Porti i Vlorës do të kthehet në port turistik: Qeveria hap garën për dhënien me koncesion

12 Janar 2021, 17:43Ekonomia TEMA

Qeveria ka hapur garën për të dhënë me koncesion shndërrimin e portit të Vlorës në një port turistik.

Formula e këtij koncesioni bazohet në parimin: ndërtim-operim-transferim, ku do të jetë kompania që do të përzgjidhet fituese e cila duhet të bëjë investimin e më pas të nxjerrë të ardhura përmes tarifave portuale.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur si vlerë minimale investim në këtë port shumën prej 22.7 milion Eurosh pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e operimit nga privati do të jetë për 35 vjet, e më pas porti do të transferohet në pronësi të shtetit.

Porti turistik do të ndërtohet në zonën që sot përdoret për disa operacione tregtare dhe kryesisht për transportin e pasagjerëve.

Marina do të përshtatet për akomodimin e varkave dhe jahteve dhe krijimin e një zone me shërbime tregtare e turistike. Ofertat për kompanitë e interesuara do të jenë të hapura deri më 26 shkurt.

Porti është pjesë e Master Planit të Lungomares në Vlorë, e cila do të zërë një sipërfaqe të konsiderueshme të portit, bashkë me një park publik që do të shtrihet nga Skela deri në afërsi të tij,  ndërsa faza e dytë e rrugës Trans-Ballkanike do të lidhet drejtpërdrejt me portin.

10 komente në “Porti i Vlorës do të kthehet në port turistik: Qeveria hap garën për dhënien me koncesion”

  1. Taulant says:

    vjedhje ne ditet e fundit … maskaralleku nuk ka fund .

  2. Ben karalloi says:

    Ky eshte porti i Durresit, foto fake,

  3. Niku says:

    Porti i Vlores me foto nga Porti i Durresit. A ju marrte muti shalet juve…

  4. loli says:

    ?????’ po ç’ne fotografia e Durrsit aty mor Hibrid ?

  5. Tartari says:

    Turizem,turizem, turizem. Turizmi eshte nje aktivitet qe nuk prodhon. Greqia ka turizmin me te zhvilluar ne Europe dhe duhet te shlyeje rreth 300 miliard euro borxhe! Kroacia vjen pas saj ne Ballkan, dhe eshte nga vendet e fundit ne BE per GDP. Puna me detin qe zoti na e ka falur, eshte te rrisim te ardhurat nga deti. Paralelisht me portin turistik, duhet te hapim tenderin per Port te madh nderkombtar ne Vlore. Poeti Durresit nuk ka kapacitete. Autostrada e Adriatikut nje projekt I madh ballkanik, I jep mundesi qe edhe Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut te perfitojne nga poeti I Vlores.

  6. Vlo Njati says:

    Po fotografia e Durresit c’hyn ketu?

  7. Benito says:

    Ca Durrës thoni ju? Eshte vlora hapini mire syt!

  8. spata says:

    Sa qenkan shtuar budallenjte ne Shqiperi e tregojne komentet jo vetem ketu por dhe ne gazetat e tjera online.

  9. vlora.vlora says:

    Na mbyten fshataret ,100% vlora

  10. Dara says:

    Po pra cuna e goca do ta bejne Vloren si Durresi dmth! Me pak fjale do kthejne teatrin e humorit ne cirk me klouna

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje