“Je baba i këtij shteti”, Rama batuta me banorët në Durrës: Lëre telefonin dhe bëji të fala Mozës

25 Tetor 2020, 14:39Sociale TEMA

Sot kryeministri Edi Rama ishte në Manëz të Durrësit ku inspektoi nga afër punimet për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Ecën papushim rilindja e shtëpive nga rrënojat e 26 nëntorit, për rreth 280 familje në këtë zonë, që së shpejti do të hyjnë në shtëpi më të mëdha, më të sigurta dhe patjetër shumë më të bukura se ato që humbën atë natë tragjik” u tha ai banorëve.

Ndërkohë që gjatë takimeve nuk munguan batutat me banorët. “Edhe pak do të ikë çadra dhe do të futeni në shtëpi” i tha ai një banori.

Një prej banoreve ishe duke folur në telefon, ndërsa kryeministri i kërkoi “Lërë cik atë telefon se mund të flasësh më vonë me Mozën, ti bësh edhe të fala nga unë Mozës”.

Një tjetër banori, ai i kërkoi edhe pak durim, pasi shtëpia e re më e madhe dhe më e fortë është drejt mbarimit. “Je baba i këtij shteti” i tha banori, ndërsa Edi Rama ia ktheu “Jo mo, po dakord, po pak durim”.

2 komente në ““Je baba i këtij shteti”, Rama batuta me banorët në Durrës: Lëre telefonin dhe bëji të fala Mozës”

  1. Ram Dhima says:

    Hahahaha me lot, baba i kombit. Po qe se kombi eshte xhepi i trecerekut te mediave ne kete vend kjo besohet. Po Rama vete ka thene se nuk eshte as baba i Gregut! Sipas Meros dhe Sales dikur.

  2. Berti says:

    Nen drejtimin e Rames Europa ofroi 1miljard e disa miljon euro ndihme (jo borxh ) per njerezit e demtuar nga termeti ne Shqiperi. Po te kishim Kryeminister tjeter,nuk e di. Llafosni vete tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje