VIDEO/ Përkujtohen në një ditë Pavarësia dhe gafa e Bashës: Flamuri i Kastriotëve u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944

29 Nëntor 2020, 23:11Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha nuk e ka mirë punën me shifrat dhe vazhdimisht i kanë hapur probleme.

Gafat e Bashës janë kthyer tashmë edhe në meme.

Madje sot eshte sjellë në kujtesë gafa e një viti më parë të kreut të PD, Lulzim Basha. Në ditën e Flamurit, Basha vitin e kaluar ngatërroi datën e ngritjes së flamurit në Krujë.

Nga “Varrezat e Dëshmorëve” në kryeqytet, Basha u shpreh se nderonte flamurin e Kastriotëve, sipas tij i ngritur në Krujë në 28 nëntor të vitit 1944. Kreu demokrat e korrigjon shpejt, por sërish nuk e ka gjetur të saktë, duke gabuar sërish…

“Sot përkulemi me nderimin më të thellë para simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944… 1444”, tha Basha.

Mirëpo edhe korrigjimi i Bashës është i pasaktë. Kjo pasi flamuri i Kastriotëve për çlirimin e Krujës është ngritur në vitin 1443 dhe jo 1444 datë e cila përkon me Besëlidhjen e Lezhës.

3 komente në “VIDEO/ Përkujtohen në një ditë Pavarësia dhe gafa e Bashës: Flamuri i Kastriotëve u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944”

  1. Shenjestra says:

    Mos ja merni per te keq se aq mend i ka dhene perendia.Njeriu perendise eshte edhe ai.Gjynah.

  2. populli says:

    Edhe hajde mos te shesin troje Shqipetare keta derdemen qe mendojne se po te jesh poliagjent ke fituar gjithçka!Ata njohin vetem nje histori ate te pronave te tyre dhe kur kan hypur e zbritun nga pushteti!Ky eshte “ylli ne ngjitje” ku pseudodiplomati Arvizu edhe pse ishte zbatuesi i urdherit te”burrit te shtetit” per meria agjenturash fajseoi popullin e jo udherdhenesin e urdherzbatuesin me 21 Janar 1912 (me falni me 2011)! Ja dhe nje motiv me shume se perse do edhe nja kater a pese mandate Edi Rama qe te ndryshoje njeriun analfabet Berishjan!

  3. Tr says:

    MOS PER GJYNAH , MATHEMATIK ZERO, HISTORIK ZERO. VETEM NE HAJDUTLLEK NJESH FARE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje