“Ndalojeni atë m…”, “masakroni Servet Pëllumbin”, Spartak Braho rrëfen marsin e 1996: Si i përgjuam radiot e Policisë! Kush e dha urdhrin për të goditur profesorin e PS!

27 Nëntor 2020, 14:19Politika TEMA

Deputeti socialist, Spartak Braho, në librin e tij “Masakroni Servet Pëllumbin”, i cili ka dalë në treg, sjell pjesë nga jeta politike e tij, e veçanërisht ngjarjet e 1996-ës, kur dhuna ndaj opozitës nga SHIK-u, por dhe Policia e Shtetit nuk kurseu as sekretarin e përgjithshëm të PS-së, Servet Pëllumbi, apo dhe eksponentë të tjerë si Ndre Legisi, Erion Braçe apo dhe Edi Rama, i cili në atë kohë nuk ishte pjesë e PS-së.

Zoti Braho rrëfen një episod të marsit 1996, kur PS-ja e Durrësit organizonte një miting politik, por forcat e SHIK-ut dhe të Policisë, bënë të gjitha tentativat për ta penguar, duke rrezikuar madje dhe jetën e përfaqësuesve të lartë të PS-së, mes tyre Servet Pëllumbi, Sabit Brokaj, prof. Anastas Angjeli, prof. Et’hem Ruka, Ndre Legisi, Bardhyl Agasi etj.

Për t’i shpëtuar ndjekjes së autoritetet policore, Braho tregon se socialistët përgjonin radiot e Policisë së Shtetit për të kuptuar se çfarë urdhrash merrnin nga eprorët e lartë, ku mes të tjerëve dallon dhe urdhrat që vinin nga drejtori i Policisë, Agim Shehu, por dhe drejtues të tjerë të politikës.

Rrugës për në mitingun e Durrësit, ata janë ndeshur me turma të përgatitura, të cilat kishin marrë urdhër të masakronin Servet Pëllumbin dhe drejtues të tjerë të PS-së për të bërë të mundur mosrealizimin e mitingut. Po ashtu, Braho tregon dhe një incident të ndodhur në Pallatin e Sportit të Durrësit, ku një person i identifikuar prej tij, qëllon me një shufër hekuri mbi xhamin e derës, i cili për pak sa nuk plagosi profesor Pëllumbin.

Spartak Braho 

Kronike e para 26 majit 1996 ne Durres 

Kishte filluar fushata e zgjedhjeve elektorale që do të mbaheshin më 26 maj 1996.

Si kudo, edhe në Durrës, dega e PS-së, më 22 maj 1996 do të manifestonte, pasi po organizohej të hynte në zgjedhje për të fituar. Dukej qartë që qeveria Meksi kishte marrë tatëpjetën. Ishte koha dhe viti kur firmat piramidale po shkonin drejt degradimit, ku megjithëse Presidenti Berisha, për të qetësuar situatën, deklaroi se “paratë e shqiptarëve janë të sigurta”, një pjesë e popullsisë që kishte futur paratë në këto firma ndjehej e nervozuar dhe e zemëruar.

Në strukturat policore, ndërkohë ishin bërë ndryshime dhe lëvizje të drejtuesve të tyre. Në Durrës ishte emëruar Artan Kalaja, një ish-mësues nga Kruja, i përfolur si dorë e fortë që mori përsipër detyrën e drejtorit të Policisë. Të gjitha këto lëvizje dhe emërime në Polici, të linin të kuptoje se bëheshin për një qëllim që zgjedhjet nuk do ishin të qeta, siç ndodhi realisht më 26 maj.

Dhuna, terrori, rrahjet, manipulimi dhe vjedhjet e fletëve të votimit në qendrat e votimit, çuan në largimin e komisonerëve të PS-së. Kështu, u realizua “fitorja e Partisë Demokratike”. Në shumë qendra votimi rezultatet kaluan edhe shifrën 120%.

Po atë ditë, nëpërmjet një deklarate në emër të kryesisë së PS-së në “Hotel Tirana”, prof. Sabit Brokaj pasi vuri në dukje tërë maskaradën e zgjedhjeve, deklaroi se, PS-ja nuk i njeh ato, duke vënë në dijeni edhe organizmat ndërkombëtare, të cilat pas disa ditësh e kuptuan se çfarë kishte ndodhur në Shqipëri.

Por, le të vijmë te data 22 maj i atij viti, për të treguar një ngjarje të rëndë në mitingun e degës së Partisë Socialiste të Durrësit. Në këtë takim priteshin të vinin edhe anëtarët e kryesisë, prof. Servet Pëllumbi, prof. Sabit Brokaj, prof. Anastas Angjeli, prof. Et’hem Ruka, Ndre Legisi, Bardhyl Agasi dhe drejtues të tjerë lokalë. E parandieja dhe intuita profesionale më thoshte se Berisha do të bënte çmos që zgjedhjet t’i manipulonte dhe fitonte me çdo kusht.

Policia, SHIK-u dhe kontingjenti kriminal, të cilët ishin liruar disa ditë përpara nga burgu, do të ishin skalioni kryesor që do të përdornin dhunën dhe presionin mbi militantët e PS-së dhe zgjedhësit. I shqetësuar për këtë parandjenjë bisedova me një ish-oficer Policie i liruar, D. Ibrahimi se ç’duhej të bënim. Shkëmbyem mendime dhe ramë dakord që veprimet e Policisë dhe të SHIK-ut t’i monitoronim duke kapur valët radiofonike që përdoreshin prej tyre.

Sajuam aparaturat dhe një sasi radiosh që përdoreshin nga Policia duke i instaluar në shtëpinë e një militanti në Sukth. Kjo bëri të mundur që të depërtonim sa mundej në komunikimet e çdo ore të ditës, duke ndjekur me kujdes të gjithë urdhrat dhe porositë që përgatiteshin, për të realizuar goditjet dhe arrestimet nga Shtabi Policor i Artan Kalasë në Durrës dhe Agim Shehut në Tiranë. Në këto komunikime kuptohej qartë se ishte vendosur që mitingu elektoral i PS-së në Durrës të sabotohej e të mos lejohej të zhvillohej.

Këtë të dhënë ia përcolla Qendrës, duke i vënë në dijeni të këtij parashikimi. Në datën 22 maj, ne prisnim në Vorë drejtuesit e PS-së për t’i shoqëruar rrugës për në Durrës. Aty për aty bisedova me Bardhyl Agasin që ishte kryetar i degës së partisë për të bërë një devijim. Dhashë porosi që të ktheheshin papritur në fshatin Manzë duke organizuar aty një takim spontan. Kjo manovër u bë edhe për të parë si do të reagonin ata që na ndiqnin pas.

Takimi i improvizuar në Manzë u realizua me sukses. Agjentët e Policisë dhe të SHIK-ut që shoqëronin autokolonën, ky devijim i gjeti të papërgatitur. Pas 30 minutash autokolona mori drejtimin për në Durrës dhe në radio u dëgjuan thirrje të egra të Agim Shehut dhe Artan Kalasë, të cilët bërtisnin “pse u lejua takimi në Manzë” dhe të ndalohej me çdo kusht lëvizja e autokolonës në hyrje të qytetit të Shijakut, te “4 rrugët”. Pa arritur atje u njoftuam se te “4 rrugët”, grupe militantësh të PD-së kishin bllokuar rrugët në drejtim të Durrësit.

Bisedova me prof. Servetin, me të cilin isha në një makinë dhe pasi i sqarova situatën, i sugjerova ndërrimin e makinave. Ashtu u bë! Të gjithë anëtarët e kryesisë dhe ne që i shoqëronim hipëm në makina të tjera që u morën nga militantët tanë dhe ndërkohë që automjetet zyrtare ndaluan pa u futur te “4 rrugët” e Shijakut. Ne ecëm me shpejtësi përmes turmës së egërsuar të militantëve, të cilët nuk e kuptuan këtë manovër dhe nuk arritën të identifikojnë personat. Kështu u evitua bllokimi dhe përplasja në Shijak. Por, problem ishte si do të hynim në Durrës. Ecnim drejt Qafës së Rrashbullit, në drejtim të Shkozetit, drejt hyrjes së Durrësit, Urës së Dajlanit.

Pikërisht aty u panë grumbullime të tjera militantësh të PD-së me shkopinj në dorë që ulërinin duke shquar midis tyre një sërë fytyrash me precedentë penalë. “Mbajini aty, mos i lini të futen, nxirrini nga makinat, bjeruni dhe digjuni makinat”, ishin urdhrat që dëgjonim nga radiot. Unë e njihja mirë zërin e Agim Shehut.

Autokolona jonë kishte ndaluar te “Ura e Dajlanit” në pamundësi për të bërë përpara. Papritur, në radio buçiti një zë i fortë dhe me tërsëllëm urdhëroi “në asnjë mënyrë të mos bëhet mitingu, do përgjigjeni me kokë. Të mos futet në Durrës Servet Pëllumbi, masakroheni, po, po masakroheni”. Isha në një makinë me prof. Servetin. Ai e dëgjoi zërin në radio. “Ç’është ky mo Spartak, më pyeti”. Është Sali Berisha profesor, i thashë, kërkon kokën tënde”.

“Ç’do bëjmë profesor”, i thashë.

“Të ecim përpara”, tha me qetësinë e tij.

Urdhërova shoferin e makinës Viron Kristo që të kthehej me shpejtësi majtas drejt rrugës që të çonte drejt portit detar. Makinat e tjera na ndoqën pas. Devijimi ishte i papritur dhe i paparashikuar për ata që kishin vendosur të na masakronin. Ndoshta menduan se ne u kthyem mbrapsht përsëri për në Tiranë.

Të çliruar nga bllokimi ecëm me shpejtësi për t’u futur nga porti, në bulevardin kryesor që të çonte te Pallati i Sportit, ku prisnin mijëra simpatizantë. Arritëm në rrugën e Pallatit të Sportit. Zbritëm dhe ecëm në drejtim të tij të rrethuar nga turma e popullit që na priste me entuziazëm. Me kujdes, duke mbajtur profesorin pashë midis turmës edhe disa fytyra të dyshimta që ishin përzier dhe që synonin të futeshin brenda në sallën e Pallati të Sportit.

Ecnim me vështirësi dhe disa metra para hyrjes kryesore pashë dikë që nxori një thikë apo kaçavidë dhe po shtyhej në drejtimin e grupit kryesor. Ky është ai i masakrës, mendova. Dhe dikujt, nuk më kujtohet, i bëra me shenjë duke i thënë “mbërthejeni atë mut”, duke e treguar me gisht. Por, rreziku nuk kishte kaluar. Pikërisht, në hyrje të derës së Pallatit të Sportit, pjesa e sipërme e së cilës ishte veshur me xham, u zgjat një shufër e gjatë hekuri dhe goditi në drejtim të kokës së profesorit.

E pashë personin, ishte L. Dauti së bashku me vëllanë e tij. Xhami u thye në mes dhe një copë e madhe në formë trekëndëshi me majë poshtë mori drejtimin për të rënë mbi kokat tona, ku më pranë ishte profesori. E shtyva profesorin me forcë që ta kalonte edhe atë gjysmë metri të derës. Copa e rënë e xhamit ra me forcë mes trupave tanë, por profesori kishte shpëtuar. Një shoqërues i tij shtrëngonte dorën e gjakosur. Xhami kishte goditur atë.

U futëm në sallën e elektrizuar nga thirrjet e simpatizantëve socialistë që prisnin. Të sigurt që ia kishim hedhur SHIK-ut dhe Policisë së Sali Berishës, për të na prishur mitingun dhe për të na masakruar. Por mua në vesh për shumë kohë, më kumbonte një zë: “të masakrohet Servet Pëllumbi…”

P.S: Lidhur me këtë ngjarje, profesor Servet Pëllumbi kujton se ajo që nuk u realizua për të masakruar atë më 22 maj 1996 në Durrës, Sali Berisha e realizoi më 28 maj 1996 në mitingun e PS-së në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë. Fotografia e gjakosur e tij së bashku me një gazetar spanjoll shëtiti kryefaqet e agjencive botërore.

Disa muaj më parë, pikërisht më 22 dhe 29 mars ishin masakruar nga SHIK-u dhe Policia Sekrete Ndre Legisi, Edi Rama, Erjon Braçe, Bardhok Lala (gazetar i gazetës “Koha Jonë”) etj.

Më 19 qershor 2020 prof. Servet Pëllumbi, pasi lexoi shënimet e mësipërme, më dërgoi këtë mesazh telefonik: “Spartak, të falënderoj dhe të uroj për intervistën. Kujtesë fenomenale ke për ato vite të vështira që kemi përballuar. Fakte që kurrsesi nuk duhet t’i harrojnë edhe rilindësit e sotëm”.

NË VEND TË HYRJES

Pse “luftë e pashmangshme”?! Ky titull është simbolik. Pa dyshim që ky libër mund të titullohej edhe ndryshe. Fjala vjen, “Demokracia e dalldisur” etj. Unë si qytetar i këtij vendi dhe si politikan i pas viteve ’90, kisha dhe kam dyshimet e mija për zhvillimet që ndodhën dhe si ndodhën.

Që do të ndodhnin ndryshimet, kjo nuk vihej në dyshim. Por, edhe një qytetar i zakonshëm dhe normal i këtij vendi, pas 30-vjetësh të përmbysjes së regjimit komunist, do të pyeste me të drejtë: Pse ndodhi kështu e jo ashtu?! Sa të mira dhe sa të këqija i erdhën Shqipërisë gjatë këtyre 30 vjetëve në krahasim me regjimin e kaluar? Dhe njerëzit me arsye të shëndoshë dhe me mendje të kthjellët vihen në mendime dhe janë në gjendje të bëjnë krahasime dhe të vlerësojnë objektivisht të dy kohët.

Unë aktualisht jam deputet i Kuvendit të Shqipërisë që nga viti 1997. Kam dhe unë përgjegjësi të shumëfishtë për gjithçka ka ndodhur e ndodh në këtë vend. Pa u bërë deputet nuk e kisha këtë ndijim. Por, kur hyra në sallën e “baballarëve të kombit”, gjërat ndryshuan rrënjësisht. Unë jam bir partizanësh dhe familjarësh me dëshmorë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Si i tillë, kur u ula në karrigen e deputetit, ndjeva një përgjegjësi të jashtëzakonshme.

Isha ngjitur në tempull! Dhe mendimi i parë që më erdhi në mendje ishte vetëm një: Si t’i shërbeja më mirë popullit tim në këto kohë të vështira që erdhën pas vitit 1990? Si të mbroja Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe gjakun e dëshmorëve që janë anatemuar maksimalisht nga ekstremi i djathtë, pas vitit 1990? Sepse në këtë periudhë u vunë në dyshim, u përbaltën, u anatemuan, u fyen dhe u damkosën dëshmorët dhe heronjtë e saj si “kriminelë”! Nga t’ia mbaja? Zemra më tha: Mbaj nga heronjtë dhe dëshmorët! Kështu bëra. Por, historia nuk mbaron me kaq. Pas përmbysjes së regjimit komunist, në vitin 1990, ndodhi një nga gjëmat më të mëdha të këtij kombi: viti 1997. Sado kohë të kalojë, viti ’97 do të mbetet një nga njollat më të zeza të historisë sonë si komb.

Dhe ky vit i zi nuk erdhi rastësisht. Ishin kryesisht pinjollët e bashkëpunëtorëve të pushtuesve nazifashistë që kishin ardhur në pushtet dhe atë që nuk e realizuan dot baballarët e tyre, u përpoqën ta bëjnë ata. Katastrofa dhe pasojat e atij viti të zi me hijen e dukshme të një lufte civile midis shqiptarëve, janë të pashlyeshme.

Me shumë historianë, studiues, gazetarë e politikanë e radhita veten si politikan në krah të mbrojtjes së Luftës sonë Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe vlerave të saj. Me të njëjtin zell kemi denoncuar krimet e vitit 1997, fantazmën e luftës vëllavrasëse që u përpoq të bënte një regjim pseudodemokratik.

Aq sa mund të zhbëhet historia e lavdishme e Luftës sonë Nacionalçlirimtare, aq mund të zhbëhet shpirti liridashës dhe progresist i këtij populli. Kjo nuk ka asnjë dyshim! Do të ndihesha i lumtur që shumica e bashkëkohësve të mi të më jepnin të drejtë për këto mendime dhe opinione që kam shprehur në qëndrimet e mia.

Natyrisht që në këtë libër nuk është përfshirë e gjithë publicistika, shkrimet, shënimet dhe opinionet, me që herë pas herë ka pasur ndonjë përsëritje, rikthim në tema dhe ide të njohura, etj. Dhe përsëritja e mërzit lexuesin, përndryshe do të kishim një libër shumë më voluminoz se sa ky për lexuesit.(panorama)

26 komente në ““Ndalojeni atë m…”, “masakroni Servet Pëllumbin”, Spartak Braho rrëfen marsin e 1996: Si i përgjuam radiot e Policisë! Kush e dha urdhrin për të goditur profesorin e PS!”

  1. ⚖️?? says:

    Sali haleja, të kalbet nē burg .

    1. Ray says:

      Ai cuni qe e shpetoi Servet Pellumbin, ( qe i ka hedhur doren ne qafe ne foto)
      eshte djali i Halles sime

      Gabim ka bere qe nuk i lejoi ta rifnin Pellumbin, se do behej Pellumbi me i forte fizikisht lol hahaha
      Sepse kuptohet ajo qe s’te vret , te ben me te forte , ka thene Nice lol

      1. Chipin says:

        Mir ja u kane bere socialistave dhe pak e kan pas. Me vjen keq per familjarin tat, po korraket e PS vete e kane fajin se ata e sollen ne pushtet, jo nje por 2 here.

      2. Turi says:

        O ray…i nderrove pampersat ti…ik bo shurren…kush ta ka thon halla…

    2. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

      Cnjerzore,nje tipar jetik i nje vendi arab.
      Edhe pse kane kaluar 30vjt kjo rrace afghanesh vazhdon te jete cnjerzore…..keshtu do te vazhdoi edhe per shume dekada.
      Ky agrisivitet arabesh do te arrij kulmin nese do te mundej(larg qofte) bashkimi i dy haleve islamike Kosovo dhe Albanistan,ku perqindja e muslimon brother’s do te kapte shifren e 95%.
      Kujtoj,’97 tregoi qart se kjo rrace afghanesh nuk ka per tu bere kurre…….pune arabesh gjaxore.

      1. Orest lamaj says:

        O gabel i Janulles , clidhje ka ketu bashkimi i myslimaneve te Kosoves dhe Shqiperise sic e thua ti o lango me botimin ???? Shikon ndonje lidhje ??? Po ske gje per te shkruajtur ri e ha ndonje gavete grosh sa eshte gjall mjekermuti dhe hidhi dhe nje cop mut brenda , se ketej e tutje qe do ngordhi mjekermuti do te behet vazhdimesi muti , bile tere beharit do dhjesesh e do ta thashe per dimer …..iku Janulla , po na le shendene , e ke zene purtha , u tret nga temperatura dhe eshte bere si korak , thone qe e lau purtha , ju c’qye suma nga purtha ……ai vuan dhe ti llap neper portale ??

      2. Nikoll Tesla prej Rahoveci says:

        @gervish,

        prit sa te zgjohen pak edhe trimat arvanitas e te bashkohet edhe Çameria se athere do ndihesh me rehat.

  2. Roland says:

    Baba tak eshte kryekurva e albanistanit ,,,, bythqir den babaden …..shurrak i qelbur …hajdut

    1. Zeni says:

      Bon vaki plak….po neqoftese Sala nuk del i UDB un spaskam njoft as nonen time
      Bojm durim e do ta shofim…serbet presin mas vdekjes zakonisht me ta bo bustin ne mes te Beogradit….si Esadit

  3. Taipi says:

    KETO TREGIME TI KISHE CUAR NE PROKURORI TANI FSHI BYTHEN OSE TREGOIUA NIPCEVE SE PAS 20 VJETVE NUK I DUEN KUJT PO DESHE NA TREGO PER VIDJON E METES SE KE QENE AVOKATI I TIJE SI ESHTE PUNA E VIDJOS SE PRIFTIT DO NA THUASH GJE APO DO TA BOTOSHE PAS VDEKJES

    1. Likja says:

      KE PROKURORIA E NIPIT TE SALIUT…TIK LLALLA..ATY TA BONTE DENONCIMIN…KU KE PAS PROKURORI TI E TRAP…

  4. Rrumpalla says:

    O Roland ashtu them dhe unë, që është kurvë etj. Po ti ke për të thënë gjë rreth atyre që ka shkruar, janë të vërteta ose jo, apo do merresh me se nga e ha, apo e nxjerr.

  5. Sss says:

    Saliu êshtë njê kokêl muti shipazeje e fosilizuar ndér shekuj nê shpellê dhe që rrëkeja e halesê sé historisê aksidentalisht e nxori nê sipérfaqe! Por pêr çudi për disa u kthye nê hajmali dhe me aromên e saj jetojnë dhe frymojnê !

  6. Ed says:

    ROLAND TI MUND TA SHANJE BABANE TEND PO KUR THE ALBANISTAN.KETU DEL QE TE GJITHA ATO QE THE JANE KARAKTERISTIKAT TEND

  7. Km says:

    Me cudit nje gje:-pse Spartaku nuk thote te verteten ne lidhje me kacaviden.emri i tij,Lul Berisha eshte i njohur per publikun dursak.banda e tij kish marre detyren per te goditur. Vetem ardhura e Lil Hotit,i cili ishte militant i PS, i largoi nga mitingu. EMRAT E KRIMINELEVE DUHEN EVIDENTUAR.Me ta ka punuar Saliu.

    1. Likamona says:

      Shum e sakte..me kujtohet kur lul berisha ju hodh makises siper me ca lapucer me xhaketa meshini..qe ska rendesi kush ishin…se durrsi shte plot me kta barbonat…

  8. degelisi says:

    Demokracia eshte per njerez te qytetruar, kulturuar
    Diktatura eshte per njerez qe nuk jane ende te qyteteruar, sic ishin ekstremistet e PD
    Me kalimin e kohes kontigjenti ekstremist eshte zvogeluar per shkaqe natyrore (vdekje natyrore) dhe shkaqe njerezore (duke vrare njeri tjetrin apo te vrare nga kundershtaret)

  9. Pensionist says:

    Kjo palo parti kriminale e nxori shume shpejt koken dhe u faktua, qe eshte thjesht nje bande, qe mori pushtetin ne Shqiperi dhe beri akte kriminale te panumeruar, duke u marre jete mbi 3000 shqiptareve.
    Sot keta bandite hiqen si te virgjer, shesin moral dhe diktojne rregulla.
    O tempora! O mores!
    Pa u ndeshkuar kriminelet sabotatore te “demokracise”, nuk ka drejtesi! Ka dhe do te kete vuajtje deri sa te shuhemi fare si racë!
    Poshte kriminelet! Lapidar Drejtesise se Shenjte!

  10. gogo alb . says:

    Ngjarjet e 97 jane grumbullimet e funderinave te pinjolleve,qe eterit étyre u bashkuane me pushtusit ne luften e dyt boterore , ata u grumbulluane e u grumbulluane me ne krye agjentin sali berisha u aktivizuane pertu hakmarrur.Ne vite 90 me kuitohet nje episode rrenqethes te Arshi Pipes ” qe e vleresoin si njeri me kulture edituri”.kur zbriti ne Rinas ato vite mbas 90 test u ul e putti token e u ngrit e ushpre se duhen varur e therrur gjith kommunister e shqiperis…… ky ishte kulmi i urreitjes qe kishte ky kopuk anti shqiptar.Keto funderina ter kohen jane
    angazhuare qe kombin tone,duke qene ne sherbim te te huajeve ta destabilizoin.Ketyre njezeve duhet tu ngushtohet hapsira e veprimit anti shqitar hapet a nen rrogos.

  11. Santa Quaranta says:

    Mire jua kane bere!! Deshet te benit amnisti ne `97!! Pse ?!! Sepse jeni same shit!! Ne vend qe ti çonit ne prokurori ju çuan ata, fituan gjyqet dhe jua paguat rrogat e munguara lek per lek…. Nuk ju plasi juve se parate e taksapaguesve jane, tonat, jo tuajat o prokuror qe je bere shkrimtar!!

  12. ceni, Boston says:

    Pa na i ke thene nja 10 here keto histori i Spartak, tani na i paske bere edhe liber! Po kujt inhyne ne pune keto? Pse nuk e denuat Saliun ne 97 apo sja u mbante bytha! Tani skane me vlere llafet !c

  13. Shaban says:

    Dhe kur nuk bete dot drejtesi per veten vodhet edhe ju dhe botoni libra me kujtime.

  14. Likja says:

    KE PROKURORIA E NIPIT TE SALIUT…TIK LLALLA..ATY TA BONTE DENONCIMIN…KU KE PAS PROKURORI TI E TRAP…

  15. Epidam Ylylysi says:

    O baba Taku, po ai L Dauti quhet Luan Dauti alias Lakja, qe PD e la te mbante canta tek dera e tragetit, ndersa PS me Gjushin (mashen e kriminelave ne Durres) e bete Kryedispecer ne Port, pa asnje kriter e aftesi profesionale. Vetem pse eshte bythlepiresi I Gaz Demit dhe I Gjushit. A ka turp me te madh o Baba Taku, qe ai qe do ju vriste, ju e beni Zengjin ne Port, e pra turp nuk keni e mire j’ua bejne.
    Jepja Edi Rames ta lexoje dhe te liroje tani nga burgu Izet Haxhine, qe e rrahu paq

  16. taso kume says:

    SHkruani sa te doni nga mengjezi deri ne darke o 24 ore rjeshte i beni dhe librat mullare por e verteta eshte qe SHPELLARI ju sfidon dhe sot kjo do te thote qe gjaku SERBE ka me shume imunitet se gjaku jone i trazuar me genet e gjakut spiune GREK OSE TURKE . Na vjen per te vjell kur lexojme ngjarje te renda per popullin SHQIPTARE kur sot politika per hire te pasurise dhe koltuqeve bakshjetone me kriminele,kur nje popull mendon te boshatise vendin nga qelbersilleqet e politikes,dhe njehere shkruani sa te doni nuk na vjen keq per çorben SHQIPTARE QE KENI GATUAR.

  17. rexha 10 says:

    U SHUJTE EDHE BABA TAKU ME DOSJEN E TIJE. U PERFOLE AQE SHUME ,A THUA SE NE ATE CANTEN E ZEZE MBANTE BOMBEN E POLITIKANEVE KRIMINELA.
    KETE DEKLARATEN TE TAKUT JA KA DHENE KOMANDANTI I POLICISE NE REPARTIN nr2ne zonen e ALI DEMIT QE ISHTE G…. RUCI.MITINGU U ORGANIZUA ME LEJEN E KOMISIARIATIT TE POLICISE nr1me shefe rendi A.. Dervishin ,dhe komisare A .. Ujka.TEKE FUSHA E FUTBOLLIT ne Ali DemI.ATY NDODHI MASAKRA SI NE C’DO VENDE TJETER TE TIRANES.TE BERTITURIT ISHIN NGA ME TE NDRYSHMET TE SHARAT DHE PER TERHEQJEN ZVARRE TE TRUPIT ,SI DHE I PRENE KOLLAREN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje