Festa e Mokrës në Korçë promovon ushqimin dhe traditat e zonës, Baba Mondi pa Ilir Metën: Në këtë situatë pandemie uroj të dalim të gjithë fitimtarë

25 Tetor 2020, 21:43Sociale TEMA

Për dy ditë me radhë banorët e Mokrës në Pogradec, si dhe qytetarë nga mbarë vendi kanë  shijuar një sërë aktivitetesh, muzikë dhe gatime tradicionale e jo vetëm.

“Mokra n’festë”, është organizimi i cili erdhi për të parën herë në këtë krahinë që mbi supe mbart histori mijëravjeçare.

“Shumë bukur, organizim i shkëlqyer. Jemi të kënaqur. Është një mrekulli”, thanë pjesëmarrësit.

“Dollinë e kemi traditë. Do e trashëgojmë ndër breza”, tha një mokrar.

“Është shumë festë e veçantë, e bukur. E kemi pritur me vite të tëra. Është një gjë shumë e veçantë. Për mua nuk ka më bukur sot. Ndërthuret tradita me historinë”, u shpreh një tjetër pjesëmarrëse në festë.

“Pjesëmarrja është si kurrë më parë. Mokra gjithmonë ka pasur festa, por kjo do jetë një ndër më të mëdhaja”, tha një tjetër.

“Mokra gjithmonë ka organizuar festa, pro e llojit të tillë është këtu në Mokrën e poshtme. Është organizuar me qëllim për të zbuluar vlerat e që fshihen poshtë kësaj toke. Jemi në vendin e mbretërve Ilir”, tha prefekti i qarkut Korçë, Dhori Spirollari.

I pranishëm në festën e kulaçit dhe dollisë me 101 shëndete ishte dhe kryegjyshi botëror i bektashinjve Baba Mondi, i cili ndër të tjera uroi që në këtë situatë pandemie të dalim të gjithë fitimtarë.

“Megjithëse është pandemia, zoti na ka bashkuar të gjithëve nga ana shpirtërore dhe materiale për ta festuar këtë ditë të bukur të Mokrës së lashtë, heroike dhe bujare. Unë në këtë rast uroj dhe bekoj të gjithë këta që marrin pjesë dhe të dalim me sukses në këtë luftë kundra pandemisë”, tha Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Edmond Brahimaj.

 

2 komente në “Festa e Mokrës në Korçë promovon ushqimin dhe traditat e zonës, Baba Mondi pa Ilir Metën: Në këtë situatë pandemie uroj të dalim të gjithë fitimtarë”

  1. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

    Hani o beqiraaaaaaaaaa,hani se paguan baba Rrahimondi……..!

  2. Mesim Gjeografie per Gazetaret says:

    O gazetar!!! Nga e nxorre kete Mokra ne Korce???!!!. Mokra eshte ne Pogradec, ne kufi me Librazhdin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje