“Dashnori” i medias, Ilir Meta: Dy skandale, dy qendrime

22 Tetor 2020, 11:02Politika TEMA

Gazetarja Klodiana Lala ka marrë një çmim për një shkrim për blerjen e votave nga krimi.

Bëhet fjalë për historinë e famshme të Dibrës, e cila u keqpërdor nga Prokuroria për politikë, e cila nxirrte copëza hetimesh e përgjimesh, dhe ia jepte gazetarëve dhe PD-së.

Madje, PD e përktheu këtë dosje në anglisht dhe ia nisi edhe BILD në Gjermani.

Por, përtej debatit për përdorimin e kësaj dosje, është interesant se dy njerëzit që kanë reaguar për çmimin e Klodiana Lalës, ishin Lulzim Basha dhe Ilir Meta.

Iu takonte në fakt, pasi e kanë përdorur dhe kanë bërë politikë me këtë dosje, duke përdorur ndoshta edhe në mënyrë të pavetëdijshme, gazetarë si Lala.

“Urime të përzemërta gazetares së mirënjohur, Klodiana Lala, për çmimin e parë të fituar në konkursin e BE-së për gazetarinë investigative, për shkrimin: “Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave”.

E përgëzoj Klodianën për punën, përkushtimin dhe kurajon e treguar, jo vetëm për të hedhur dritë mbi dosjet e Durrësit, Shijakut, Dibrës, Kavajës e Lezhës, por në tërësi mbi fenomenin kanceroz të blerjes së votave që do të marrë fund njëherë e përgjithmonë në 25 prill 2021.

Mirënjohje për të gjithë angazhimin e saj si misionare e fjalës së lirë, në funksion të informimit të drejtë e të paanshëm, gjithmonë në mbrojtje të interesit publik.

Gazetaria shqiptare ka sot më shumë nevojë se kurrë për modelin e gazetarëve të vërtetë dhe kurajozë si Klodiana Lala”, shkruan Ilir Meta.

Reagimi i tij vjen në kulmin e një skandali që ka përfshirë Presidencën, atë të pasaportave.

Por, në këtë rast, qendrimi i Metës, natyrisht që ka qenë i ndryshëm.

Ai ka kërcënuar gazetën TemA dhe gazetarin Adriatik Doçi, me hakmarrje dhe burg.

Tani jo se presim ndonjë gjë ndryshe nga Ilir Meta, por mirë është të mos flaës për modele gazetarie, se dihet që modeli i “gazetarëve” për të janë tipi Fahri Balliu apo Çim Peka dhe gjithë të ngjashmit e tyre, që janë në borderonë e tij prej vitesh.

(TemA)

9 komente në ““Dashnori” i medias, Ilir Meta: Dy skandale, dy qendrime”

  1. RR-K says:

    Keta e formojne tamam treshen,dy te shkurter dhe nje pak me i gjate,me i vare ndonje nuske se mos i marin ne sysh

  2. Merati says:

    Po ti moj Klodiana Lala ky skandali i Ilir Metes,nuk ta godet pak veshin.Apo nuk eshte skandal se ben pjese ne aventurat e Like Floririt qe i pelqen Qim Pekes,Faremuti Balliu,dhe ty moj turi pa lare qe na del investigise si te te doje menderja ty ata qe ta dhane se dine kush je ti ne realitet se te nxirnin nga dritarja.U be zhurme e madhe por cdo njeri me nje fije mend e mer vesh sa e pa annshme je

  3. shenjestra says:

    Pise gazetare si Klodiana Lala nuk do kete.Ajo eshte bythelepirse e Metes,Bashes dhe Berishes.Eshte per te ardhur keq si keta myteber te neveritshem kane çuar per ne konkursin ne BE emrin e gazetares me te keqe, Lala.Por edhe komisioni qe i ka dhene kete çmim qe nuk i takon.Qenka nje komision i anshem edhe ai qe nuk duhet te jete.

  4. kandari says:

    Ne fakt duhet te lavderohet klodiana, nderkohe duhet te denohet prokurori qe ja dhe dosjen klodianes ne kete menyre barazpeshohet kandari i gazetarise dhe i prokurorise

  5. Shikoni fotot dhe jepni cmime says:

    Meqenese kjo ka mare cmim,pse nuk investigon se si eshte pervetsuar toka dhe pishat e lalzit.
    Ku i gjeten milionat keta hajdute se nuk eshte nje e dy por me dhjetra.
    Te hetoj pronarin e vet apo qim peken kush e financon,po boronicat nga vijne…

    1. Selua says:

      Kjo Koldiana Lala a bi gjo me Lali Erin???
      Përse nuk investigon kush dhe si i vodhi votat e 26 Maj-it 1996???
      Kush e vodhi dhe e zhduku të ndjerin Remzi Hoxha??
      Kush e vodhi Rrugën e Kombit???
      Kush i vranë dhe i fshehën vrasësit e viktimave të 21 Janarit 2011???
      Po, po, pooooooooo???

  6. Troposa says:

    Bastarde si kjo plehra…ka dhe ne prokurori..e gjykate…kupoles se mafies Muti..meta mbaroi…iku per lesh…bravo Rama qe e coj per skrap ne Skrapar!!!!

  7. Investigusi says:

    Po mire mor,kjo gazetarja e madhe qenka vlersuar me cmim nderkombetar thone,si investiguse e zonja dhe merita me e madhe e saj qenka dosja e dibres,po si u be kaq kohe qe tjerret e c’tjerret kjo dosje dhe askush nuk e tha tamam se kur rregjistruan keto biseda,kush i rregjistroi dhe kush i urdheroi,pse nuk u bene publike ne kohe dhe pse su veprua ne kohe,po ajo qe eshte me kryesorja,a merte pjese opozita ne ato zgjedhje,a ishin mbi 15 deputete te opozites me nje batalion ushtare qe kercenuan dhe dhunuan njerez atje,po keta drejtusit e opozites a komunikuan me ken,cfare thane dhe cfare bene,apo ustallaret e pergjimeve,urdherusit dhe manipulusit bene punen e tyre,simbas porosise te shefave,kush e drejtonte kete operacion,pervec Llalles,ku jane sot keta marifetaxhinj,kjo investigusja,qe rrinte ne paradhomen e Llalles,pse na i ka rene intenciteti i zbulimit te materialeve te reja,a mund te na jape ndonje pergjigje,apo ajo kuptohet.

  8. Festimi says:

    Tre fytyra te neveritura, i pari nga e majta ne te djathte; çoban dhish, i mesit futyre e poshter simboli i se keqes, i treti fytyra mao cedunit, ka çuar kollovar çunin ke LSI meqenese nuk ja pranoj PD. Fytyra te urryera nga shqiptaret, ku po ti besh biografin e punes, asnjeri nuk ben pune, vetem me spiunlleqe te trasheguara nga komunizmi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje