Zbulohet për herë të parë bazoreliefi në bronx që përjetëson pranimin e qytetit muze të Gjirokastrës në UNESCO

28 Nëntor 2020, 12:36Kulturë TEMA

Një vepër e re simbolike arti i shtohet dhe hijeshon Qendrën Historike të qytetit të Gjirokastrës. Fjala është për një bazoreliev të derdhur në bronx, vepër e Skulptorit te Popullit Mumtaz Dhrami, e cila është vendosur së fundi në murin simbolik që përjetëson pranimin e qytetit muze të Gjirokastrës nga UNESCO si një vlerë e Trashëgimisë Kulturore Botërore. Bazorelievi paraqet të skicuar një pamje të përgjithëshme të qytetit me Sahatin, Kështjellën, banesat Monument Kulture, simbolin e UNESCO-s dhe një mesazh në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, i cili u bën të ditur vizitorëve dhe turistëve se prej Korrikut 2005 Gjirokastra është pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore.

Kjo vepër artistike e mjeshtrit të madh të daltës, skulptorit me orgjinë gjirokastrite Mumtaz Drami, është pjesë e projektit që ka si qëllim përmirësimin e imazhit të mëparshëm të këtij memoriali. që në mënyrë simbolike është vendosur aty pas pranimit të Gjirokastrës në UNESCO, pasi vlerat e këtij objekti ishin zbehur nga koha.

Ky projekt i Qendrës Kulturore Mediatike Antigonea, gjeti mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës dhe përkrahjen e Bashkisë së Gjirokastrës, pasi ndryshimi i pamjes së memorialit ishte bërë i nevojshëm dhe për faktin tjetër, se ai gjendet në hyrje të Zonës Historike dhe Pazarit Karakteristik, pikërisht në zonën me trafikun më të lartë të vizitorëve dhe turistëve.

Sipas statistika zyrtare, Gjirokastra vizitohet çdo vit nga rreth 160 mijë turist vendas dhe të huaj.

Kjo ndërhyrje në këtë objekt simbolik, që tashmë ka zënë vend në këtë nyje të Gjirokastrës turistike, ishte e nevojshme dhe u krye në kohë, në kuadrin e 15 vjetorit të pranimit të Gjirokastrës dhe Isopolifonisë Shqiptare në UNESCO.

Kompozimi artistik i pllakës së re të memorialit, QKMA ia besoi një artisti shumë të njohur gjirokastrit, sikurse është Nderi i Kombit, Skulptori i Popullit Mumtaz Dhrami. Ideja artistike e autorit përfshiu një rikonceprim tërësor, duke derdhur në bronx përmbajtjen e mesazhit të shkruar në dy gjuhë dhe një pejsazh të përgjithshëm të qytetit vendosur midis logos së UNESCO-s dhe simbolit “Ëorld Heritage” (Trashëgimi Botërore).

Derdhja në bronx e kompozimit të ri të autorit Mumtaz Dhrami, e bën këtë simbol edhe më të bukur artistikisht, edhe më tërheqës për vizitorët, por edhe më jetëgjatë. Kësisoj, krahas përmirësimit të pamjes së përgjithëshme, me bazorelievin e ri të derdhur në bronx, memoriali ruan në vazhdimësi pamjen e murin të gurit të ndërtuar në këtë vend në vitin 2006, në njëvjetorin e pranimit të Gjirokastrës në UNESCO dhe me rastin e vizitës së ish-Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s. Shkëlqesisë së Tij, Zotit Mounirv Bouchenaki, Doktor i

Arkeologjisë, drejtor i Qendrës së Trashëgimisë Botërore Kategoria II, Qendrës Rajonale Arabe për Trashëgimi Botërore (ARCËH) dhe Ish-Drejtori i Përgjithshëm i ICCROM.

Përfshirja e vlerave të trashëgimisë arkitekturore dhe urbanistike tradicionale të Gjirokastrës dhe Iso-Polifonisë në listën e vlerave të Trashëgimisë Kulturore të Botërore të mbrojtur nga UNESCO ka një rëndësi të jashtëzakonshme për Gjirokastrën dhe Shqipërinë. Kjo organizatë ndërkombëtare, që njihet si tempulli më i lartë i kulturës botërore, përcakton me protokolle dhe karta të posaçme kriteret shkencore dhe profesionale të mbrojtjes dhe promocionit në nivel ndërkombë,tar. Një sit i mbrojtur nga UNESCO si Gjirokastra përfiton dhe siguron promovim edhe vemendje të veçantë nga organizmat financiare ndërkombëtre. Përveç kësaj, përfitimi i brandit të UNESCO-s është një kartë e fortë që garanton zhvillimin e turizmit në nivel rajonal e global.

Krahas vendosjes së kësaj vepre të bukur artistike, ndryshimi përfshiu edhe pastrimin e gurëve të murit nga smërçi i kohës, pastrimi dhe sistemimi i lulishtes përreth tij. Në punën për rivlerësimin dhe përmirësuar imazhin të dëmtuar nga koha të këtij objekti, ndihmuar edhe punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve të Bashkisë Gjirokastër, specialistët e Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës dhe organizata TID Gjirokastra.

Këto vitet e fundit zona muzeale ka shënuar disa ndryshime të reja cilësore, si restaurimi i plotë i fasadave, çative, vetratave dhe kalldrëmeve të qëndrës historike të Pazarit Karakteristik, Ndryshime të tjera pritet të sjellë zbatimi i projektit të rikualifikimit të Sheshit të Çerçizit, i cili do të rikonceptohet plotësisht në harmoni të plotë me Pazarin Karakteristik duke zgjidhur përfundimisht edhe problemin e parkimit në zonën muzeale. Një tjetër investim të madh dhe i domosdoshëm në zonën historike të qytetit është projekti i bypassit, dy ëndërra të hershme të gjirokastritëve. Projekti i ujësjellsit e ka kthyer qytetin në kantier, ndërkohë që dy ditë më parë nisën punimet për projektin e rikonstruksionit të Kinoteatrit.

Sipas kryetarit të bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi, është vlerësuar nga kjo bashki akti i lartë intelektual i artistit të shquar gjirokastrit Mumtaz Dhrami, për dhurimit të gjithë krijimtarisë së tij artistike qytetit të tij të lindjes. Bashkia e Gjirokastrës do të vazhdojë bashkëpunimin me këtë artist të shquar dhe me Ministrinë e Kulturës për hapjen e një galerie të arteve me veprat e tij, nënvizon Kryetari i Bashkisë Flamur Golemi.

1 komente në “Zbulohet për herë të parë bazoreliefi në bronx që përjetëson pranimin e qytetit muze të Gjirokastrës në UNESCO”

  1. xx says:

    Z.DHRAMI: Gezohem shume qe zotroni shendet fizik dhe force krijuese. BazorelifI i ri i Gjirokastres me jep pershtypjen e nje qyteti te sterlashte. (Te pakten me veshtrimin e pare sepse une nuk jam njohse e mire e skulptures. Kete bazorelief e vlersoj teper emocionalisht dhe kjo me mjafton)Te uroj shendet:vangjelica z.Athine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje