Europa ka aprovuar krimbat si burim të sigurt ushqimi për njerëzit. Vendimi është marrë sot nga Agjencia Europiane e Sigurisë Ushqimore.
Në krahasim me mishin, insektet kanë më shumë proteina sesa yndyrna dhe rriten e riprodhohen më shpejt.
Shkencëtari Ermolaos Ververis u shpreh për Reuters se ka shumë interes nga komuniteti shkencor dhe industria ushqimore në sektorin e insekteve të ngrënshëm.
“Ka shumë avantazhe për mjedisin dhe ekonominë zëvendësimi i burimeve tradicionale të proteinave (mishi i kafshëve) me burime që kanë nevojë për më pak kosto. Kosto dhe çmime më të ulëta do të çojnë në përforcim të sigurisë ushqimore dhe kërkesat e reja do të hapin gjithashtu mundësi të reja ekonomike”, deklaroi Ververis.
Në shumë vende të botës (Afrikë, Australi dhe Zelandë e Re) konsumohen insekte, madje ka restorante të specializuara që shërbejnë vetëm insekte.
vetë europianët e din që krimbat formohen nga kadavra njeriut ose kafshës.
Ne kete planet rrojne mbi 1 milion lloje krimbash qe rrojne ne mijera lloj mjedisesh qe nga zorra e njeriut e deri brenda ne molle.
Qe nga toka e thelle e deri ne majen e pemes.
Sikurse vetem nje pakice kerpudhash jane te ngrenshme nga njeriu, edhe per krimbat do te jete e njejta gje.