Ramës dhe rotacioni i Lulzim Bashës nuk janë zgjidhje për Shqipërinë.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Vini re për çfarë nuk zihen”

  1. xhemal says:

    o astrit je politikan i shkerrmoqur nuk ngjit ,me keq se vellai jot luli ,jeni nxenes te zellshem te salizmit e keni trurin te lyere me balten e saliut. nuk lahet eshte futur thelle ne qenien tuaj ke qene dora qe shkruaje programet apo harrove ,ligjet ,vendimet ishe syri e veshi i partise, thuaj ishe ne94,96,97,98,2008,2011, nuk pipezie apo bertisje per bemat famekeqe e thurje lavde per partine e udheheqesin,kur digjej shqiperia e vriteshin njerez qendove gojekycur…
    rri ne hisen tende do ndihesh me mire

  2. Rrumpalla says:

    Nuk më zhgënjeve edhe këtë rradhë o Patoz. Po si bre burrë se the një fjalë për sali halenë! Ti dhe zhelesina dhisni në brekë nga ai. Besoj se thjeshtë nga respekti 🙉.

  3. Jari says:

    Nuk besohen me ata qe i kane sherbyer me zell Sali Berishes kur vriste e shkateronte shqiperine dhe nuk je distanzuar asnjehere,kjo eshte problemi sepse njerezit votojne akoma Edi Ramen se alternative jane ata qe i kane sherbyer Sali Berishes,duhet alternative e re me njerez te paster dhe jo sherbyes e femije sherbyes te Sali Berishes.

  4. sadna babul ka bidai says:

    pse nuk mund te jene zgjidhes per shqiperine kushtet kane qene te sigurta ne vende te caktume per te verifiku cfar duhet te beni ne disposicion shikus per njerzimin dhe ushqyes te kontrellum neper vende te caktum . detyrat jane zona te caktum siperoret te kontrellum a ‘ mund te verifikoni ushqimin qe cdo personalitet mund te behen pis tek vetja dhe percakoni verifikim ushqymor kontrollus neper dyqane dhe fabrika per njerzimin te gjithe opozitat duhen te jene te gatshem per te bashkpunu per te mirat e te mirat . ndahen detyrat dhe percaktoni per cka mund te mungoje njerzimit ne rredhanat e periudhave kohore .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *