Interi ka arritur të fitojë në transfertë kundër Fiorentinës me rezultatin e ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-tës të Kupës së Italisë.
Një fitore me shumë vuajtje për zikaltërit e Antonio Contes, të cilët arritën të triumfojnë në minitën e 118 të kohës shtesë, duke kaluar për në fazën çerekfinale të këtij kompeticioni.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe dominim të Interit, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe një gol në minutën e 40-të me Arturo Vidal, i cili shënoi nga penalltia për 0-1.
Në pjesën e dytë Fiorentina arriti të barazojë me anë të Cristian Kouame në minutën e 57-të, i cili shënoi një supergol për 1-1.
Goli i kualifikimit për Interin erdhi në minutën e 119-të me anë të Romelu Lukaku, i cili vulosi fitoren me një gol me kokë për 1-2.
Në çerekfinale, Interi do të ndeshen me Milanin.