SPAR 4 vite në Shqipëri, zgjerim i pandalshëm dhe mbështetje për prodhuesit vendas

30 Tetor 2020, 11:41Ekonomia TEMA

Katër vjet më parë, u prezantua zyrtarisht në tregun shqiptar SPAR, rrjeti i supermarketeve që u krijua në Hollandë dhe u bë ndër më të mëdhenj në nivel global. Si pjesë e Grupit BALFIN, në vetëm katër vite SPAR arriti të hapë në Shqipëri 58 markete dhe rreth 1200 vende të reja pune.

SPAR solli përmirësimin e standardit në tregtimin e ushqimeve, dhe jo vetëm, duke përmirësuar shërbim për konsumatorët, kontrollin e cilësisë dhe sigurisë së ushqimeve, i dha hapsirë prodhuesve vendas dhe solli produktet më të reja që janë prezantuar njëkohësisht në tregun evropian.

Drejtoresha Ekzekutive e SPAR Albania, Elona Hametaj, shprehet mjaft e kënaqur për rrugëtimin e deritanishëm të kompanisë: “Çdo vit rritemi dhe përmirësohemi, çdo ditë bëhemi më të domosdoshëm për klientët tanë. Jemi shumë krenarë që SPAR është marka me e besueshme në tregun ushqimor te shitjeve me pakice ne Shqiperi duke u mbeshtetur ne menyre te vazhdueshme nga SPAR International me produktet dhe praktikat me te mira nderkombetare. Katër vite më parë, e prezantuam markën SPAR në Shqipëri me 10 markete dhe 2 hipermarkete, e sot numërojmë plot 58 dyqane në te gjithe Shqipërine. Në katër vitë të gjitha këto nuk do ishin te mundura pa mbeshtetjen e bashkëpunëtorëve, furnitorëve, stafit dhe klientëve tanë të cilët na besojnë duke na zgjedhur cdo dite. Rezultatet e arritura na bejne te punojme me shume dhe me forte ne drejtim te zgjerimit te rrjetit, te permiresimit te ofertes e sherbimit ndaj klientit, implementimit te inovacioneve qe do te bejne qe eksperienca e blerjes te jete me e sigurte, me e shpejt dhe me e lehte ne dyqanet SPAR dhe jo me pak e rendesishme te vazhdojme te kontribuojme ne komunitetin ku operojme nepermjet nismave me pergjegjesi sociale, per reduktimin e plastikes, reduktimin e hedhjeve te produkteve dhe dhurimeve ndaj shtresave ne nevoje.”

SPAR Albania tregton mbi 40 000 artikuj në total dhe 15% e kësaj shifre janë produkte vendase. Në xhiron totale ne SPAR keto produkte në vetvete zëne 28.5% duke e bërë ndër përkrahësit më të përkushtuar të prodhuesve vendas dhe sipërmarrësve lokalë. Gjithashtu, rreth 1100 artikuj janë prodhime të freskëta.

Përveç produkteve më cilësore shqiptare, SPAR është ofrues i produkteve më të mira italiane, austriake, gjermane të një linje të posaçme të SPAR International apo DeSPAR, nga prodhuesit më të mirë evropianë.

Sot, SPAR u shërben mesatarisht rreth 25.000 klientëve në ditë duke u kujdesur qe ata ti bejne blerjet e tyre ne nje ambjent te sigurte dhe te paster me standartet maksimale te higjenes sepse shendeti i stafit dhe klienteve tane eshte ne fokusin paresor te kompanise. Gjithashtu duke filluar nga muaji Mars 2020, Spar Albania ka ofruar per klientet mundesine e berjes se pazarit online nepermjet aplikacionit dhe platformes online sparshop.al. Nje kanal shitje qe eshte mirepritur shume mire nga konsumatoret duke rritur cdo dite shitjet edhe ne kete kanal te ri.

Në këto 4 vjet në treg, SPAR arriti të zgjerojë rrjetin e dyqaneve të veta duke u shtrirë në qytetet më të mëdha të vendit, me qëllimin e vetëm për të qenë gjithmonë e më pranë konsumatorit. Me 44, 000m2 bruto sipërfaqe dyqanesh, në 4 vite, SPAR Albania është bërë një ndër rrjetet më të mëdha në vend. Me planin ambicioz të zgjerimit, deri në fund të këtij viti SPAR do të numërojë 60 supermarkete dhe hipermarkete në të gjithë vendin dhe brenda vitit 2021, zgjerimi do të vijojë edhe me 16 markete te reja, çka pritet ta çojnë numrin e të punësuarve në mbi 1,600 punonjës.

SPAR është themeluar në vitin 1932 në Hollandë. SPAR International operon me një rrjet hipermarketesh dhe supermarketesh në 44 shtete dhe 4 kontinente, me mbi 13 700 dyqane. Kompania ofron produkte ushqimore të freskëta, të paketuara, produkte jo ushqimore, produkte për kafshë etj.

10 komente në “SPAR 4 vite në Shqipëri, zgjerim i pandalshëm dhe mbështetje për prodhuesit vendas”

  1. Oligopoli "i rregulluar" says:

    Shkrim interesant.
    Edhe pse duket si i sponsorizuar dhe më shumë reklamues.
    Jam kurioz 15% produkte vendase i bie 6.000 produkte në total.
    Sinqerisht nuk e di se paska kaq shumë prodhues në Shqipëri…dhe kaq prodhime vendase. (mbase Jam unë i pa inflrmuar).
    Dhe për tepër bëkan xhiro më shumë me to. ~30%.
    Nuk ka shumë logjik ekonomike, tregëtare, strategjike.
    Si dhe nga pikëpamja e efiçencës dhe optimizimit.
    Dmth me 34.000 produkte (85%) të tjera bëjnë 70% të xhirros.
    Logjikisht lind pyetja:
    “Pse ju duhen kaq shumë produkte të huaja kur ju xhirokan më ngadalë”.
    Dhe mqs prodhimet e vendit thuhet që dominohet nga të fresketat etj (dmth qarkullojnë më shpejt).
    (I bie që bllokokan kaq shumë kapitale me importet ose produktet e huaja që e qarkullojnë kapitalin më ngadalë)??
    Diçka nuk shkon ose nuk thuhet qartë ose të tjera gjëra ka në prapaskenë…
    (Por është e sigurtë se kjo është pse e pasaktë ose e mangët).

  2. Moza says:

    O Oligopoli i fantazive. PO ctrhua mo, pse ku ka me shume produkte vendase se te huaja: Ne Mqedoni, Kroaci, apo Serbbi? Ne ansje prej tyre. Ik meso cfare ehste globalizimi dhe ekonomia e shkalles, ignorante.

    1. Oligopoli "i rregulluar" says:

      Unë injorant??
      Faleminderit…
      (Por mendoj se është gjuhë e papërshtatshme).
      Nuk e di pse të dogji kaq shumë…,
      por t’a garantoj që s’kam asnjë lidhje ose interes madje dhe gjeografikisht.
      Lexoje, dhe kuptoje mirë komentin…
      (Nuk kam thënë as shumë e as pak produkte vendase, madje po shpreh habi të ketë kaq shumë vendas fizikisht, (por që e justifikoj me padijen time)).
      Por nuk është kjo, ajo që paraqet paqartësi ose mungesë sensi ekonomik…
      Pjesa tjetër e komentit tuaj (s’ka lidhje me çfarë unë them, madje as me shkrimin).

  3. Landi OTR says:

    Paskan hy me bo komente keta mjeshtrat e Vetevendosjes qe kujtojne se blihet apo shitet dot cdo gje shqip. ketyre ju ka ngel sahati prapa. shifeni ku ju coi ekonomia e planifikuar dhe tregu i qendrezuar, ju coi per lesh per 20 vjet, se 25 vitet e meparshme mbaheshin ne kembe me leke kineze dhe ruse

  4. Mond Pergjata says:

    Urime Spar, kompanise qe ka sjell standard evropian, ne fakt po te shofesh, kudo ku po investon zamiri, po sjell pak evrope ne shqiperi, por sigurisht per kulturen shqipatre ehste veshtire me e pranu pa xhelozi diken qe pasunohet. e kena me kollaj me i berit “hajdut” dikujt qe se dime si i ka bo paret, se sa ti themi “bravo” qe ja dole

  5. Oligopoli "i rregulluar" says:

    Unë injorant??
    Faleminderit…
    (Por mendoj se është gjuhë e papërshtatshme).
    Nuk e di pse të dogji kaq shumë…,
    por t’a garantoj që s’kam asnjë lidhje ose interes madje dhe gjeografikisht.
    Lexoje, dhe kuptoje mirë komentin…
    (Nuk kam thënë as shumë e as pak produkte vendase, madje po shpreh habi të ketë kaq shumë vendas fizikisht, (por që e justifikoj me padijen time)).
    Por nuk është kjo, ajo që paraqet paqartësi ose mungesë sensi ekonomik…
    Pjesa tjetër e komentit tuaj (s’ka lidhje me çfarë unë them, madje as me shkrimin).

  6. Dn says:

    Oligoli po ju tregon te verteten : spar nuk i sherben ekonomise tone po saimir manit.
    Boykot Spar!

  7. J-32 says:

    Këto janë paratë e popullit shqiptar dhe pasuri e Shqipërisë ,që u janë zhvatur nga politikanët më popullorë e më të dashur për kaq vite me radhë, nga firmat piramidale, lejet e ndërtimit, te trafikimi i armëve e drogës. Paratë janë pastruar mirë e mirë në parajsa fiskale dhe tani investohen si djersa e Mane garipit ?.
    Kompani si kjo , as nuk humbasin lekë e as nuk falimentojnë në kohë krizash, por thjesht vazhdojnë të rriten dhe pas një kohe ndërrojnë emrat dhe ‘pronarët’.
    Maneja është thjesht një kukull, ‘dirigjent’ i i lavatriçeve.
    Moza,
    Oligopoli i bije lapsit sipas të dhënave ‘stratosferike’ që jep pjeshka ‘prodhim i freskët vendi’ drejtoreshë dhe si dalin hesapet.
    Është e drejta e tij/saj dhe çdokujt tjetër të komentojë çfarë mendon dhe çfarë nuk i duket në rregull pa u sharë e ofenduar nga karaputana të llojit tënd.
    Drejtoresha ose zëdhënësi/ zyra e saj, po të duan le të dalin këtu e të komentojnë.

  8. Peshkaguri says:

    Jam dakort me komentin e Oligopoli! .Interspar mban çmimet pak si tè larta nè krahasim me markat qè disponon por kur mallrat e vendit shiten mè shumè do tè thotè se èsht mall i besueshèm dhe me çmim tè arsyeshèm.Logjike çdo njeri nè bazè tè tè ardhurave edhe shpenzon.Carefur dhe Coop kanè çmimet mè tè larta kurse fuqishèm po ecèn Conad me oferta dhe çmime mjaft tè arsyeshme.Tregu i lir imponon kèto kushte,kush ka lek mund tè investoj ne nje lloj supermarketi ku çmimi me klientelèn ti pèrgjigjen njeri tjetrit.Auchan franceze dhe Coop pèrshèmb nè itali po i sfidon hapur fare Conad e cila po i konkuron dhe po i blen kèto marka njè nga njè si Auchan dhe Coop po i mbyllin disa pika shitje sepse mbriti Conad me lek tè freskèta nè duar

  9. ne Vlore kam frekuentuar nji te tille.
    Spar ?
    Artikujt ishin me shume kozmetike ,pak ushqimore,
    pije si birr e verera te nji cmimi shume me larte se ne vendin e vet
    Spar-it
    Kualiteti dukej ai i 10- 15 vjeteve te shkuara,
    pra pervec emrit lart Spar nuk kishte asgje te perbashket
    me Spar-in e vertete ktu ne Europe.
    Eshte thjeshte nji mashtrim ordiner qe i behet naiveve shqiptare.
    Barkderri mane po i bie ne top nuk po le pisllik pa ber aty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje