Kina: Misioni i OBSH-së të vizitojë edhe vendet e tjera për të gjurmuar origjinën e virusit

Të kuptuarit e origjinës së Covid-19 është një detyrë shkencore dhe ekipi i ekspertëve të OBSH-së, për këtë qëllim, duhet të kryejë misione të ngjashme në vende të tjera si dhe në Wuhan, ku do të mbërrijë nesër direkt nga Singapori.

Ky është qëndrimi i Komisionit Kombëtar Shëndetësor Kinez, i cili doli në një konferencë shtypi, sipas raportit të Global Times.

Tabloidi i përditshëm popullor që është zëri i Partisë Komuniste Kineze, ka treguar për muaj dhe javë që disa vende, përfshirë SHBA, Itali dhe Francë, kanë konstatuar praninë e virusit para dhjetorit 2019, kur u zyrtarizua në Wuhan.

Nëndrejtori i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, Feng Zijian, tha se ai nuk kishte përgjigje se cili mund të ishte bartësi i ndërmjetëm i koronavirusit, ose se si virusi kaloi nga kafshët te njerëzit, duke siguruar që ekspertët kinezë do të punojnë ngushtë me ekipin e OBSH-së për të gjetur burimin.

10 ekspertët e OBSH-së do të punojnë me shkencëtarët kinezë për të hetuar burimin e Covid-19. Ekipi ndërkombëtar do të vihet në karantinë në Wuhan, kryeqyteti i provincës së Hubeit, ku ata do të lidhen në video me homologët e tyre kinezë për të koordinuar punën.

“Kina ka bërë thirrje për kërkime kolektive nga bashkësia ndërkombëtare mbi këtë virus. Kur ekipi i OBSH-së të arrijë në Wuhan, ekspertët kinezë do të punojnë ngushtë me ta për të bërë punën e tyre,” tha Feng.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *