Zbuluesi më i mirë i viruseve jep lajmin e keq mbi Covid-19

27 Nëntor 2020, 12:14Shëndeti TEMA

Epidemiologu Ian Lipkin është një nga zbuluesit më të mirë të viruseve në botë. Ai ka identifikuar mbi 1500 të tillë në karrierën e tij, përfshirë këtu virusin e Nilit Perëndimor, një patogjen me origjinë në Afrikë që mbërriti në Amerikë përmes trafikut të paligjshëm të kafshëve.

Në një intervistë për “El Pais”, Ian Lipkin, i cili sot drejton Qendrën e Infeksionit dhe Imunitetit në Universitetin e Kolumbias, paralajmëron njerëzit se virusi do të jetë mes nesh edhe pas daljes së vaksinës.

Kur u pyet se kur do të përfundojë kjo pandemi, eksperti u përgjigj: “Do të jetojmë me këtë virus deri në fund të jetës sonë. Nuk do të zhduket. Duhet të vaksinojmë të porsalindurit përgjithmonë. Do të jetë problem i vazhdueshëm. Nuk besoj se jeta do të kthehet në normalitet të plotë”.

Sipas tij, kur të nisë vaksinimi masiv do të ulet shumë niveli i infeksioneve.

“Vaksinat, bashkë me imunitetin që do të krijohet, do të bëjnë që në vitin 2022 të shikojmë një ulje drastike të numrit të viktimave. Por, virusi do të mbetet mes nesh, pasi ka shumë kafshë në të gjithë botën që do të shërbejnë si rezervuar për të”, theksoi Lipkin.

6 komente në “Zbuluesi më i mirë i viruseve jep lajmin e keq mbi Covid-19”

  1. sadna babul ka bidai says:

    studimet mund te konceptojne nje hap per te verifiku cka mund te realizohet po e veshtire me gjet ate qe kerkojme duhet kohe me dhene imunitet

    1. Imuniteti transmetohet nga nena tek femija says:

      Lajme te frikeshme. Por mos u frikesoni! Imuniteti transmetohet nga nenat dhe gjyshet dhe stergjyshet or gjysherit dhe stergjysherit tek femijet e lindur permes qumeshtit te nenes. Qumeshti i nenes permban antitrupa (imunoglobulina) sepse nena i ka trasheguar keto antitrupa nga semundja (te themi COVID apo cdo semundje tjeter infektive) qe ka kaluar ose nese eshte vaksinuar, si dhe nga nena e vet dhe keshtu me radhe ne breza. Eshte e habiteshme se si ky imunolog e paska harruar faktin qe antitrupat kalojne permes qumeshtit te nenes tek femijet qe ne barkun e nenes, permes placentes. Pra, nese nenat jane vaksinuar nuk ka nevoje te vaksionohen femijet. Heem. Nuk e kuptoj kete imunolog!

  2. Kevin says:

    Duket si vellai binjak i bill gates !! ?

  3. Eksperti . says:

    Dhe kovidin ky e zbuloi mbas 1 viti , po per deri sa e lidh me kafshet dhe egzistencen e ketij virusi duhet te jete ajvanollog ose si i thone ,veteriner .

    1. @Eksperti me pike pas nje hapesire boshe - Njohes i mire i drejteshkrimit says:

      Veterinereve i hengesh ate qe nxjerrin cdo dite ti sepse jane me te mire dhe me te mencur se ti dhe ata hajvanologet e tu human. Sepse kane njerzillek dhe sherojne ato qenie te dobeta qe njerezit i vrasin per ti ngrene me miliarda cdo vit. Madje diagnostikojne semundjen e nje qenie qe nuk eshte ne gjendje qe te flase apo te tregoje se ku i dhemb e nese ka oreks apo jo apo nese ka temperature apo jo. Madje kuptojne anatomine dhe fiziologjine e nje numri te madh qeniesh; shume me teper se ata hajvanologet njerezor qe studiojne vetem nje qenie madje specializohen vetem per nje organ si veshi, syri, fyti, zemra, stomaku apo kurrizi. Prandaj ti “Ekspert” leshi mos fol me percmim per ata qe ju sherbejne qenieve qe ti i konsumon cdo dite ne tavolinen tende. Dhe meso drejteshkrimin dhe pikezimin se qenke pyke ne diell! Eksperti me pike pas nje hapesire! Njeri u ulet!

  4. Refiku says:

    Edhe ky “virologu” qe i bjen kumoneve te alarmit,don me hanger nje pension te qete, te majme po se po.E Randesishtme eshte se “tufes”po i vijne mendet,po hapen syte dita e dites. Eshte koha internetit jo koha r pasqyres, e turres se druve.Cka eshre prej Zotit e ka kuren,adhe njeriu esht kafshe prandajviruset e kafsheve bashke jetojne.Viruset inxhinjerike jane arme,dhe cdo arme vret… Respekt per komentuesit qe diskutojne seriozisht e me fakte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje