Enigma e tre milionë ilirëve!

13 Janar 2021, 09:21Politika TEMA

Nga Pandeli Bardhi

Kushdo që e ka dëgjuar ultimatumin e Presidentit tonë që “më 25 prill do të keni përballë tre milionë ilirë”, askush prej tyre, nuk beson.

Edhe sikur ta dëgjosh për herë të parë, edhe sikur të bësh një llogari matematike, qoftë me mendësitë e Jozefinës që ka mbaruar shkollën e lartë për matematikë, qoftë me atë të Bashës që ka mbaruar Shkollën e “Lartë” të arsimit “paraçerdhor” jo vetëm që nuk binden, por dhe llogaria del njësoj, që tre milionë Ilirë si presidenti ynë, nuk bëhen. Ja, sikur të vërtetojmë këtë deklaratë, duke filluar nga e tashmja në të kaluarën apo edhe anasjelltas, përsëri, llogaritë nuk dalin.

Vetëm këto ditë, janë të arrestuar njëzet e tetë kultivues të lëndëve narkotike në zonën e Skraparit, ku në deklaratën e SPAK thuhet: “Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar 23 urdhër arreste për efektivë policie dhe zyrtarë të cilët akuzohen për pastrim parash dhe për kultivim kanabisi.

Operacioni është në vijim e sipër teksa SPAK njofton se janë dokumentuar 28 raste ku përfshihen këta 23 persona. Arrestimet e tyre janë bërë në Berat dhe në Skrapar dhe mësohet se mes të tyre janë dhe 4 efektivë aktualë të policisë”!

Z.Basha, mund të thotë që nuk bëhen 28, por ai nuk e di që është edhe një kryeplak. Më tej, në deklaratën e Policisë, thuhet: “Nga hetimet e kryera, si përgjimet telefonike, vëzhgimet e kryera nga policia gjyqësore rezulton se në territorin e rrethit te Skraparit ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në parcela dhe vende të ndryshme, pothuajse në gjithë këtë territor.

Janë dokumentuar disa episode të sekuestrimeve të lëndëve narkotike dhe personat e dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal”!

Të jetë vallë kanabizimi i Skraparit që presidenti ynë në çdo dalje në ekranet e televizionit përsërit: “Unë jam Ilir Meta nga Skrapari”! Kjo gjendje, na e turpëron presidentin tonë dhe më keq akoma kur thotë: “Mua më thonë Ilir Meta nga Skrapari”! Skrapari, ishte dikur “vendi i trimave dhe trimëreshave, bile edhe i trimave “pa sy”, por sot, nuk është i tillë dhe nuk është vetëm Skrapari, sepse kështu e ka katandisur Shqipërinë ky sistem që “të gjithë e kërkuan” por askush nuk e do.

Por a ka përgjegjësi këtu qeveria Rama? Ka, bile ka shumë, por Rama, është një hap më lart sepse nuk thotë: “Mua më thonë Edi Rama”! Kjo, ndoshta nga ajo që vendlindja e tij nuk është aq e shquar! Edhe Saliu, atij nuk ia përmend vendlindjen, por vendbanimin!

Qysh këtu bie kjo tezë, pra do të ishte më i besueshëm të kishte thënë jo “tre milionë “ Ilirë, por dy milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e nëntëqint e shtatëdhjetë e dy Ilirë, sepse nuk është e mundur që presidenti të llogarisë edhe këta kultivues të bimëve narkotike të cilët bien ndesh edhe me pozicionin e presidentit, por edhe me Kushtetutën e tij, që ai i qëndron fanatik në zbatimin e çdo paragrafi të saj.

Po kështu, askush nuk mund ta besojë që ai e ka fjalën për ata ilirë nga të cilët ne shqiptarët e kemi prejardhjen. Dihet tashmë nga historia që Ilirët, janë trashëgimtarët e vetëm të pellazgëve, banorët më të lashtë të Ballkanit.

Sido që të jetë, në të dy teoritë që qarkullojnë për prejardhjen e Ilirëve edhe ajo sikur ata janë të ardhur edhe ajo sikur ata janë një popull autokton, është e sigurtë që presidenti nuk e ka fjalën për këta ilirë, por e ka fjalën për forcën e tij presidenciale dhe në këtë rast do të ishte më mirë që të thoshte: “Më 25 prill do të keni përballë tre milionë presidentë si ilirët, të parët tanë.

Nuk është e qartë se përse presidenti e lëshon këtë “ultimatum” dhe çfarë kërkon të thotë me këtë. Po të ketë qëllim për të trembur votuesit, askush nuk trembet, sepse ilirët, janë të parët tanë dhe me ata kemi një gjak, një kulturë, një zakon dhe në fund të fundit “korbi korbit, nuk ia nxjerr sytë.

E keqja e kësaj, është që këta tre milionë presidentë mund të vijnë nga të katër anët e rruzullit tokësor, por nuk janë nga Skrapari! Atëherë, ku do të jetë trimëria e tyre, për të cilët ne, që i shohim për herë të parë, as nuk i njohim dhe as nuk ua dimë se sa trima janë ata?

Të mos shkojmë më larg, por të mbetemi këtu, e të shohim se sa “ilirë” do të “mbledhim” me forcat tona. Në Shqipëri, dihet që janë mbi gjysmë milioni pensionistë dhe është njëmijë përqind që këta, nuk janë të gjithë me mendësitë e Ilirit tonë President. Pra këta zbresin nga shuma e tre milionëve.

Vetë Iliri president e pranon, por edhe statistikat e thonë që gjatë periudhës së tranzicionit janë larguar nga vendi më shumë se një milion e shtatëqind mijë shqiptarë të moshave të ndryshme, pa i futur në listë ata që kanë lindur andej. Këta të “paudhë”, janë larguar nga keqqeverisja e Ramës, po e po, e ndoshta më shumë se nga “mirëqeverisja” e Berishës, e Nanos, e Meksit, e Bufit, e Majkos, etj. etj.

Por ja që “ombrella” e shumicës së këtyre “qeverixhinjve”, ka qenë Iliri ynë, “i papërlyer”, i “ndershëm” sa më s’ka, “atdhetar” i flaktë, që nuk korruptohet e që nuk njeh asgjë përveç Kushtetutës. Këta të rinj e të reja, kanë ikur me “shumicë” e “pakicë” edhe kur Iliri ynë ka qenë Kryeministër edhe kur personazhi ynë ka qënë zv/kryeministër edhe kur ka qenë ministër i Jashtëm edhe kur ka qenë ministër i Ekonomisë që “kishin të ardhurat më të larta dhe mirëqenien më të lartë në Europë” edhe kur Iliri ka qenë Kryetar i Parlamentit edhe më shumë akoma këto tre vitet e fundit që Iliri është President i Republikës.

Këto, të gjitha janë të njohura, por i themi sa për të freskuar kujtesën për atë që Iliri President thotë: “Një njeri (duke iu drejtuar kryeministrit) që izolon vendin qëllimisht, që largon të rinjtë nga vendi me qëllim, që i thotë gjeneralëve të ushtrisë, mos shko te Ilir Meta, si mos ta quash qen bir qeni”. Që qeveria Rama, nuk ka bërë mirë punën e saj, kjo dihet, por çudia është që si është e mundur që këta të rinj e të reja, nuk e dëgjojnë as Presidentin, i cili jo me larg se para tre katër ditëve u drejtohet të rinjve që “e ardhmja juaj, është në Shqipëri” dhe nuk e dëgjojnë Presidentin as kur ai ua “dorëzon” Presidencën.

“Të rinjtë të marrin në dorë fatet e vendit” pra u lutet atyre që të marrin edhe Presidencën në dorë dhe përsëri largohen…Të rinjtë e të rejat, nuk dëgjojnë as lutjet e Monikës që u bën atyre thirrje që “t’u japim shpresa të rinjve, të qëndrojnë në Shqipëri” sepse edhe Monika e di që po të mos largohen të rinjtë nga Shqipëria, kjo do të ishte një sukses i madh për Ramën, prandaj edhe Monika e thekson për të “larguar të keqen e madhe, Ramën”.

Kohët e fundit, Monika ka gjetur disa banorë në Paskuqan dhe Laprakë që vuajnë për bukën e gojës dhe shkaku për këtë është “pangopësia” e Ramës. Kjo gjendje, do të marrë fund kur të vijë Monika në pushtet. Vetë Iliri President shprehet: “Ka ardhur momenti që do ketë ndarje mes shqiptarëve dhe shqipfolësve, midis të shiturve dhe atyre që e duan Shqipërinë”.

Dakord, ky është mendimi i tij, por përsëri kemi të drejtë të themi që këta “të shiturit” dhe ata që “nuk e duan Shqipërinë” këta, do të jenë kundërshtarë të Ilirëve si Presidenti dhe nuk dihet se çfarë do të mbeten nga shuma tre milionë.

Po sikur këtyre tre milionë ilirëve, t’i zbresim edhe ata që janë dënuar me heqje lirie nëpër burgje, brenda e jashtë, që Iliri me siguri nuk i llogarit këta të quhen Ilirë, sa ilirë do të zbresin më tej nga “zeroja” që ka mbetur deri tani? Nuk ia vlen të merremi me ato që i drejtohet kryeministrit të vendit, i cili, i mirë apo i keq, ai nuk mund të shahet me një fjalor rrugës, e t’ i thuren akuza e kundërakuza, t’i bëhen kërcënime etj. etj.

Më tej Iliri president thotë: “Unë, kam popullin me vete, popullin që vuan, nuk jam me oligarkët unë, ky është roli im, t’i dal për zot Kushtetutës”! Askush nuk e mohon në parim, por tjetër gjë është në praktikë, por ja që edhe këtu, oligarkët, që nuk janë pak, zbriten nga shuma e tre milionëve!

Vaj medet sikur të na dalin përpara tre milionë ilirë e të kërcënojnë me fjalët e Presidentit “Një njeri që izolon vendin qëllimisht, që largon të rinjtë nga vendi me qëllim, që i thotë gjeneralëve të ushtrisë, mos shko te Ilir Meta, si mos ta quash qen bir qeni (Ramën)”.

Më tej: Shteti është marrë peng nga një bandë, e kontrolluar nga Sorosi, se s’dua të nxjerr emrat këtu, edhe ata analistë që marrin lekë, se nuk e kam me ata”, atëherë, edhe ata tre milionë ilirë, kanë të drejtë t’i drejtohen Presidentit: “Po ti si President, çfarë ke bërë, pse na thirrët neve këtu, për t’u ballafaquar, me cilin, me Ramën, apo me Juve”! Sa më shumë të “gërmojmë” në “Ilirinë” e sotme, “Presidenciale” aq më shumë “relike” do të nxjerrim.

Kohët e fundit reshjet e shumta kanë sjellë anomali dhe kanë bërë dëme të shumta në ekonomi, presidenti, ende pa e njohur fare situatën dhe dëmet që janë bërë, doli në ekranet e televizioneve dhe lëshoi ultimatumin: “Organet e drejtësisë të venë përpara përgjegjësisë fajtorët për përmbytjet e shumta që janë bërë nga neglizhenca e qeverisë”! I tërë “derti” i tij është tek qeveria, por vetëm tek ata që janë dëmtuar, nuk është.

Mori mundimin dhe shkoi në Shkodër, jo se atje janë dëmtimet më të mëdha, por atje ka një kundërshtar të qeverisë me të cilën i puqet muhabeti. Shkoi tek Voltana për përmbytjet që janë bërë në këtë qytet dhe “përmbytet” edhe vetë me verë të kuqe dhe jo vetëm kaq, por e “përmbyt” edhe Voltanën. Këtyre “përmbytjeve” ia ka marrë dorën se e ka të vetmen rrugë për të nxjerrë inatin me qeverinë që as nuk e “puth” dot, por as nuk e “kafshon” dot.

9 komente në “Enigma e tre milionë ilirëve!”

  1. k says:

    Kafsha kur ndjehet i zënë në çark,është më i rrezikshëm se zakonisht.
    Ajo i vërsulet edhe kujt i afrohet ta lirojë dhe shpëtojë.
    Meta ndjehet i zënë në çark nga vjedhjet,abuzimet dhe maskaralliqet që i di gjithë
    populi shqiptar i cili mesi po pret të zhduken gjithë hajdutët e kombit.

  2. A eshte e mundur mbjedhja e kanabisit vetem ne nje zone te Shqiperise, kur ligjet jane njelloj per t’gjithe ? Jo.
    E gjithe Shqiperia eshte kanabis, fund e krye.
    Autori shkruan per kanabisin, por nuk i jep randesi ketij fenimeni, por i jep randesi çka thote presidenti e sa klase shkolle ka Lulzim Basha !!

  3. Presidenti nga skrapari qe te pret doren says:

    3 milion iliro osman qe i la turku gjate pushtimit 500 vjecar,ku edhe gjuha eshte 20% turqisht dhe kenaqen sumperpjetat e familjes hajdute mona ilir

  4. Yt says:

    Fuck you Like! !!!

  5. Labi i zemeruar says:

    Ilirfloriri ben keshtu sepse sheh paaftesine dhe friken e Spakut te Krajes kur degjon emrin e tij dhe do vazhdoje keshtu derisa ti dale frika Krajes,apo ose vete Kraja te dorehiqet si i paafte ose ta doreheqin te tjeret si te paafte dhe frikacak,per te mos thene tjeter gje.Dhe po te njejten gje mund te thuhet dhe per te fryrin bombastik ne prokurine e pergjitheshme,zotin Olsian Cela,i cile i merr rrogen kot dhe ne raport me Arta Markun eshte nje zero me xhufke.Kraja tha se ky vit do ketezhvillime ne luften kunder korrupsionit,as me shume e as me pak ashtu sic deklaronte dhe Llalla i Like Berishes!Dhe Llalla kapi hallatet e tij…

  6. rexha 10 says:

    MOSE E VLERSONI SE C’FARE THOTE ,PORE SA HERE E THOTE .TE GJITHE DIKTATORET KANE TE NJEJTE ANEN PSIKOLOGJIKE .I PELQEN TA BROHORASIN MASA, AUTORITARE ,DHE PREMTIMET TE PANUMERTA.PO TE JETE I VECUAR ,IKEN SI DHIA E ZGJEBOSUR ME BISHTIN NEN SHALE EDHE SE ESHTE I MBULUAR NGA PETKU I PRESIDENTIT.

  7. Tomori USA. says:

    Si ska turp, para publikut ky matuf, kure thote cdo dit e jave se per cdo gje qe ndoth per shkaqe madhore te natyres, fajin ja ve qeveis.
    Na kujtohet te gjitheve me 2011 kur Meta ishte minister i ekonomis, Shkodra dhe nenshkodra u pembyten akoma me shume se keto dit dhe ky moster dilte e trubetonte me te madhe, se skemi cti bejme natyres qe esht terbuar. Me keq akoma bashke me Berishen betoheshin se dote cdemtonin deri ne nje demet e shkaktuara ne bujqesi e blektori, por ne fakt demet u likujduan nga qeveria Rama, mbas vitit 13.
    Sa i perket 3 milon ilireve, qe doti vine pas keti hipokriti, shikon endra me sy hapur, sepse askush se beson se i qn shpirti per te varfrit, sepse ku palaco ka qene ne pushtet ne te dy krahet, varferia ka qen aty dhe ska bere gje per zbutjen e saj. perkundrazi shqiptaret kane pare pasurin maramaendese qe ka ven Ilir Meta gjat kohes qe ka qen ne pushtet politik dhe ekzekutiv
    Ky moster bashke me gruan e tij, u ben thirje te rinjeve te mos largohen nga vendi dhe per vehte i con femijet ne Angli, paguan 145 mij paund ne vit per aresmimin dhe perkujdesjen e tyre , nderkoh qe rrogat e ilirit dhe Monikes sbejn ne vit , aq sa paguajne per femijet e tyre.

  8. Pensionist says:

    Ky do te ishte me mire te mos ishte se sa eshte…

  9. Ed says:

    E GJITHE KJO QE THE ISHTE TE THOJE QE EDI RAMA NUK KA PUNUAR MIRE
    SIPAS TEJE ASNJERI SKA PUNUAR MIRE
    TI JE ME I REZIKSHEM SE ILIR MUTA SE TI VE SHENJEN E BARAZIMIT ME TE GJITHE KRYEMINISTRAT
    GABIM
    BJERI DERICKES TE DEGJOJE DERA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje