Gjyqtarët gati revoltën, nuk paguhen prej dy muajve, shoqata hesht!

Duket sikur çdo gjë po shkon vaj këtë kampionat, por problemet janë të shumta, e sidomos me gjyqtarët që po kontestohen javë pas jave, me vendimet e tyre, që po ndikojnë edhe në ecurinë e rezultateve dhe ndeshjeve.

Por, si të mos mjaftojnë kontestimet e klubeve, apo në ndonjë rast kanë pasur edhe kanosje nga drejtues klubesh, duket se gjyqtarët nuk janë paguar në dy muajt e fundit…

Madje, ka një revoltë mes tyre, e mungesën e pagesave ua kanë bërë të qartë edhe shefave të tyre, madje nuk po kanë as financa që të shkojnë në ndeshjet në transfertë (ku çdo gjë e përballojnë me shpenzimet e tyre), ndërkohë që edhe pse ekziston Shoqata e Arbitrave, e cila është në dijeni të kësaj situatë të pazakontë, ajo bëhet e gjallë, jo kur duhet dhe të mbrojë institucionin e gjyqtarëve, por mundohet që të bëjë ndonjë reagim dhe të hedhë “hi syve” duke i dal në krah FSHF-së, sa herë që e kërkon një gjë të tillë dhe ka opononecë ndaj instituciinit që drejton futbollin në vendin tonë.

Irritimi i xhaketave të zeza ka prekur kulmin, aq sa kanë paralajmëruar edhe bojkotin e ndeshjeve zyrtare, pasi jo vetëm që janë të pambrojtur kundrejt presionit të madh që kanë në këtë moment kulminant ku ndodhen kampionatet, por edhe nuk po paguhen…! (Vipsport)

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Gjyqtarët gati revoltën, nuk paguhen prej dy muajve, shoqata hesht!”

  1. Kim été says:

    7 miliard njerëz në botë nga 10 dollar në ditë kapin shumën 70 miliard, ndaj është kriz pa fund.

  2. rexha 10 says:

    PO AI ANDI LILA ,U BE DEPUTET???????SEPSE AI ISHTE KRYETARE I SINDAKATES SE DON DUKES .ME DUKEN SI SINDAKALISTET E KORRLEONES NE VITET 70 NE AMERIKE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *