Vaksina në Kanada, mjekët: Vaksinimi i popullatës do të përfundojë shtatorin e vitit 2021

28 Nëntor 2020, 17:23Lifestyle TEMA

Në një prononcim për mediat, kryeminstri kanadez u shpreh  se mjekët besojnë se shumica e Kanadezëve mund të vaksinohen kundër koronavirusit deri në Shtatorin e ardhshëm,  më para sesa fundi i 2021, duke treguar optimizëm krahasuar me deklaratat më parë.

Kanadaja është në mes të një vale të dytë të virusit dhe rastet e përditshme shënojnë nivele rekord pavarësisht përpjekjeve në rritje nga provincat për të frenuar tubimet.

Zyrtarët thonë se ata mund të fillojnë të miratojnë vaksinat e ndryshme kandidate në dhjetor dhe të shpërndajnë dozat në tremujorin e parë të 2021.

Ushtria Kanadeze do të luajë një rol udhëheqës në ndihmën për të shpërndarë vaksinat e koronavirusit në zona të largëta kur dozat  do të fillojnë të mbërrijnë në fillim të vitit të ardhshëm, tha gjithashtu Kryeministri.

Zyrtarët përballen me sfidën masive të administrimit të vaksinës në të gjithë vendin që është vendi i dytë më i madh në botë për nga sipërfaqja , ku një pjesë e mirë e tyre janë të populluara pak dhe në distancë të largët nga njëra tjetra.

Ontario, provinca më e populluar e Kanadasë, ka emëruar një gjeneral në pension për të drejtuar forcën e vendosjes së vaksinave.

3 komente në “Vaksina në Kanada, mjekët: Vaksinimi i popullatës do të përfundojë shtatorin e vitit 2021”

  1. Vishja plot says:

    Lajmi korrekt do te ishte: mbi 50% e popullsise do arrije te vaksinohet nga shtatori i 2021.

    1. Pesre duhen vaksinuar zonat pak te populluara dhe larg qyteterimit modern!? says:

      E perse duhen vaksinuar ato zona qe jane larg, jo shume te populluara, dhe mbuluar nga bora kur as dreqi nuk i kap e jo me virusi!?

  2. Sqarimi i virologut berrbero says:

    Sepse shkon nje bos nga qyteti qe ka vilen aty.psh ne lalez eshte vend i izoluar me roje 24 ore shkon virusi POLITKARSHKERDHATE-30 dhe infektohet &qelbet ai vend.!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje