‘’Do të të pres fytin’’, dëshmia e re ’kyçe’ e tre fëmijëve për atentatin në Shkozet: Panë ekzekutorët kur braktisën automjetin, zbulohet objektivi

SPAK mbylli disa ditë më parë dosjen hetimore për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe personave që e shoqëronin atë në makinë një vit më parë.

Në media janë zbuluar detaje nga dosja hetimore, një dëshmi shumë të rëndësishme të tre vëllezërve të mitur që kanë parë autorët e atentatit të Shkozetit në 2019 teksa braktisnin automjetin.

Të miturit ishin në tokën e tyre kur automjeti me dy persona, një prej të cilëve dyshohet të ishte Redjan Rraja ndalon dhe heqin kapuçat si dhe lënë armët në sediljen e pasme.

Më pas vjen një automjet tjetër nga Durrësi, dhe një prej personave që zbret kërcënon Rrajën me fjalët ‘’Do të të pres fytin’’, sipas të miturit.

Nga ana tjetër të miturit janë larguar në shtëpi për t’i rrëfyer të atit gjithë ngjarjen, dhe ky i fundit pasi ka folur me një mikun e tij dhe është siguruar që automjeti nuk ishte prekur ka njoftuar Policinë.

Tashmë të miturit do të përballen në seancë me Redjan Rrajën që është i akuzuar si ekzekutori dhe kreu i grupit kriminal. Nga dosja e SPAK ende mister mbetet motivi që shtyu Redjan Rrajën apo urdhëruesit e këtij krimi për të tentuar të vrasë të tre, prokurorin Arjan Ndoj, Aleksandër Lahon apo ‘’Rrumin eShijakut’’, si dhe Andi Malokun, ky i fundit mbeti viktimë.

”Sipas Prokurorisë është dhe një tjetër person, që ka qenë drejtues i automjetit. Po vijojnë hetimet dhe për urdhëruesit e krimit.

Dëshmitë e shumta thonë që janë të tjerë persona që kanë pasur dijeni dhe janë përfshirë. Flitet edhe për dy persona të tjerë, që kanë debatuar me Rrajën pasi nuk realizoi dot detyrën deri në fund.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “‘’Do të të pres fytin’’, dëshmia e re ’kyçe’ e tre fëmijëve për atentatin në Shkozet: Panë ekzekutorët kur braktisën automjetin, zbulohet objektivi”

  1. saimir says:

    Po si i ben publike te dhenat e femijeve o gazetaruc, po sikur te ishin femijet e tu mor derdimen gazetaruc. ne nje ngjarje kaq sensitive. thpu fare e keqe.

  2. Zaho says:

    Po per prok.mafiozin cfar Po behet?

    1. Zaharia says:

      Kishe kureshtje per prokurorin ? Do e bejne prokuror te pergjithshem mos ki merak se sa me shum i perlyer aq me shume ben kariere gjithandej .Pse ata qe e hetuan mos jane me te mire se ky .Hartoje ky stan nga keta lepuj ka .Edhe ndonje qafir qe ben diferencen e mbajn per budalla .Prokuroret vetem shantazhojn dhe e kan ndjekjen penale te vetmen arsye per te mbushur xhepin se drejtesise ia kan bere topin me kohe .E hane te gjith ata qe nuk paguajn apo ndonje naiv qe nuk ka bere asgje por nuk e kupton qe edhe ky po nuk pagoi do denohet .Kur te denohen prokuroret per shkaterim te qellimshem te drejtesise atehere fillon drejtesia .

  3. Doktor Mortja says:

    Prokurori ka pamjen e nje “skifteri “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *