Turizmi, prioriteti që gremisi Shqipërinë

11 Janar 2021, 17:02Turizëm TEMA

Nga Prof. Alqi Naqellari

Turizmi është një koncept thuajse abstrakt, ai ekziston si një term i përgjithshëm i papërcaktuar me ndonjë përkufizim. Secili e interpreton atë sipas dëshirës dhe qëllimit të tij. Zëri “Turizëm” nuk është në asnjë nga zërat që përbëjnë Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB). Si mund të jetë prioritet në zhvillimin e një vendi, një drejtim, një zë që nuk ekziston në strukturën e PBB-së?

Ai më së shumti nënkuptohet me zërin “Akomodim e sigurim ushqimor” dhe megjithatë nga qeveritë shqiptare të pas viteve ‘90 është vlerësuar në mënyrë jo të zakonëshme, por të jashtëzakonëshme sikur “Turizmi” të ishte zgjidhja e artë e ekonomisë shqiptare, sikur me zhvillimin e tij, me “turizmin” si prioritet do merrte fund papunësia, fund fukarallëku, do rritej mirëqënia do zhvillohej ekonomia, arsimi, kultura etj, etj.

Faktet dhe koha që ka kaluar kanë treguar të kundërtën. Kanë treguar se nuk është “turizmi” sektori prioritar ku duhet të mbështetet ekonomia shqiptare. Sektorët primarë ku duhet të mbështetet ekonomia shqiptare duhet të jenë sektorët e mallrave të tregëtueshme, sektori karburanteve, energjitika, pasuritë nëntokësore, nxjerrja dhe përpunimi i tyre, bujqësia në mbështetje të tij si drejtimi i dytë dhe “turizmit” i bie rradha të jetë sektor ndihmës.

“Turizmi” është sektor shërbimesh, që realizon mallra të patregëtueshme, që varet në përgjithësi nga shkalla e predispozicionit të të huajve për të kaluar pushimet në Shqipëri, nga mirëqënia e vetë konsumatorit shqiptar etj. Në raste të recesioneve, luftrave, pandemive ky është sektori i parë që goditet krahas eksport- importeve. Këtë e ka treguar eksperienca e Greqisë, e Spanjës, e Italisë, e Turqisë që kanë “turizëm” të zhvilluar elitar dhe tepër konkurues ndaj “turizmit” shqiptar. Kështu, ta mbështesësh prioritetin e ekonomisë shqiptare në “turizëm”, do të thotë ta mbështesësh në një degë me risk mjaft të lartë, që të detyron ti kthesh sytë nga ardhja e vizitorëve të huaj, nga situatat politiko-ekonomike të vendeve nga ku ata vijnë, ti kesh sytë nga pandemia, nga sëmundjet infektive, ti kesh sytë nga “turizmi” digjital etj, etj.

“Turizmit” si prioritet ka sjellë pasoja negative në ekonominë shqiptare:

Në drejtim të përndarjes së faktorëve ekonomikë dhe të investimeve. Një pjesë e madhe e investimeve publike është drejtuar në përmirësimin dhe ripërmirësimin e strukturave në shërbim të “turizmit”.Ky përqëndrim ka qënë i kufizuar dhe i përcaktuar për zona të veçanta, jo për të gjithë vendin dhe jo për të gjitha degët. Në bujqësi psh, thjesht duke u përqëndruar në 100 fshatra, duke anashkaluar në këtë mënyrë faktorët e tjerë ekonomikë, burimet e tjera që kanë mundësi të vihen në eficensë.

Në drejtim të përqëndrimit të lehtësirave fiskale, në uljen e TVSH dhe taksave të tjera. TVSH-ja në “turizëm” u ul nga 20%, në 6%, me synim për të stimuluar këtë sektor, i cili sipas qeveritarëve ‘është sektor prioritar për ekonominë shqiptare që ende performon nën kapacitete’. Synimi është që të rriten të ardhurat në buxhet nga ky sektor dhe të konkurojë me “turizmin” rajonal, një pjesë e të cilit aplikon TVSH të njëjtë.

Një dëm i konsiderueshëm i është shkaktuar ekonomisë nga ky sektor sepse është një nga sektorët më informalë në ekonominë shqiptare. Ja si janë shprehur vetë qeveritarët (2017): ‘Mos harroni që ka raste që një hotel në veri apo në jug të Shqipërisë ka pasur vetëm një të punësuar të siguruar që është e papranueshme, edhe sikur të ndjekësh raportet më modeste numër shtretërish-numër punonjësish, standarde në hoteleri-turizmë, sëris është e papranueshme’, pas këtyre masave promovuese ‘do të vijë formalizmi’, ‘patjetër kemi për të parë rritje të të ardhurave nga TVSH e turizmit në buxhetin e shtetit, nga shifra modeste që kanë qenë deri tani, edhe për shkak të informalitetit të lartë në sektor dhe besoj që TVSH e pagueshme në buxhet do të rritet disa herë’.

Në mosvlerësimin e Shkollës Shqiptare. Vendosja e “Turizmit” si prioritet, ka bërë që të vlerësohen drejtimet e Menaxhimit të Turizmit, apo në përgjithësi Menaxhimi, të vlerësohen shkollat e lidhura me kulinarinë. Kështu është kërkuar që drejtimi arsimit shqiptar të orientohet në sektorin e shërbimit, kamarier, guzhinier, recepsionist, përkthyes etj. Universitetet me drejtime të lëndëve aplikative e shoqërore kanë pak ose shumë pak mundësi punësimi në Shqipëri. Prioritet iu është dhënë degëve mjekësore me mundësinë e largimit nga vendi. Pasoja e këtij prioriteti ka qënë largimi i të rinjve të shkolluar nga Shqipëria.

Boshatisjen e fshatrave dhe të qyteteve nga popullsia. Përqëndrimi i investimeve në 100 fshatra, lënja pa rrugë, pa shkolla fillore, pa klinikë mjekësore ka bërë që fshatrat shqiptarë dhe qytetet e vogla të shpopullohen. Po përmend qytetin e Memaliajt. Para vitit 1990 ka pasur Klinikë mjekësore me të gjitha specialitetet. Ka pasur grupin e mjekëve të të gjitha specialiteteve, spitalin 4- katësh me shtretër, dhe maternitetin, ku shërbenin me dhjetëra mjekë, infermiere e sanitare. Sot nuk ka as klinikë dhe as maternitet. Ka vetëm tre mjekë pensionistë të përgjithëshëm. Shembuj të tillë ka në çdo qytet dhe në çdo fshat.

Nxjerrja jashtë e valutës. Me qindra milionë euro largohen çdo vit jashtë Shqipërisë nga kompanitë e huaja që veprojnë në Shqipëri, nga tenderat e PPP- të që lidhen me kompanitë e huaja.

Me qindra milionë largohen nga Kompanitë e akomodimit dhe të ushqimit. Thuajse në të gjitha resorset turistike, hotele, motele, furnizimet bëhen me mallra të huaj. Pijet e shtrenjta janë të gjitha të huaja, produktet e nën produktet e mishit, uji, ushqimet, frutat etj. Pije shqiptare është rakia, por dhe kjo me pakicë, sepse përdoret tekila, bile tekila me krimba.Thuajse të gjitha paisjet e akomodimit janë të huaja deri te menuja dhe reklamat. Pak mallra dhe produkte shqiptare konsumohen.

“Turistët” kanë sjellë rritje të çmimeve në një sërë produktesh e shërbimesh. Përmend këtu rritjen e çmimeve në sektorin e dentistrisë, bërjen e gojës. Rritja e çmimeve u bë publike, u desh mediatizimi problemit, revolta e popullit dhe ndërhyrja e qeverisë që e frenoi këtë rritje. Janë rritur edhe çmimet e një sërë produktesh artistike, me psikologjinë se këto blihen nga turistët që kanë para dhe jo nga njerëzit e thjeshtë. Në këto locale, një shishe uji është 2 herë më e shtrenjtë se një shishe qumështi, a thua se uji i huaj ka brenda antikovid. Nuk po përmend çmimet e produkteve e shërbime të tjera sepse janë bërë mediatike.

Stimulon tregun e produkteve monopol dhe oligopol, tregun e shërbimeve të produkteve të pa tregëtueshme dhe jo tregun e përgjithëshëm ku kryejn transaksione konsumatorët vendas. Fitimet e këtyre subjekteve përgjithësisht largohen nga vendi në forma të ndryshme.

Ka sjellë ndotjen e ambientit. “Turizmi” malor, i aventurës apo derivate të tyre kanë sjellë ndotje të pyjeve, të lumenjve apo të liqeneve. Plastika, si emblemë e ndotjeve, është shtrirë edhe në zona që nuk e kishin njohur ndonjëherë.

Krahas dëmeve të numrëruara më sipër, ka sjellë edhe një konkluzion të rëndësishëm se ndërhyrja e shtetit shqiptar, për të përcaktuar strukturën e ekonomisë shqiptare ka dështuar. Ajo ka pasur më shumë efekte negative për shoqërinë, sesa efekte pozitive.

Cili është koncepti teorik dhe kontributi “turizmit” në Prodhimin e Brendshëm?

Sipas FESH- koncepti “turizëm” përfshin ‘Udhëtime të organizuara për të kaluar në mënyrë aktive pushimet e kohën e lirë dhe si pjesë e mjeteve të edukimit fizik’. Ky është një koncept i saktë, por shikoni konceptin e FE Kosovës: ‘Një shumësi aktivitetesh, e shërbimeve dhe e industrive, të cilat ofrojnë eksperienca të udhëtimeve, përfshirë transportin, akomodimin, strukturat që ofrojnë ushqim dhe pije, dyqane me shitje me pakicë, bizneset e zbavitjes si dhe shërbimet e mikëpritjes të ofruara për vizitorët individualë dhe të grupeve të organizuara, të cilat udhëtojnë jashtë vendbanimit të tyre’. Sipas tyre në “turizëm” përfshihet edhe një pjesë e shërbimeve jo ushqimore, e tregëtisë me pakicë. Duke përfshirë edhe zëra të tregëtisë me pakicë, koncepti “turizmit” bëhet edhe më i papërcaktueshëm dhe interpretohet sipas interesit të atyre që e përdorin.

 Ja si e kanë përkufizuar E. Cohen (1972) dhe D. Nash (1978), nocionin e turizmit: ‘si një sistem tre-dimensional në bashkëveprim të vazhdueshëm u shfaq te: vizitorët dhe kultura e tyre, vendet dhe shoqëritë që ata vizitojnë dhe aktorët e shumtë që kontribuojnë për t’i lidhur ato (Decroly, 2010)’.

Turizmi përfshin aktivitetet: Akomodim, Shërbime ushqimi dhe pije, Agjenci udhëtimi, operator turistik, qira e makinave dhe të tjera aktivitete të shërbimit të rezervimit.

Aktivitetet e lidhura direkt me turizmin në Shqipëri (NVE Rev,2, 2-shifrore 55; 56; 77; 79), gjeneruan rreth 45 miliardë lekë vlerë të shtuar gjatë vitit 2018, duke kontribuar me rreth 2,8 % në PBB. Duke marrë në kosideratë efektet indirekte të shpenzimeve të turistëve në aktivitete të tjera ekonomike, ky kontribut është edhe më i lartë.

Vendi “Turizmit “ në PBB në %

Burimi. INSTAT

-Kontributi Total i Turizmit 45 miliardë lekë ose 2.8% e PBB. Kjo ka ardhur nga: Akomodimet 8.9 mld, Shërbime ushqimi dhe pije 30.7 mld, Agjenci udhëtimi, operator turistik, qira e makinave e të tjera shërbime rezervimi gjithsej 5.6 mld lekë.

-Të ardhurat nga turizmi nga 2014 në 2018 janë rritur me 60% ose nga 28.3 mld, në 45.2 mld. Akomodimi me 2.2 herë ose nga 4.1 mld lekë në 8.9 mld, shërbimi dhe pije 50% ose nga 20.3 në 30.6 mld, agjenci udhëtimi nga 3.9 në 5.6 mld ose 43%.

Të dhënat tregojnë se megjithse të ardhurat nga “Turizmi” janë dyfishuar ato nuk kapin më shumë se 2.8% të PBB-së.Kështu të gjitha thëniet e “ekspertëve” të ekonomisë e të tjerëve se nga turizmi sigurohen 20% të të ardhurave bien poshtë.Ato janë thjesht një flluckë.

Cili është rezultati i “turizmit” neto?

            Deri para tre vitesh “turizmi “ neto ka qenë me humbje.        

            -Hyrjet nga jashtë në teritorin Shqiptar. Disa tregues sintetikë.

-Vizitorët Kosovarë kanë të parapëlqyer bregdetin shqiptar

-Rreth 25% e shtetasve të huaj vijnë në muajin gusht

-Në 10 shtetas të huaj 4 vijnë për pushime, gjatë viteve 2014-2018.

-Në 10 shtetas 8 prej tyre futen nga kufiri tokësor.

-Vetëm gjatë vitit 2018 janë dhënë 75 leje për ndërtimin e “Hotele dhe struktura të ngjashme”, tre leje më shumë sesa janë dhënë gjatë gjithë periudhës 2014-2017 (72).

– Më shumë se 17.000 dhoma dhe 38.000 shtretër ishin në dispozicion të turistëve në 2018.

-Në Shqipëri ka mesatarisht 5 Hotele për 100 Km2.

-Gjetjet kryesore të shkruara në material tregojnë se hyrjet e shtetasve e huaj në vitin 2018 janë rritur 15,8 % më shumë se viti 2017, ndërsa shpenzimet e turistëve të huaj (jo-rezidentë) në vendin tonë janë rritur 12,5 %.

-Në vitin 2018 daljet e shtetasve shqiptarë janë rritur 4,4 % më shumë se viti 2017, ndërsa shpenzimet e shtetsave shqiptarë rezidentë jashtë vendit janë rritur me 17,3 %, krahasuar me një vit më parë.

– Në periudhën 2014-2018, hyrjet e shtetasve të huaj që vijnë në Shqipëri kanë qenë

Afërsisht 23.6 milionë persona.

– Pikat kufitare që presin fluksin më të madh të shtetasve të huaj që vizitojnë Shqipërinë janë:

Morina (35 %), Muriqani (12 %) dhe Rinasi (12 %)

– Shtetasit e huaj që hyjnë në Shqipëri vijnë kryesisht nga këto shtete: Kosova (35 %), Maqedonia e veriut (11 %), Greqia (9 %), Mali i Zi (6 %) dhe Italia (7 %).(INSTAT, Turizmi në shifra 2019).

Sipas INSTAT ‘Industria e turizmit zë një vend të rëndësishëm në ekonomi dhe është një burim i madh dhe i rëndësishëm për zhvillimin e vendit. Turizmi mund të japë një kontribut të rëndësishëm në tre dimensione të zhvillimit të qëndrueshëm: të krijojë vende pune, të gjenerojë mundësi tregtare për të njohur nevojat dhe mbështetur aktivitetet e turizmit, të krijojë kapacitetet e rëndësishme që promovojnë përparësitë për ruajten mjedisore dhe larminë kulturore… turizmi ka kontribuar me 45 mld ose 2.8% në PBB”.

Daljet nga Shqipëria jashtë vendit.

– Shpenzimet e shtetsave shqiptarë jashtë vendit në 2018 kanë qënë 181.396 milionë lekë.

-Në periudhën 2014-2018, daljet e shtetasve shqiptarë jashtë vendit kanë qenë 24,1 milionë

persona, (24.1 ml dalje – 23.6 ml hyrje = 0.5 milionë) që do të thotë se 500 mijë shqiptarë më shumë kanë dalë jashtë Shqipërisë.

– Në vitin 2018 daljet e shtetasve shqiptar kanë pasur rritje prej 4,4 %. Shpenzimet e shtetsave shqiptarë rezidentë jashtë vendit për vitin 2018 kanë qenë 181.396 milionë lekë, duke u rritur me 17,3 % krahasuar me një vit më parë.

-Shpenzimet e shtetsave shqiptarë rezidentë për udhëtime personale zënë pjesën më të madhe, mesatarisht 77 % dhe shpenzimet për udhëtime biznesi dhe profesionale 23 % të shpenzimeve gjithsej.

– Shtetasit shqiptarë rezidentë, referuar të dhënave të vitit 2018, kanë kaluar mesatarisht 7,5 netë qëndrimi jashtë vendit, duke shpenzuar mesatarisht 47 Euro në ditë.

– Për qëllim pushimesh rreth 59 % të daljeve dhe vizita te miqtë e të afërmit (rreth 30 % të daljeve).

-Të preferuarat e rezidentëve shqiptarë për pushime jashtë vendit (2018). Greqia me 40% – 6.6 netë qëndrimi, Italia 17% me 8.1 netë qëndrimi, Kosova 13% me 1.5 ditë qendrimi, Maqedonia 10% me 2.2 netë qendrimi, Mali Zi dhe Gjermania me nga 3% dhe mesatarisht 6.45 netë qëndrimi.

-Kalojnë pushimet në: Hotele 59%, në të afërm 30% etj.

-Udhëtojnë me: Automjete 59%, avion 12%, autobus 17%, tragete 10% etj.

Të punësuar në “Turizëm” dhe kapaciteti akomodues

-Kërkesat e “Turistëve” u plotësuan nga rreth 58 mijë të punësuar vetëm në aktivitetet e lidhura direkt me turizmin (NVE Rev.2, 2-shifrore 55; 56; 77; 79).

– Në vitin 2018, në gjithë vendin funksionuan 1.326 struktura akomoduese (hotele, motele, kampe, bujtina, streha malore dhe struktura të tjera për qëndrime afatshkurtra), dhe janë vënë në dispozicion rreth 17 mijë dhoma dhe rreth 38 mijë shtretër. Në bregdet 543 pika ose 41% dhe të shpërndara jo në bregdet 783 pika me 59%.

Të dhënat e paraqitura tregojnë qartë që “turizmi” me gjithë përqëndrimin total të të gjitha qeverive me investime, incentiva, prioritete nuk ka arritur të marrë një vend të dukshëm në PBB, ai ka mbetur, megjithse është dyfishuar si vëllim në 2.3-2.8% të PBB-së.

Gjithë “turizmi” që bëhet në Shqipëri nuk mund të zëvendësojë kurrë largimin e shqiptarëve jashtë vendit. Për 100 mijë shqiptarë të larguar, ekonomia humbet 100,000 x 365 ditë/konsumi= 36.500.000 ditë konsumi në tregun e përgjithshëm për çdo vit. Kjo shifër nuk mund të arrihet kurrë nga “turistët”.

Nuk matet turizmi me numrin e njerëzve që hyjnë në territorin Shqiptar dhe sa euro kanë në xhep, por me sa lënë në objektet komplekse akomoduese, sa lënë në tregun e mallrave. Kjo sepse mund të vijnë nja dy milionë nga lindja me nga një thes fasule me vete dhe rrëzojnë të gjitha parashikimet. Llogjika është e thjeshtë, me 316 km vijë bregdetare me 2 muaj shfrytëzim intensiv të objekteve akomoduese e ushqimore, me tre ishuj të pabanuar, me turizëm malor të mbështetur në një infrastrukturë të dobët, nuk mund të pretendohet që “turizmi “ të jetë degë prioritare. Ky prioritet i intereson BE-së e cila ka rekomanduar ulje të TVSH-së në mënyrë që Shqipëria të bëhet një destinacion me male e lumenj të egër, me kanione dhe pa hidrocentrale, në një kohë që vetë ata janë nga ndotësit më të mëdhenj në botë. Të mos harrojmë se Franca dhe vende të tjera, kanë centrale bërthamore me rezikshmëri për gjithë Europën, që akoma Gjermania shfrytëzon Minierat e Qymyrgurit etj. Në këto kushte, t’i kërkosh Shqipërisë të mos ndërtojë Hidrocentrale, Termocentrale, të mbyllë Minierat e të zhvillojë “turizmin”, do të thotë ta kthesh në një Republikë bananesh, thjesht në një shesh pushimi për t’u shlodhur shtresat e pasura dhe qeflinjtë e Europës.

17 komente në “Turizmi, prioriteti që gremisi Shqipërinë”

  1. Zeqo Salaj says:

    Bravo! Komunist 24 karatesh. Ky eshte profesor nga ata te Struges, gjigand i mendimit ekonomik shqiptar.

    1. anticensurë25642654 says:

      në asnjë vënd të botës turizmi nuk ka peshë!
      edhe në vënde si tailanda!
      turizmi është pjesë e ekonomisë,një nga degët më të pasigurta!!
      të bazohesh në turizëm,është njëlloj sikur të mbjellësh vetëm pras o shalqinj!!
      vënde si arabia saudite,vëndet e gjirit,megjithëse kanë një nga pasuritë më të vlefshme,naftën,e kuptuan se nuk mund të përparojnë vetëm me të!!ke vënde të tjera që nuk kanë asnjë lloj pasurie dhe janë të pasura!dhe kjo falë punës së madhe dhe të shtrirë në shumë drejtime!!
      zeqo ti vazhdo e sha komunizmin,por në zvicër nuk ka komunizëm fare!!dhe atje turizmi nuk kap 10% të PBB!dhe të gjithë e dimë se është një nga vëndet më të frekuentuara nga turistët!!
      kur prioritet është turizmi nuk mund të themi se nuk jemi republikë bananesh!
      ato nuk kanë asnjë ndryshim me ne!!ato prodhonin ushqimin për amerikën ne prodhojmë argëtimin për europën!
      industria është në të gjithë botën nr1!ne duhet të tërheqim industrinë në shqipëri!
      është shumë e kollajshme!krahun e punës e kemi të lirë,na mungon legjislacioni!
      mbi të gjitha na mundgon një farë ndershmërie e largpamësie e politikës!!
      ne sot kemi në politikë jo vetëm të trashë por dhe qorre!!

      1. beni says:

        Touristet Europjane preferojn me shum ku ka Kulturen e tyre sic eshte Spanja,Italia,Greqia,Kroacia tashme e jo Shqiperine qe eshte nje Destination qe ndjell frike jo se eshte per te pas frike,por e prapgandojn medjet qe touristet tu drejtohen vendeve te Krishtera?
        Kudo ne Europe edhe ne te Krishteret na bejn myslimane sepse keshtu U eshte prapagandoar dhe Medjet tregojn me shum islamin Shqiptar se sa Krishterimin ! Kjo eshte dhe ka qen prapagande e turizmit kto 30 vjet prandaj Prof i jap te drejte!

  2. Koli says:

    Une nuk jam profesor dhe e di qe ti drejtosh syte vetem te turizmi eshte rrisk i madh per deshtim.Te ne duhet ti kushtohet rendesi kryesore industrise se prodhimit te energjise sepse lendet e para i kemi.Shqiperia ka lende te para ne sasi te medha por cuditerisht nuk e ka zhvilluar perpunimin e tyre.Kurse shtete te medha dhe pa lende te para i blejne lendet e para ne shtete te tjera dhe kane zhvilluar industrine e perpunimit.Kjo nuk na falet.Duhet te zhvillohet dhe Industria ushqimore dhe turizmit historik, bregdetar, malor.

  3. Ppp says:

    Shqiperia eshte shtet bujqesor duam nuk duam ky eshte raliteti
    Nenvlersimi i bujqesise ,krahut te lire te punes , dhe klimes se mrekullueshme per prodhimet mesdhetare na ka lene ne vend numro
    Shihni spanjen per vite me radhe shiste agrume me nofken made in italy sapo arriten kulmin i thane italise (nenes se agrumeve) nqs doni prodhimet tona do i bleni si spanjolle
    Sot kane monopolin e prodhimeve bujqsore ne BE
    Edhe xhaxhi provoi ta industrializonte shqiperine me kllasen e tij puntore por industria ka nje sekret
    Nqs nuk shpik ha m… kot.
    Turizmi…?
    Edhe ai ka sekretin e vet po nuk pate nje popullsi qe ska nivel te larte jetese cfar do konsumojne?
    Apo kane llogaritur qe do mbajne turizmin vetem me cunat?

  4. katundari laraman pa din e pa iman says:

    Vetem ne nje vend absurd te logjikes njerzore,sic eshte kjo province e humbur orientale,mund te cfaqen specie ´´profesora´´ si naqeKari,xhufra etj,qe i mban dhe i ushqen,kopeja qe nuk ka mesuar te flase,por qe vec vazhdon te lehe me sy mbyllur.

  5. Patriot says:

    Zoterinje ,mos flisni pa u menduar, ka te drejte shikoni studimet e shteteve te tjera, per te pasur rendiment duhet te kesh nje raport te caktuar turiste se perbene positive o negative.Rrofsh per shkrimin, Hajt tung

  6. Shqiptari says:

    Duke ruajtur respektin per mendimin e te tjereve,sidoqe ata mendojne dhe analizojne,mendoj se Turizmi sot ne bote eshte nje nga industrite me fitimprurese,pas industrise se makinave.
    Me eshte dhene rasti te udhetoj dhe te shoh se si eshte zhvilluar nje fshat,nje krahine,nje qytet i cili jeton vetem me turizem.Per te mos shkuar larg,vetem ne 5 shtete fqinje,Greqi,Maqedoni,Mal i Zi,Kroaci dhe Serbi.
    E kane nje nga zerat me potenciale ekonomik ,Turizmin, nje sektor qe sjell te ardhura dhe zhvilon dhe dege te tjera si : Hotelerine,Transportin,Bujqesine,blektorine,tregtine dhe qarkullimin e parase,pa llogaritur turizmin malor dhe ta aventures,ate mjekesor etj.
    Mali i Zi eshte nje vend i vogel dhe me pak mundesi zhvillimi te nje industrie modeste ne Cetinje,Podgorice,Nish,Nikshiq,tere pjesa tjeter eshte turizem i ndertuar i teri ne kohen e Titos,ndonese ka nje hapesire detare jo te madhe dhe te pershtatshme.Por kane nje rrjet hotelerie me te madhe se Shqiperia dhe siguron te ardhura te konsiderueshme. eshte Turizmi,ndonese Kriaciaa
    Nje nga sektoret prioritare te ekonomise ne Kroacia eshte nje shtet i zhvilluar dhe ka shume industri prodhuese,
    Turizmi ne kete vend fillon ne Herxegnov dhe mbaron ne kufi me Triesten e Italise duke siguruar dhjetera miliarda £
    Edhe Maqedonia fqinje,pa dete,me liqen dhe impiante skishe ka nje turizem tejet te zhvilluar,pa folur per Serbine qe nuk ka det,Bosnjen,pasi per Sllovenine nuk behet fjale.
    Te ne te vetmit sektor qe mund te nxjerrin vendin nga varferia jane:Bujqesia,Turizmi,Energjitika,industria fason,ajo e pjeseve te kembimit,perounimi i mineraleve,peshkimi dhe industria ushqimore.
    Nese do kishim kapacitetet,hoteleri,rrjetin rrugor,ujor dhe zona me zhvillim te larte bujqesot dhe blegtoral,me qendra dhe site arkeologjike moderne,qytete dhe fshatra te oaster dhe te sistemuara,turizmi sjell fitim,
    Tere teritori shqiptar ka potenciale te medha dhe te rrallls turistike,dete,rere,mal,bore,pyje,lumenj dhe perrenj te vrullshem,liqene dhe krahina magjike
    Ne jemi vend qe kemi diell,kemi prodhime mishi,bulmet fruta dhe zarzavate,raki dhe verera te mrekullueshme
    Po mire mor,profesor,A ke qene ne Valbone,ne Kukes,ne Korab,ne Puke,ne Malesi,na Leqet e Hotit,Tamare ,Grabim,Selce Lepushe e Vermosh.Shko nga Thethi Boga,Reçi,dil ne Cukal,Pastaj tere ultesira nga Shiroka,Velipoja deri ne derdhjen e Semanit
    Shko nga ana tjeter e Drinit dhe dil deri ne Librazhd dhe do shikosh magji.Pataj tere zona e Elbasanit,Shebenikut te magjishem,Mokra,Pogradeci,Korça,Kolonja,Permet,Leskovik,Kelcyre,Permet,Berat,Tomorri,Gjirokaster deri ne kufi
    Pastaj dil nje xhiro nga Diviaka,Fieri dhe deri ne Vlore,Himare,Sarande.Me çfare do merren mijera fshatera dhe krahina qe po braktisen ne nje kohe qe zoti u ka dhuruar bukuri magjike.Shiko Dardhen dhe Viskopojen ku sapo bie nje debore nuk gjen vend.Para 10 vitesh keto fshatra pothuaj ishin shpopulluar,po tani?

    Nese ne tere vitin ne Shqiperi do te kalonin vetem nje dite mbi 10 milion turiste ne Shqiqeri do te hynin 1 miliarde euro
    Po nese ne ngreme kapacitete,me ato 100,1000 fshatera dhe ne to minimalisht kemi 10 mije shtreter dhe gjate vitit vijne minimalisht 100 mije vizitore dhe ata rrine rreth 5 dite duke shpenzuar vetem 50 euro ne dite futen 250 milion euro
    Logjika mund te vazhdoje dhe me tej per zhvillimin qe merr bujqesia,blegtoria,pemtaria,arkeologjia,transporti
    Kuptohet nuk mund te hedh poshte idete e zhvillimit te industrive prodhuese,minierave,metaleve,ndertimit dhe disa dege ku ne kemi resurse,por turizmi krijon punesim jo sezonal,por gjithvjetor,perjashto ate detar.
    Shkoni ne Stamboll,ne Venecia,ne Paris,pa folur per Spanjen dhe europen veriore,Per te mos u lodhur shkoni ne Greqi dhe do shikoni sa fitim merr shteti grek nga turizmi
    Behet fjale per industri turizmi dhe jo turizem
    A do sjelle fitim,?Shume.A do sjelle pasoja?Shume

  7. Dani says:

    Ky qenka nje rrote e nje profesor idiot

  8. more tiii says:

    Ky nuk thotë të mos ketë turizëm,po të mos jetë dega kryesorë e ekonomisë.
    Duhet të mos braktisej industria,dhe prodhim I në tërësi.

  9. shpatari says:

    Te thuash qe turistet ne Shqiperi konsumojne vetem raki eshte nje idiotesi e madhe.Sepse ata konsumojne dhe mish,peshk,qumesht,djathe,gjalp,mjalt,recel,perime,fruta etj,etj.Madje ne shumice preferojne produktet shqiptare.Analize e pasakte nqs nuk llogarit impaktin e ketyre produkteve ne ekonomi.Sfide per qeverite shqiptare ngelet shtimi i sasise dhe cilesise per keto produkte.Na mbyti injoranca me profesore te tille.

  10. beni says:

    E ke qare Po kujt i thua,te kesh Flori nen toke e mos te shfrytezohen,jo vetem Europa por kudo ne Bote shfrytezohen pasurit natyrore,minjerat turizmi eshte nje ekonomi qe nuk je i pavarur por i varur nga te tjeret !

  11. Ekonomisti says:

    Te thuash qe Turizmi nuk mund te jete nje sektor primar i ekonomise shqiptare eshte injorance. Ky flet si ekonomistet e kooperativave bujqesore. Ndofta niset nga Kapitali i Marksit qe percaktonte deget e ekonomise vetem ato qe prodhojne produkte te caktuara. Turizmi ka peshe te madhe ne GDP-ne e Shqiperise dhe pritet te kete nje kontribut te rendesishem ne ekonomine shqiptare. Te vjen keq kur lexon analiza te dobeta si e ketij autori. Normale qe tipa si ky kane ngele ne Shqiperi. Se ata te mencmit kane ikur me kohe. Si i thone…”merre me leng, se mishi ka mbaruar”.

  12. Futja kot mos del plot says:

    Ky jeton ne kohen e Enver Hoxhes. Jo turizem, te punohet per sigurimin e bukes ne vend, te hapen galeri dhe te ndertohen uzinat e perpunimit te mineraleve. Dil neper bote e shiko c’bene turizmi. Ose ne Durres, Golem e Sarande, ku te huajt bllokojne hotelet dhe reren gjate veres.

  13. zagoriti says:

    nje gjykim i ceket per turizmin .gjykim ne menyre dogmatike. Nje turizem i zhvilluar kerkon investime ne bujqesi e blegtori ne agrobiznes, ne industrine e lehte, ne rruge , ne transport ne trashegimine kulturore, ne mbrojtjen e ambjentit e mosndotjen e lumenjve e detit. Ne ndodhemi ne mes shtetesh Kroaci,Itali Greqi,Mali i zi ne te cilat qarkullojne rreth 200 milion turiste. Objektivi jone eshte qe te kemi mundesi te presim rreth 10 milion turiste gjithe vitit me afersisht 5 miliard euro xhiro vjetore.
    Industria duhet te zhvillohet brenda konceptit zhvillim i qendrushem ne ato dege te ekonomise ku kemi mundesi te jemi rentabel e kemi mundesi te eksportojme me fitim. Ato industri germadha qe ndoten lumenjte Shkumbin ,seman,vjose e detin duhet te mos ndertohen me tek ne.
    Shqiperia duhet te studjoje pervojen e kroacise ne te gjitha deget e industrise e duhet te ngrere ato industri qe nuk sjellin ndotje te ambjentit.

  14. Qytetari i Thjeshtë says:

    Ky Prof. si duket ka akoma botekuptimin e Marksit per ekonomine. Do ti keshilloja te lexonte “Perkulja dhe renia e Diktatures” e Spartak Ngjeles. Ne nje bisede qe Ngjela ka bere me te atin ne burgun e Ballshit, mos qofsha i gabuar Kico i ka dhene nje pergjigje tmerresisht te vertete dhe te hidhur te birit, kur ky e pyet pse nuk kemi turiste ne Shqiperi. Pak a shume ishte: Koministet kane frike te perballen me boten e huaj!!!!!
    Sa per informacion i dashu Prof. Turizmi eshte e vetmja dege e Ekonomise Globale qe ne 60 vitet e fundit ka njohur rritje.
    (Viti 2020 eshte nje vit shume i vecante dhe i cuditshem).
    Pa turizmin Berati do kishte perenduar si qytet, Gjirokastra po ashtu.. e sa e sa qytete e fshatra te tjere.

    Ps. Turizmi nuk eshte vetem ato 2 muaj qe thoni Ju, por per fat te mire po shtrihet ne kohe dhe po prek gjithe hapsiren shqiptare.
    Edhe nje gje te fundit…Nga neser nuk do lejojme asnje shqiptare te emigroj…

  15. Luli vet says:

    Cfare mbeturine. Mero ku i gjen keto komunistat? Apo e ke patriot? Ketij i ka ngel ora te ekonomia e centralizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje