Dosja “Adriatik Llalla”, zbardhet dëshmia e ish-kryeprokurorit në SPAK

Në dëshminë e dhënë para prokurorëve të SPAK, në cilësinë e të pandehurit, ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka rrëfyer me detaje se si ka siguruar dhe shtuar pasuritë e tij, disa prej të cilave akuzohet të mos i ketë deklaruar.

Llalla ka treguar se ndërtimi i dy kateve të para të banesës 3-katëshe në Tiranë ishin kryer në vitin 1996 nga kursimet ndër vite, puna në emigracion, si edhe kompensimi i burgimit të padrejtë të babait të tij për arsye politike në komunizëm.

Kati i tretë ishte shtuar në vitin 2006, kur edhe ishte aplikuar edhe për legalizim. Në dëshminë e siguruar nga A2, Llalla ka pohuar se në vitin 2007 ka blerë 3 mijë m2 truall në Mjull Bathore, me një vlerë prej 500 lekë metri, me para të hujtura nga një i afërm.

Tre vite më vonë, për shkak të zhvillimit të zonës, prona është rivlerësuar në vlerën 21 milionë lekë të rinj. Bazuar në ligjin për rivlerësimin e pasurisë, ish-kryeprokurori ka rivlerësuar edhe një apartament 67,2 m2 në zonën e plazhit në Durrës, në vlerën 2,2 milionë lekë, si edhe dy sipërfaqe të blera në vitin 2016 në fshatin Qeha-Shytaj të Tiranës.

4500 m2 ishin blerë me 1 mijë lekë metri, ndërsa 17,5 mijë të tjera me nga 670 lekë për metër. Në prill të vitit 2016, Llalla ka treguar se ka ndjerë rrezik për familjen e tij nga një grup kriminal, pas arrestimit të Emiliano Shullazit dhe për këtë ka vendosur të largohet nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

“Për shkak se ka qenë një ndër goditjet më të mëdha të kohës kundër grupeve kriminale e për shkak të mosbesimit se policia do i jepte mbështetjen e duhur, i ka kërkuar ndihmë SHISH, të cilët e kanë mbajtur dy javë në ruajtje e në vëzhgim”, ka rrëfyer ai për prokurorët.

Më tej, ish-nr.1 i Prokurorisë ka shitur për 234 mijë euro tokën që kishte në pronësi në Mjull Bathore. Për shpenzimet e shkollimit të fëmijëve, Llalla ka treguar se i gjendur i papërgatitur ka huajtur 40 mijë euro borxh tek disa të afërm, por se pagesa ishte bërë nga llogaria e njërit prej tyre, pasi shkolla nuk pranonte para “cash”.

Në lidhje me shpenzime të kryera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Llalla ka rrëfyer se shpenzimet e tjera, veç udhëtimit, kanë qenë minimale, pasi bashkëshortja e tij kishte qëndruar tek shtëpia e një shoqeje.

Gjykimi ndaj Llallës pritet të nisë në ditët në vijim në Gjykatën e Posaçme. Ndërsa pret nisjen e gjykimit në Gjykatën e Posaçme, Adriatik Llalla vijon të jetë në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i pengon atij hyrjen në SHBA.(A2)

REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “Dosja “Adriatik Llalla”, zbardhet dëshmia e ish-kryeprokurorit në SPAK”

  1. Llalla e tharuar says:

    Prralla me dhalle e kos,ku te gjithe hajdutet justifikojne gjene e vjedhur tek shoket e vet hajdute

  2. K says:

    Hajdutët dhe të korruptuarit, kushurijtë dhe fisi i japin lekë, i shesin toka shumë lirë , vjerrat i duan fort dhe dhurojnë shpia , etj,etj. Kurse të ndershmëve, duan ti vjedhin dhe perjashtojnë. Duhet fat në jetë.

  3. dyli says:

    Hajde rrumpall shtet hajde. Del kokra hajdutit qe ka fshi bythen me ligjet e drejtesise se shtetit shqiptar dhe t’xhiro katnari.

  4. Predatori says:

    Llalla është magjistar. Blen tokë me 500 Lek m2, e rivlerëson dhe pastaj e shet me 15.000 Lek/m2.
    Njësoj si ata gjyqtarët që deklaronin se kishin fituar nga 250.000 në kazino dhe lloto sportive.
    Uroj që Llallës ti mësojnë në burg magjinë e ngritjes nga toka të kallëpit të sapunit.

  5. Me prokurë të posaçme says:

    Nëse me gjithë këto pelivanllëqe qe nese janë ashtu, do të thotë se i ka realizuar për shkak të pozicionit si Prokyror i Përgjithshëm. Pra përveçse matrapaz duhet fënuar edhe për shpërdorim detyre. Pavarësisht këtyre dëshmija e tij para Spak eshte vetakuzë, për rrjedhim nuk ka nevojë më për prova për gjykatën që ta futi në burg dhe t’i sekuestrojl pasurinë e pajustifikuar.
    Ps: bashkëshortja ime, që gjithashtu e ka patur babanë në burg, ka marrë sot në 2021, vetëm një këst kompensim, kurse ky i paska marrë të gjitha qysh në 1996 dhe paska bërë shtëpinë! Po të mos ishte prokurir do t’i kishte marrë??!!

  6. Bureto says:

    Pyetje: Pse zoti Bujar Sheshi, ish vartës i tij në prokurorinë e Përgjithshme, prokurori i çështjes së Vidios Meta-Prifti, ku kërkoi për Metën dy vjet burg, sot anëtar i KLP, që ka kaluar vettingun, ka vetëm një apartament 2+1 të kohës së socializmit (kam parasysh sipërfaqen e tij) dhe një autoveturë të përdorur të blerë me 3000$?
    Përgjigjia: Sepse është i ndershëm!
    Këto krahasime mund t’i bëjë edhe gjykata kur ta shqyrtojë dosjen e Llallës, vemjes së Berishës, por më shumë i Metës, sepse ka qenë ky që ka insistuar te Berisha për ta emëruar drejtor të ILDKPI (institucioni i deklarimit të pasurisë) dhe mbasi i mbaroj mandati aty, Meta insistoj që ai të bëhej prokuror i Përgjithshëm, për mbrojtjen e të cilit kur i mbaroj mandati dhe do ta largonin, Monika e tij u çmend aq sa humbi dhe çizmet me lëkurë gjarpëri (sipas medias) në Kuvend.
    Mjerë Shqipëria për presidentin e sotëm dhe prokurorin e djeshëm të përgjithshëm!😈😈😈

  7. Landi says:

    Nuk ka per tu denuar as nje ore ,dhe jo dite denim.Eshte Vegla kryesore e perdorur nga Likja dhe Sala.Nuk denohet se jane te gjithe njesoj.Ky pse nuk pyetet per sa Miljona Euro ka bere vetem duke nxjerre te pafajshem me qindra Kapo Bandash dhe Bisnesmene Droge.Eshte Miljoner dhe Miljoneri ne Shqiperi kurre nuk Denohet,pastaj ka dale dhe me Diabet tani,kshu qe nuk e Perballon dot burgun.

  8. Tomori USA. says:

    Amani o zoteinj te Spakut, mos bibi pre e mashtruseve te drejtesis, se mbi 60 perqind qe kan kaluar vetingun, jane persona te kooruptuar dhe degjeneruar.
    Mos bini pre e mashtrimeve qe bejne me perallat qe tregojne per dhurime nga prinder, vellezer e motra, vjera e kuneter. vetem ketyre mafjozeve u falin dhe u dhurojne mjra e milona Ero, apo lek shqiptare.
    Shikoni se cfar shkeljesh ligjore e kushtetuse kan bere, duke
    bashkepunuar me element kriminal, duke u mbyllur dosjet, apo ulur denimet. Ky palo kryeprokuror ka qene i varur nga Berisha e Meta, jo vetem qe e kan emeruar ne ate post te lart, por edhe e kan mbeahtetur ne vazhdimesi. para tre vjetesh, kur sapo u miratua rrefoma ne drejtesi me ndihmen dhe kembenguljen e SHBA, dhe BE. Ishte Ilir Meta qe i thurte lavde keti soi prokurori dhe Xhezair Zaganjorit si kuadro me pervoje te madhe ne drejtesi. Ne fakt komisjoni i vleresimit te figurave te drejtesis i ka nxjer jasht sistemit, sepse sjustifikojne pasurit dhe me keq, kur tregojne peralla me mbret si Adriatik Llalla. Asnje leshim ketyre mafjozeve qe e degjeneruan sistemin e drejtesis ne dem te qytetareve shqiptare.

  9. Tomori USA. says:

    Amani o zoteinj te Spakut, mos bini pre e mashtruseve te drejtesis se, mbi 60 perqind qe kan kaluar vetingun, jane persona te kooruptuar dhe degjeneruar.
    Mos bini pre e mashtrimeve qe bejne me perallat qe tregojne per dhurime nga prinder, vellezer e motra, vjera e kuneter. vetem ketyre mafjozeve u falin dhe u dhurojne mjra e milona Ero, apo lek shqiptare.
    Shikoni se cfar shkeljesh ligjore e kushtetuse kan bere, duke
    bashkepunuar me element kriminal, duke u mbyllur dosjet, apo ulur denimet. Ky palo kryeprokuror ka qene i varur nga Berisha e Meta, jo vetem qe e kan emeruar ne ate post te lart, por edhe e kan mbeshtetur ne vazhdimesi. para tre vjetesh, kur sapo u miratua rrefoma ne drejtesi me ndihmen dhe kembenguljen e SHBA, dhe BE. Ishte Ilir Meta qe i thurte lavde keti soi prokurori dhe Xhezair Zaganjorit si kuadro me pervoje te madhe ne drejtesi. Ne fakt komisjoni i vleresimit te figurave te drejtesis i ka nxjer jasht sistemit, sepse sjustifikojne pasurit dhe me keq, kur tregojne peralla me mbret si Adriatik Llalla. Asnje leshim ketyre mafjozeve qe e degjeneruan sistemin e drejtesis ne dem te qytetareve shqiptare.

  10. Sa kriminel i kane shpetuar drejtesise ne kohen kur ai ishte titullar kur policia i kapte dhe derdimeni mbushte poturet me lek.Sa zyrtar e qeveritar qe nga kerma Sali zen git jamserb ose dordoleci i Cepanit shperdoronin dhe vidhnin miliarda cfare bente analfabeti tiku prej llalle. Ato qe shkruan ku gazetari jane pallavra qe edhe nje femij 3 vjec nuk i beson. Llalla duhet te shkoj ne burg me daulle per te keqijat qe i ka sjelle organit ligjzbatues, dhe ekonomise se shtetit dhe individit.Ne nje shtet perendimor ose USA do kishte burgim mbi 20 vjet dhe sekuestrim edhe breket kurse po te ishte gjalle merhumi do e varroste te gjalle.

  11. zgalem says:

    Arsyetim , prej foshnje . Cilet jane keta te afert , qe i dhenkan hua , ketij funari te larte . Me sa me kujtohet , ka qene prokurori , me indiferent , qe ka pasur Shqiperia . E la Prokurorinr , me keq se e gjeti . Kur e pat mendjen si te shtonte pasurine e tij, te tera pasurimet i dukeshin te ligjeshme . Eshte perdorur nga politikane te vecante . Nuk ka bere asnje hap , per dosjet e nxehta . Prokuroret e dine vete punen , por per mua si lexus , keto “argumente ” nuk me bindin . Madje nuk bindenm se eshte kercenuar. Sipas tij po u kercenua nje nepunes , te niset ne emigracion . Turp- , per nje prokuror te shfaqet ne kete forme . Pika me e dobet keto 30 vjet eshte “drejtesia ” . Ju e keni ne dore , ne se do te behet , persembari . Zgalem

  12. Toni says:

    Per ate Zot mos u tallni.
    Te gjithe e dine qe nuk ka prokuror dhe gjykates ne Shqiperi qe nuk kane nga tre vila dhe nga 5 aoartamente. Nuk ka prokuror dhe gjykates ne Shqiperi qe te kete me pak se 5 million dollare ne kesh ABSOLUTISHT ASNJE.
    Sado qe jane munduar ti fshehin e keni shume kollaj ti gjeni…gjithmone nese doni dhe e keni seriozisht antikorrupsionin…
    Prokuror gjyqtar= krim I organizuar.

  13. emigranti i lodhur says:

    Popull dele i shqiperisë në pergjithsi, dhe i Tiranës në veçanti , nuk është nevoja të imagjinoni, por ta kujtoni se kush ishin dhe kush janë, shumica e atyre ( prokurorë, gjykates apo policë ) që me taksat e popullit paguhen për zbatuar ligjet që ka vendosur populli, kunder atyre që dergohen me detyrim për krimet e ndryshme që akuzohen, apo atyre që janë të detyruar të shkojnë vetë për një hall para trupit gjykues. Kur disa mashtrues, hajduta e korroptues të vegjel, jepnin apo japin llogari para trupit gjykues, të cilët paraqisnin apo paraqesin justifikime të njëjta me justifikimet e i ish-prokurorit Llalla, apo gjykatses Hajdari tani, gjithë trupi gjykues qeshnin me një sarkazem të theksuar sepse e shikonin qartë se i akuzuari po thoshte gënjeshtra të trasha dhe ( nqse nuk paguanin përpara vendimit për tu shpallur të pafajshem…..) ata denoheshin. Sot populli dele qesh ( por nuk dijmë a qesh SPAK-u ) me justifikimet që paraqesin kunder akuzës së korrupsionit z. Balla e zj.Hajdari, që bëjnë betim mbi idealin e Partisë Demokratike ( dhe ne duhet ti besojmë me detyrim, ndryshej kallzojmë që jemi anti-demokrat ) që lekët, dollarët, eurot, rublat, dinarët i kanë marrë borxh nga daja, tezja, miqt, Berisha, dashnorja, dashnori, komshia etj etj, dhe kanë bërë letrat e njohjes së borxhit me 2-3-4-5-6-7 vite të anti-datuara. Ju qelbesira të vertetuar që jeni frikacake deri në kockë, sepse keni vjedhur, taksuar e plaçkitur jo me trimeri por me postin që jua dha garpi i lagjes hajduti Sali Pe-Deri, sepse po të ishit punëtorë të thjeshtë si shumica e popullit ju do të ishit më të varfer se shumica sepse nuk kini karakter e guxim me ecë përpara në jetë. Pthuuu qelbesira që profitoni nga kopeja e një populli të urtë si delet. — O ZOT NDIHMOJE POPULLIN SHQIPTAR, MEQENSE NUK KA KUSH E NDIHMON TJETER —

    1. Mik says:

      O ti emigranti Cjap, o i pari i dhive.
      Po pse mor djalë e prish tere komentin tënd, duke e quajtur popullin dele?
      Pse, demek, ti ……. nuk je pjese e popullit? Jo? Po çfare je atehere? Prift? Se vetem prifti nuk eshte popull, ka thene Robert Ndrenika.
      Eshte veti e disa njerezve qe e quajne veten shume te mençur, ndersa popullin e quajnë dele – si psh ajo dhia nga Hollanda, Flutura Açka.
      Te shkosh mbrapa Saliut, Metës, apo ndonje tjetri, je cjap. Ndersa po te shkosh mbrapa Rames, je dele.
      (Nuk u them dot dash, se ofendohet dashi.)
      Prandaj mor djalë emigrant, mos bjer ne pozitat e ketyre katunareve te zgjuar qe e quajne popullin dele, dhe harrojne qe nga keto dele kanë dalë.
      Pjesen tjeter te komentit e je te drejte, keshtu që mos e prish duke ofenduar popullin tend, dhe veten tende.

  14. Te rivraret says:

    Llalla dhe gjiza e tij, vijne ere gjak njeriu. Me sa duket ketij ju la koha e duhur per te kompromentuar njerezit e duhur. Ky do dali si bankieri ku u vodh thesari ,do mari dhe leket e burgut, pastaj do behet zv president sepse ka fituar pafajsin. Ly eshte SPAK, ky eshte shteti qe ne krye te shtetit ka ustain e pasurive, ku te gjithe justifikohen se ja ka lene babai ashtu sikur dhe mones e metes. Prokuror me Llalle si ky, nuk i vjen me shqiptareve. Ky kur flet per shullazin jep sinjale se rivalet e shullazit ta dine se nuk ju ka shkuar leku qe kane dhene kot. Nese njerezit varrosen nje meter nen toke, ky duhet fut shtate pash nen toke. Nuk ka bese as dhe ke nje fjale nga ata qe thote. Ky ka rivrare njerez te cilet kerkonin denimin e atyreve qe vrisnin dhe leroheshin per mungese provash. Nuk rrezikohej nga shullazi, ky rrezikohej nga urrejtja e shum e shum njerezve ku ketij i kerkonin drejtesi. Shikoni kamerat ku ky priste vrasesit ne zyren e shteti, pasi vetem aty, ishte i sigurte per te mare shperblimin e krimit. Koha ishte e mjaftueshme per ta pire kafen ke hoteli me lluksoz sot ne qender te tiranes “plaza”, ku shperfillte drejtesine me daljet e tija ku donte te thonte se, kam Ilirin akoma president, ku porosia e berishes tek meta eshte ligj. Kjo eshte tallje per inteligjencen e gjithkujt, kur behet fjala per pasuri dhe aq me teper, per nje kryeprokuror i cili njihet mire nga shum nena qe mbajne shamit e zeza nga vendimet e prokurorise te dirigjuara nga ky bastard njeri. Poshte SPAK, poshte gjykata. Kerkojme drejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *