Reali shpëton në fund, Monchengladbach i rrëshket fitorja në 6 minuta

27 Tetor 2020, 23:40Sport TEMA

Reali ka arritur të marrë një barazim të mundimshëm 2-2 në ndeshjen e dytë të Champions League përballë Borussia Monchengladbach.

Spanjollët kanë dalë me një pikë nga Gjermania duke shpëtuar një turpërim tjetër pas humbjes në shtëpi ndaj Shakhtar një javë më parë.

Monchengladbach ishte duke mbyllur një nga ndeshjet më të bukur me rezultatin e pastër 2-0, por pikërisht në 6 minutat e fundit vjen dhe kthesa e madrilenëve.

Benzema në të 87 dhe Casemiro në të 93, i rrëmbyen vendasve avantazhin e krijuar falë dy golave të Thuram. Real renditet në vendin e fundit në grupin B me një pikë të grumbulluar, ndërkohë që javën e ardhshme do të përballet me Inter.

Në ndeshjet e tjera të kësaj mbrëmje Bayern fitoi 2-1 në Rusi ndaj Lokomotiv Moscow, Interi barazoi 0-0 me Shakhtar, Atalanta u nda 2-2 me holandezët e Ajax, Atletico Madrit përmbysi Salzburgun 3-2, Porto-Olympiacos 2-0, Liverpool-Midtjylland 2-0, ndërkohë që City mund në transfertë Marseille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje