De Biazi: Aktivizova Hysajn 18-vjeç, presidenti Duka më tha se isha i çmendur

28 Nëntor 2020, 14:41Sport TEMA

Ish-trajneri i kombëtares dhe sot në drejtimin e Azerbaxhanit, Xhani De Biazi ka dhënë një intervistë të gjatë për TMË, ku flet për ekipin aktual që drejton, Maradonën dhe lojtarin që mund t’i afrohej talentit të tij, teksa thekson edhe momentin e debutimit të Hysaj me kuqezinjtë si 18-vjeçar.

Në Itali duket sikur e kanë terror t’i besojnë të rinjve? “Te Shqipëria unë kam bërë që Hysaj të debutoj në moshën 18-vjeçare. Ai në atë kohë ishte pjesë e Empolit. Ishim duke fituar 1-0 me Norvegjinë, e cila sigurisht ishte më mirë se ne. Në fund të ndeshjes, presidenti Duka më tha se isha i çmendur. Unë i thashë se nëse do të kisha edhe pesë të tjerë si ai, do t’i fusja në lojë. Nëse i jep makinën një 18-vjeçari, do të thotë që mund ta ngasë dhe do të përmirësohet duke bërë rrugë. Por, maturimi nuk vjen nga mbrëmja në mëngjes, duhet kurajo për të bërë zgjedhje”.

Një mendim për Maradonën? “Si lojtar i dini të gjitha, keni parë çdo mrekulli teknike. Si person mendoj që ishte shumë bujar, me zemër të madhe dhe me shumë mundësi mbeti i shtypur nga ingranazhi publik brenda të cilit e gjeti veten. Gjithsesi, gjithnjë mbeti i lidhur me tokën e tij, teksa edhe pse pati probleme personale nuk mund të mos i doje të mirën sepse kishte një zemër të madhe. Duhet të kujtohet për këtë, përtej golave dhe magjive, ai ndihmonte këdo që kishte nevojë”.

Baxho i vetmi që i përafrohet? “Robi ishte një futbollist i jashtëzakonshëm, një shembull. Nuk ishte ansjëherë personazh, ishte i dashuruar me futbollin. Ai argëtohej duke luajtur. Kur dhimbjet dhe mosha bënë të tyren, mendoj se ai bëri zgjedhjen më të mirë. Si talent ishte afër Maradonës, edhe pse ai është i pakrahasueshëm. Nuk kishte një fizik të jashtëzakonshëm, por topi ishte pjesë thelbësore e trupit të tij”.

Si duhet të ndihet Eriksen? “Si një qen. Nuk konsiderohet dhe kështu nuk mund të japë më të mirën. Inter po bën më keq nga sa pritej dhe më vjen keq sepse Konten e vlerësoj shumë e mendoja se do ta çonte Interin në një tjetër nivel. Në Itali akoma mund të thotë fjalën e saj, por të shohësh Interin të dalë nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve është një humbje për futbollin tonë. Megjithatë, ende mund të ndodhë gjithçka, sepse futbolli nuk është matematikë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje