VIDEO+FOTO: Akuzat ndaj Xhaçkës, Imami i vuri në dizpozicion Zajmina Vasjarit dy helikopterët e Ushtrisë dhe ambientet sekrete për një videoklip

28 Nëntor 2020, 13:23Politika TEMA

Pakkush ndoshta e kujton videoklipin e këngëtares Zaimina Vasjari, për këngën “I kom”.

Një videoklip ku këngëtarja shfaqet si një ushtarake seksi, me armë e artileri të rëndë, hipur herë në helikopter e herë mbi tank, për të kapur rob apo shantazhuar “ushtarin” e saj të zemrës.

Ndërkohë që “emblematik” mbetet momentin kulmor i zbritjes së këngëtares Zajmina nga helikopteri i Forcave Ajrore të Republikës së Shqipëerisë, në ambientet e këtij reparti.

Më pas dhe në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, ku ish ministri i kohës aktori Arben Imami me sa duket kishte rikthyer momentet magjike të rolit të tij në filmin “Ballëpërballë”!

Por me aktore kryesore një këngëtare që po bënte një klip dhe disa “ushtarë” të zemrës, ngjarje të cilat ishin zhvendosur nga deti në territorin e Sigurisë së Lartë të ushtrisë shqiptare.

Nuk do të na ishte kujtuar një klip i tillë, pasi mbresa e vetme ishte debati që kishte shpërthyer në atë kohë për xhirime dhe eksplorime në ambientet e Forcave të Armatosura, deri kur opozita e cila ka në përbërje edhe ish- shefin e shtabit të FA të asaj kohe Xhemal Gjunkshi, të mos na e kishte kujtuar me lajmet “fake” që përdor gjithnjë.

Pasi kanë “përndjekur” ministren aktuale të Mbrojtjes Olta Xhaçka duke pretenduar për një udhëtim me helikopter për nevoja pune dhe të ushtrisë, ishte një stërvitje që u realizua, nuk ka si të mos na vijë në kujtesë përdorimi për një javë rresht i dy helikopterëve të ushtrisë shqiptare për të xhiruar një video-klip nga këngëtarja shqiptare Zajmina Vasjari.

Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami i ka vënë në atë kohë në dispozicion dy helikopterë të ushtrisë shqiptare këngëtares Vasjari, për të realizuar videoklipin për këngën e saj.

Ngjarja daton në prill të vitit 2013, vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare, kur pas një shkrese dërguar ministrisë së Mbrojtjes, e konkretisht ish- Sekretarit të Përgjithshëm Edvin Kulluri, ky institucion i ka vënë në dispozicion të këngëtares dy helikopterë të ministrisë ‘AB- 205’.

Kërkesa formale me numër. 3171 daton 18 prillin e vitit 2013, dhe brenda ditës rezulton se Kulluri i ka kthyer përgjigjen pozitive. Po atë ditë Edvin Kulluri, me shkresë 3171/1 i ka kërkuar Regjimentit të Helikopterëve në Farkë, të vihen në dispozicion të kompanisë private ‘Max production’ dy helikopterët.

Pas kësaj shkrese, ish-Komandanti i Forcës Ajrore, Dhori Spirollari përmes një mesazh-faksi nr. 200 datë 26 prill 2013, urdhëron dy helikopterët ‘AB- 205’ të kryejnë fluturime stërvitore në lartësi 30 metra.

Pavarësisht kohës së kufizuar të vënë, për të realizuar një klip sa më të mirë dhe me pamje sa më afër së vërtetës, janë dashur një javë prova, fluturime, hedhje, kthime dhe ripërsëritje të ngritjes dhe uljes së helikopterëve. Por dhe përshtatje ngjyre të flokëve, fustanit dhe ambientit!

I përmban dhe “protokolli” i një video-klipi këto, pasi nuk janë rastësi dhe lajmet nga VIP-at botërorë që për realizimin i skenave të tilla, harxhoheshin muaj të tërë, kishte rraskapitje deri në rënie të fikti, derisa produkti dilte siç e kishte menduar autori.

Por komandanti i Forcës Ajrore i asaj kohe hyn deri në detaje, teksa udhëzon mundësinë e realizimit të një procedure varjeje helikopteri, në interes të realizimit të këtij video-klipi, duke pasur parasysh rregullat e filmimit në zonat e klasifikuara. Megjithëse gjithçka është pasqyruar dhe është publike tashmë dhe në motorin e kërkimit “google”!

Do të thotë ndokush po shefi i shtabit Përgjithshëm të asaj kohe Xhemal Gjunkshi çfarë bënte?! Atë e ka thënë shumë qartë në kabllogramin e tij ish ambasadori i SHBA në Tiranë Xhon Uidhers, i cili raportonte në DASH se Gjunkshi merrej me vjeljen e “taksës” 7 mijë dollarë për çdo komando që shkonte në Afganistan! E ka thënë Uidhers jo ne të medias, as FA-të!

Kishte dhe hallin e pajisjes së Forcave të Armatosura me rroba të reja, dhe po udhëzonte për tenderin e tyre për 10 vitet e ardhshme. Eshte shkruajtur atëherë kur PS ishte në opozitë dhe është përcaktuar dhe shuma e përfituar, minus paratë që akuzohej, nuk është vertetuar, se i kishte dhënë Shkelzen Berishës për ta emëruar në atë detyrë.

Por që të kthehemi tek video-klipi i Zajmina Vajsjarit me dy helikopterët e ushtrisë shqiptare, pas publikimit të skandalit në atë kohë vetë këngëtareja ka reaguar duke thënë se “gazetarët më kanë marrë në telefon për këtë çështje dhe nuk jam prononcuar pasi kjo është bërë një çështje politike. Nuk kam motiv të akuzohem dhe të frikësohem,” tha ajo.

Dhe me thënë të drejtën Zajmina s’ka bërë asnjë faj, ka realizuar një video-klip në ambientet e ushtrisë me helikopterët e ushtrisë, me kosto zero. Gjithkush do ta bënte një gjë të tillë.

Ndërsa ish- Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri, u shfajësua duke thënë se ai vetëm sa e ka përcjellë shkresën tek Forca Ajrore dhe se është struktura përkatëse që vlerëson më pas shkresën e tij. Forca Ajrore kishte vendosur, normal por sekretari i Përgjithshëm është realisht numri dy i çdo ministrie, kush guxon të reagojë kundër!

Por po të analizojmë tashmë në mënyrë ligjore dhe strikte të ushtrisë, e cila që nga viti 2009 ishte pjesë e NATO-s me të drejta të plota, vërejmë se janë shkelur të gjitha ligjet, vendimet dhe rregulloret e mundshme në fuqi atëherë dhe sot e kësaj dite.

Shkelje e ligjit është tejkalimi i kompetencave të Sekretarit të Përgjithshëm, duke iu drejtuar direkt repartit 3006 dhe jo Shtabit të Përgjithshëm ose Komandës Ajrore dhe pa miratim nga Ministria e Mbrojtjes.

Shkelje tjetër e rëndë është fakti se nuk rezulton të ketë praktikë të nxjerrjes së urdhrit për realizmin e këtij aktiviteti. Nga ana e zbatimit formal të marrëveshjes së paligjshme, kemi një tejkalim disa orësh dhe ditësh të kohës së aktivitetit nga 2 misione, që nuk është e reflektuar dhe e justifikuar në raportin ditor të dokumentacionit e fluturimit.

Njëherësh janë shkelur rregullat e sigurisë së fluturimit sepse janë bërë filmime në zona të klasifikuara si sekret, që nga pista në Farkë e deri në reparte të sigurisë së veçantë dhe vetë ambientet e ministrisë së Mbrojtjes. Theksuam, ishim dhe atëherë vend anëtar i NATO-s.

Në fund, janë shkelur dhe procedurat për mosfaturimin e këtij shërbimi ndaj palëve të treta, ku të jetë përcaktuar kostoja financiare për këtë aktivitet që do të kryente kjo kompani private.

Nuk është shënuar në asnjë procesverbal sa ka qënë kostoja, që sipas burimeve nga Forca Ajrore nëse do të llogaritej në mënyrë linare lëvizja e dy helikopterëve, për ditët në dizpozicion të Zajminës, i bie që të kenë përshkuar distancën ajrore Vermosh-Konispol dy herë. Duke qënë dy helikopterë, imagjinojeni koston e lartë të këtij video-klipi për ushtrinë. Që ka harxhuar shumë!

I tejkalon shumë ato 10 mijë euro që pretendon PD, me dyshen Albana Vokshi-Xhemal Gjunkshi, se në atë udhëtim të rrallë pune në Dibër dhe në funksion të stërvitjes, ka kryer ministrja aktuale e mbrojtjes Olta Xhaçka.

Ironik në rastin e ish ministrit të PD Arben Imami është fakti se mijëra eurot u shpenzuan për një klip të një këngëtareje shqiptare, jashtë objektit të FA.

Sikur të kishte qënë këngëtarja pjesë e Qendrës së Kulturës në këtë ministri, dhe mund të “justifikohej” angazhimi i Forcës Ajrore me kapacitet të plotë aq sa tmerruan dhe zonën e “Freskut”, duke qëndruar dhe bërë karshillëk dhe mbi shtëpinë e ish Presidentit Bamir Topi, asokohe kundër qeverisë së Berishës.

Madje mund të justifikohej dhe sikur të bëhej ndonjë video-klip me këngët dhe jetën e Vaçe Zelës, këngëtares së famshme shqiptare që ka qënë dhe pjesë e Asamblit të Ushtrisë, apo ndonjë këngëtareje tjetër të madhe. Po për Zajmina Vasjarin, sikur është e tepërt. Nuk kemi asgjë me të, por është këngëtare e re dhe pa asnjë lidhje me ushtrinë./M.Nikaj-TemA

17 komente në “VIDEO+FOTO: Akuzat ndaj Xhaçkës, Imami i vuri në dizpozicion Zajmina Vasjarit dy helikopterët e Ushtrisë dhe ambientet sekrete për një videoklip”

  1. xhoxhi says:

    Kjo quhet këngëtare apo putanë?Çfarë lidhje ka zëri i saj me shalët dhe sisët?Jepini dërmën sa të mundeni.Këngëtare për vidion klip është kjo?Vazhdojmë demokracinë e lakuriqësisë se sa për këngë lëre mos e pyet se çpo dëgjojmë…

  2. vlora says:

    po erdhi prap PD ne pushtet do na coj 30 vite pas.Shikoni cfar plehrash kane qene.Dil KULLURI e sqaroe popullin per kete veprim se per te folur si bur i mir flet sa here te ftojne.Mbaj pergjegjesine tende.Gazetaret qe e intervistojne ta pyesin per kete e bemat e tjera te ministrise se mbrojtjes,mos te dhiten nga frika se ai tani eshte anonim.Ftojeni me profesionist perballe te justifikoje keto maskaralleqe

  3. Meridiani says:

    Dhe ca mutin do te thush ti me kete??!!
    Meqe ata bene keshtu te bejne dhe keta…
    Je shume plehre sinq gjobaxhi o Mero, te keqen e atij kazanit te 55 kur e lexonim njehere e nje kohe qe na neveritej

    1. vezhguesi says:

      Meridiani-Olta Xhacka eshte Ministre e Mbrojtjes dhe udhetimi i saj me helikopterin e ushtrise per nevojat e punes eshte me se i justifikuar.
      A e kupton ndryshimin midis nje kengetareje private qe perdor helikopterin e ushtrise pa paguar nje cent dhe ministres se mbrojtjes qe perdor te njejtin helikopter per nevoja te detyres se saj? Eshte shume e lehte te kuptohet edhe nga nje me IQ minimale.

  4. taku says:

    Turp,

    108 vjet Shtet pa Drejtesi!

  5. Aleksander says:

    Kangetare Zajmina Vasjari?
    Jeni te sigurt?
    Hera e pare qe i nigjoj emnin.
    Po ku knon kja?

  6. Albanian till I die says:

    Me taksat e Shqiptareve bo karaputana videon …

  7. ce says:

    Kjo Zajmina duket se eshte pa brecka fare. Po Flamur Herman Geringu kur ishte minister dhe president i Republikes se Lazaratit mori nga rruga nje kengetare tallava dhe e beri drejtoreshe ne ministri qe ti bente fresk Muli horrit ne pushimin e drekes se donte dhe nocke hunderri, komandanti i naziskineve te Mamurrasit qe dogji deren e kryeministrise me molotov.

  8. shkodrani says:

    Ajo me interesantja ne gjithe kete histori,ishte raporti i Uithers per Dep,Shtetit mbi marrjen nga Xhemal Gjunkshi i 7000 euro per koke nga ushtaret qe shkonin ne misione.Kjo eshte reale,pasi u shkrua atehere kur iku me bisht nder shale Gjunkshi dhe pa mbaruar 3 vjetet.Por si u be deputet,thoni ju….U be se i sherbeu Bashes ne zgjedhjen ne Bashki me votat e reparteve,kur Gjunkshi ishte ne Zall Herr,si dhe nga allishverishet me Zenin.Oficeri me llum qe ka shkelur ne ushtri,hajdut tipik.Rrofte Zajmina !

  9. Pensionist says:

    Kur ke per suport PëDën’,
    Ç’të duash, ti e bën!
    Nese peng i ke lënë,
    Atë “çiiikë” gjënë!

  10. Ina says:

    O Zot po ku ka goje te flasi PD per keto gjera! Ajo parti e la masakruar ushtrine dhe gjithcka ne kete vend

  11. GREY WOLF says:

    Ka me akt domethenes qe verteton qellimet e Sali Berishes ndaj Shqiperise dhe Shqiptareve kur ka vene MINISTER MROJTJEJE NJE AKTOR. Duke mos u futur me thelle me se cfar beri me ushtrine dhe asetet njerezore dhe materiale te saj. Vetem kjo na mjafton qe te kuptojme se per interesat e kujt ka punuar keto 30 vjet.

  12. Rilindja says:

    Prandaj votuam kunder PD qe gjera te tilla si perdorimi i mjeteve ushtarake te mos perdoret pa kriter. Po kjo nuk do te thote qe Xhacka te na behet si Imami apo Xhunkshi!!!!!!

    Xhacka duhet te jape sqarim dhe mos na nxirrni keto pacavure te kohes se PD, sepse shpejt Po na behen edhe pacavure te PS. Apo mos duhet qe edhe xhacka te na dale pa breke si Zajmina????

  13. M....mecit says:

    PARTIA e PLERAVE e ka emrin PD, qe dotethot PARTI PEDERASTESH. Kjo parti duhej shkrire me ligje qe kur i vune flaken SHQIPRISE ne 96-97,en.. Ja kjo esht partia e asaj SORRES se zeze me emrin ALBANA VOKSHI qe dilte dhe cirrej per gjoja abuzime te ministres XHACKA me HELIKOPTERIN e USHTRIS. Kjo esht te ulerisesh me te madhe se ca e kan ber ata te PD,s kur ishin ne pushtete. Nuk kan ber gje tjeter vec se kan shkaterruar dhe vjedhur nje shtet te terin pa harruar dhe vrasit qe kan ber keta njeres te poshter te ashtu quajtur PARTIA E HORRAVE DEMOKRATIKE……

  14. Asqeri Asllani says:

    O tempora! O mores! Ky artikull ,ky person “pa emer”(me 100% eshte ne instancat me te larta ,qeveritare te PS?) meshiron, deshmon, verteton kater ciperisht, inexistententen e shtetit!!! O zot!Nuk eshte i tille ,ajo cka ministrija e mbrojties e PD beri ne 2013?Por qeverija e sotme e PS,PER 7 VJET HESHTI,?? Me siguri udhetimi “turistik” I ministres te mbrojties ne kete kohe pandemije e pasojat e termeteve,nuk ka ndonje ndryshim te madh??
    O ZOT! KU ESHTE NDRYSHIMI MIDIS PD,PS, LSI E GJITHE te tjerave, ne keto 30 VJET?Kjo eshte VETEM,maja e AISBERGUT…..!
    O SPAK, BEJA FORRAAAAAA,MOS U MERR ME CIRONKA ……!PESHKU qelbet nga KOKA!
    JU JENI SHPRESA qe :ky vend mund TE BEHET!
    ORTEKU FILLON NGA MAJA E MALIT!

  15. Tanguli says:

    Ndyresira te poshter deri ne palce,Po si more superbatakci gazetar kujtohesh ta denancoshe me kaqe vonese Imamin vetem se u zbulua ministresha qe breth per hajengje me heliioptere?Pse se bere ti kete pe Imamin?

  16. artiles says:

    Mos mbuloni mutin me shurë!
    Po e krahasuam me ato që kanë bërë dhe si janë bërë gjërat më përpsra, s’kemi gjë në vijë!

    Ministresha sot u kap dhe duket gjë e vogël, por duhet ta ketë bërë kush e di se sa herë të tjera.
    Një ministre në Vendet Balltike dha dorëheqen se kishte çuar fëmijët në shkollë me makinën e shtetit.
    A ka të krahasuar me Albanistanin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje