Kush ishte arsyeja e uljes së avionit amerikan T-33 në vitin 1958 në Shqipëri, çfarë shkruante “La Croix”

24 Tetor 2020, 11:49Dossier TEMA
Kush ishte arsyeja e uljes së avionit amerikan T-33 në vitin 1958

“La Croix” ka botuar, në fillim të muajit janar 1958, tre shkrime në lidhje me uljen e detyruar të një avioni amerikan asokohe në tokën shqiptare dhe largimin e tij nga atdheu ynë, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar:

Një avion luftarak amerikan i detyruar të ulej në Shqipëri

La Croix, e enjte, 9 janar 1958, f.8 :

“Tetë ditë pas kapjes së Skymaster-it britanik, radioja shqiptare e dëgjuar në Beograd njoftoi se një pajisje ushtarake amerikane – avion luftarak – kishte shkelur jugun e Shqipërisë dhe kishte fluturuar mbi qytetet e Përmetit, Këlcyrës dhe Beratit, duke u drejtuar kështu drejt Tiranës.

Forcat e detyruan aeroplanin të ulej në një aerodrom shqiptar, shtoi Radio Tirana, e cila tha se aeroplani pilotohej nga majori Howard Kennan dhe se një hetim ishte hapur nga autoritetet shqiptare.

Sipas autoriteteve amerikane, aeroplani i kapur u raportua i humbur më 23 dhjetor, gjatë një fluturimi Chateauroux-Napoli.”

Piloti amerikan i arrestuar nga shqiptarët do të lirohet së shpejti

La Croix, e shtunë, 11 janar 1958, f.2 :

“Oficerët e Forcave Ajrore të SH.B.A.-ve kanë njoftuar se Majori Howard Curran, pilot i avionit që u zhduk para Krishtlindjeve, do të lirohet nga autoritetet shqiptare pas “dy ose tre ditësh”.

Në qarqet zyrtare të bazës amerikane të Châteauroux, deklarojnë se e kanë mësuar lajmin nga një telefonatë e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Paris.

Sipas këtyre qarqeve, zyrtari i ambasadës njoftoi se Majori Curran dhe aeroplani i tij, një avion stërvitjesh T-33, do të liroheshin sa të përmirësohej koha (moti).

Ambasada e SH.B.A.-së në Paris ka shumë të ngjarë ta ketë marrë informacionin e saj në Quai d’Orsay.

Ne e dimë që z. Keller, ambasador i Francës në Tiranë, ka dhënë ndihmën e tij në zgjidhjen e kësaj çështjeje.”

Piloti amerikan i arrestuar nga shqiptarët ka pasur vetëm një defekt karburanti

La Croix, e diel, 12 janar 1958, f.2 :

“Majori amerikan Howard Curran, aeroplani i të cilit bëri një ulje të detyruar në Shqipëri më 23 dhjetor, arriti në Beograd. Majori u përshëndet ndërsa doli nga aeroplani nga konsulli dhe zëvendës atasheu i forcave ajrore amerikane, si dhe shumë gazetarë të huaj, fotografë të shtypit dhe televizionit.

I sulmuar me pyetje, ai tha se nuk e kishin detyruar të ulej, por i kishte mbaruar karburanti. Ai ishte duke udhëtuar nga baza e tij në Chateauroux për në Napoli, por humbi orientimin, pajisjet e tij të navigimit (fluturimit) nuk funksiononin normalisht. Pasi qëndroi në ajër për dy orë e gjysmë, i kishte mbetur karburant vetëm për dhjetë minuta.

Gjatë uljes, njëra prej gomave shpërtheu dhe ai nuk e dinte se ishte në një aerodrom shqiptar. Majori amerikan tha se ai ishte trajtuar mirë dhe se ishte marrë në pyetje në mënyrë normale. Ai ishte i lirë të lëvizte, por shoqërohej gjithmonë nga një ushtar shqiptar.”

Ai u arrestua 19 ditë në Shqipëri

La Croix, e mërkurë, 15 janar 1958, f.5 :

Majori amerikan Howard Curran u kthye në bazën ushtarake të Châteauroux pasi u ndalua për 19 ditë në Shqipëri, ku iu desh të bënte një ulje të detyruar. Në dokumentin tonë, aviatori shpërthen nga gëzimi kur gjen tre fëmijët e tij: Pat-in, Mike dhe Mary-n e vogël, jo më pak të lumtur që panë sërish babanë e tyre.

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Tetor 2020

https://www.darsiani.com/la-gazette/la-croix-1958-ja-arsyeja-e-uljes-se-avionit-amerikan-t-33-ne-shqiperi-sipas-majorit-howard-curran/

11 komente në “Kush ishte arsyeja e uljes së avionit amerikan T-33 në vitin 1958 në Shqipëri, çfarë shkruante “La Croix””

  1. Ushtari i mirë Shvejk says:

    E vërteta pak a shumë kështu ka qenë.
    Veç habitem që këtej thonë që humbi kursin dhe erdhi nga Përmeti.
    Kur në fakt për logjik mqs u nis nga Franca dhe priste që nga deti të ulej diku në tokë majtas. (NAPOLI)
    Që për analogji këtu është ngatërrim se ku ka qenë
    realisht mbi detin Tiren apo Adriatik.
    Por deri sa nuk kishte aparaturat OK nuk ka se si ta dinte… (Bie ky variant)
    Por le të dalin dhe njëherë ishlpiloeët dhe ushtarakët që e trumbetojnë se ngritën skuadriljet e MIG dhe e ulën ata…
    A e ulën MIG-ët?
    Nqs PO, pse nuk u panë MIGët me të ? As e shoqëruan, as fluturuan sipër e as u ulën me të.
    Dhe nqs ai ishte 100% funksional më pas aeroplani.(Me aparaturat)
    Se me sa duket ka qenë e vërtetë e “hidhur” për ta.
    As radar se ka kap e as gjë se ka ndjek por ju qenka ulur direkt surprizë në Rinas ne pistën që po ndërtohej dhe nga infrastruktura i ka plas dhe një gomë… (me duket se ky është varianti më i besueshëm).
    Thjesht për saktësim historik…

    1. aaaaa says:

      Nuk eshte e vertet asnje nga keto me siper,,,simbas te dhenave sekrete zyrtare te kohes ,ate e detyruan disa fshatare patriote dhe trima cobener permetar,te cilet (ne fakt ata po gjuanin per thelleza)me guxim dhe trimeri duke e qelluar nga posht ne ajer me pushke paticka(pushke e vjeter italaiane qe perdoreshin me shume per lufte trup me trup se bajoneten e kishin te madhe) e detyruan ate aviatorin e trembur amerikane te ulet dhe ti dorzohet autoriteteve shqiptare.Per kete akt te madhe trimerie dhe patriotike keta fshatar qe sot jane mbi 85 vjecare jane ne listen per tu dekoruar me medaljen e trimerise te Presidentit Like Floriri,mbasi atehere ne regjimin komunist dekoratat ishin shume te rralla dhe i mbanin per nonji hero populli.

  2. V.F.L.P says:

    Sa turp , genjeni si derrat . Manipuloni dhe hidhni balte jo mbi komunistet por mbi ish-ushtaraket qe dhane maksimumin e tyre per te bere sa me mire ate detyre te shenjte qe kishin marre persiper . Mbrojtjen e Atdheut . Mohoni pa piken e turpit sakrificat e tyre , juve qe “luftoni” nga dhoma e gjumit .

  3. Poshte banditet qe e shkatrruan Shqiperine says:

    1. Avioni nuk kishte humbur rruge. Kjo eshte alibia. Ai u nis me detyren per te verifikuar se cili ishte niveli i gatishmerise se forcave ajrore shqiptare.
    2. Avioni zbulues amerikan u detyrua te ulej, Rreth tij ishin tre avione Mig te cilet e paralajmeruan ose te ulej, ose do asgjesohej.
    Per teveqelet dhe dashakeqet e ketij vendi:
    1. Si mendoni, aviatori amerikan do thoshte se “kam ardhur me detyra zbulimi”? Ne te gjith boten perdoren keto metoda dhe aviatoreve u jiper legjenda si te justifikojne shkeljen e hapesires ajrore.
    2. Gazetat paskan shkruar se avionit i ishin prishur aparaturat. Genjeshter. Kur aviatoret tane e detyruan te ulej, i dhane dhe koordinatat se ku duhej te duhet te bente uljen. Piloti amerikan u ul aty ku e urdheruan “Trimat tane”. Pra kjo nuk eshte e vertete,
    Kjo ceshtja e aparaturave eshte nje dezinformim qe amerikanet e bene per te ruajtur “nderin” e atehershem te aviacionit ame\rikan. Pra pune gazetash.
    Kjo eshte e verteta.
    Pas 1992-shitu shkatrrua cdo gje sepse filloi miqesia e pathyeshme e mafies perendimore me mafien qeveritare shqiptare per trafikimin e drogave me avion.

    1. Ushtari i mirë Shvejk says:

      Nuk po të kundërshtoj.
      Thjesht në interes të së vërtetës historike (që sot s’ka më pikë rëndësie).
      Nga dëshmia e Edit Ohrit (ish komandant i aviacionit (babai i tij) për shumë vjet) thotë se nuk është ulur
      i detyruar.
      Si praktikë minimumi në këtë rast shoqërohet nga një çift avionësh njëri në anë dhe tjetri pas gati per ta qëlluar. Kerkohet komunikim me radio ose dhe visual nqs dhe detyrohetpër ulje nqs nuk pranon të tjera procedura.
      Shoqëruesit mund te jenë dhe 4,6, etj porafër do të rrinin pak te tillë pjesa tjetër domtë mbante hapësirënnë kontroll.
      Dmth numri 3 eshte ??? ( nuk korrespondon)
      Si rregull avionet e shoqërojnë non stop madje deri ne ulje, por rrinë në ajer se mos ai ben ri-ngritje, dhe mqs ka qenë Rinasinë ndërtim pista me gurë, në shtrim e sipër MIG-et 15në atë kohë ose edhe 17 nuk do te uleshin….
      Por nuk kaasnjë deshmiqë thotë u dëgjuan avionët shoqërues apo dhe nqs ulen meteë.
      Ka disa konfirmime se nje çiftuMIG-15u ngrit nga Kuçova dhe se ky doli nga hapësira ajrore shqiptare.
      Pastaj ???
      Çfare u bë me çiftin e MIG-15 , (thonë u ulën) dhe ubë gati çifti tjetër..
      Pjesë eerrët Informacioni për këtë pjesë, si hyrri përsëri në hapësirë dhe çfarë u bë.
      Nqs hyri nga Korça apo Përmeti .
      Pse nuk u ul (ose e ulën) në Kuçovë..?
      Mundet dhe të ketë qenë mision, por a ka provapër këtë. (Pasi kështu nga Franca i bie që ka qenë shumë kohë në ajër) dhe pse me karburant shtesë në rezervuar të jashtëm)
      Po aparatura ekstra a ka pas dhe çfarë??
      Pa llogarritur propagandën nga të gjitha anët..
      Thjesht si është e vërteta tamam.

      1. Ushtari i mirë Shvejk says:

        Ja historiku i rregjistrit për këtë avion…
        (Pra e vërteta qenka diku në mes)
        Ka pas qenë ne Francë dhe riparuar pas nje zjarri dhe ulje të detyruar, dhe pas riparimit eshte nisur për Napoli dhe me pas kanë ndodh gjithe ato që fliten.
        Ka disa pika ende të paqarta që pjesa e aviacionit shqiptar mund ti sqaroj më me detaje.
        Pse hyri në hapësirë dhe doli e u rrotullua e rifut përsëri??
        A u interceptua/ndoq apo jo?
        Nga cili cift avionesh?
        A u detyrua apo Jo dhe nqs PO pse e drejtuan në Rinas.
        A e shoqëruan apo Jo ne ulje?
        Etj etj

        Pjesa tjetër-propagandë.

        4413 494th Fighter-Bomber Squadron, 48th Fighter-Bomber Group, Chaumont AB, France. Force landed with engine failure and fire near Chaumont AB 12Oct53.
        Repaired at Châteauroux AB, France.
        7373rd Maintenance Group, Air Force Europe, Châteauroux 14Jun55.
        3131st Maintenance Group, Air Materiel Command, Châteauroux 1Jan56.
        The aircraft, piloted by Maj. Howard J. Curran, departed Châteauroux, France for Naples, Italy 23Dec57. Apparently faulty navigational instruments and high winds had caused him to be off course twice over Albania. The aircraft was intercepted by two MiG-15s over the city of Elbasan and directed towards the un-completed runway at Rinas, near Tirana. The plane landed on the runway but because it was still uncompleted or because of a hard landing, the front tire blew off. The pilot was released after interrogation on 9Jan58.
        Aircraft was moved by road to Gjirocaster. Displayed at the National Museum of Weapons, Gjirokastër, Albania ..

        1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

          O ushtari i mire Derdimen! Po mire mo, avioni ushtarak amerikan ishte ne Permet, po shkoi dhe u ul “gjithe qejf dhe pa e detyruar njeri” ne Rinas – Tirane!!! Po aeroporti i Janines ishte vetem 5 minuta larg nga Permeti mor pall cari, pse nuk shkoi atje “gjithe qejf dhe pa e detyruar njeri”!? O IDIOT I LINDUR, avioni amerikan u detyrua qe c’ke me te nga avionet ushtarake shqiptare, qe nga Permeti te shkonte e te ulej ne Tirane, perndryshe ja hidhnin zorret ne ere! A kuptove o kalama i shpif!? DEBIL!

  4. E verteta eshte pak mee ndryshe se Aludohet ktu,
    nga komentuesi.
    Ulja ne Shqiperi,
    e Avionit Amerikan,
    ishte ne sinkron,me Avionin Sportiv Gjerman qe u ul Sheshin e Kuqe (Moske BRSS)
    Mesazhi ishte – se Ju nuk jeni te paprekshem,
    te palendueshem ?✌

  5. Piro says:

    Tani nuk kemi me aeroplane as reaktive as ndonje lloj tjeter.
    Kemi vetem tajar Vicidoli (RRnofsh oSale, qe besa zotit).
    C’na duhet aviacionie ushtria kur kemi NATO-n dhe aleate strategjike si Greqia?

  6. BenH says:

    RT 33 ishte avion rikonicioni pra survejimi prandaj doli dhe hyri perseri me hapsiren tone ajrore

  7. nord.al says:

    Kush na ka patur ne liste ne more debila?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje